Author: tirana

Pardje (5 gusht) Mziu i deklaroi mediave (në foto) se nuk do lejojë grushtin e shtetit të PS dhe nuk do e lironte zyrën. Ndërsa sot Rakip Suli, kryetari i ri i Bashkisë Kamëz bëri betimin dhe mori detyrën. Ajo që ra në sy është se gjithçka ishte boshatisur, madje që nga portretet e Sali Berishës e Lulzim Bashës, e deri tek ato familjare. E vetmja foto që kishte mbijetuar në zyrë ishte fotoja e Presidentit Ilir Meta e cila ishte kthyer kokëposhtë në Bashkinë e Kamzës, si për të treguar se koalicioni mes PD dhe LSI-së ka një krisje.

Read More

Xhinset janë veshja që ju mund t’i vishni në çdo sezon, dhe kurrë nuk dalin nga moda. Dritare.net do t’ju tregojë disa kombinime perfekte të xhinseve,  për këtë sezon veror.  Mund t’i vishni të ngushta, apo të gjera. Me taka ose atlete. Në galerinë më poshtë gjeni kombinimet e verës.

Read More

Kryeministri Edi Rama vijon t’u tregojë grushtin dhe të paralajmërojë të gjitha bizneset që abuzojnë se do të ndëshkohen dhe do të përballen me ligjin. Rama publikon në “Facebook” fotot e një tjetër biznesi të bllokuar, ndërsa shkruan se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Sipas kreut të qeverisë, çdo “trim” që do tentojë të abuzojë, do ta paguajë shumëfish. “Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do…

Read More

Moderatorja e njohur e sportit Ilda Bejleri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se kush e shoqëron me pushime. Bejleri ka zbuluar se ndodhet në Lefkada me dy prindërit e saj pasi ka postuar një foto teksa ata lahen në pishinë dhe shkruan: ‘Dashuritë e mia’. Kohët e fundit Ilda është në vëmendjen e mediave pas sherrit me komentatorin Dritan Shakohoxha, debat që e bëri të largohej nga Digitalb pas plot 11 vitesh.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe gjithë opozitës, të heqin dorë nga urdhrat. Në studion e News 24, në rubrikën “Opinion”, numri dy i PS tha se Basha kishte urdhëruar sot kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, që të mos i lironte zyrën pasardhësit të tij të PS, Rakip Suli. Lidhur me këtë, ai tregoi kohën kur ka qenë pjesë e kabinetit të Fatos Nanos, duke thënë se 3 muaj para se të dorëzonte pushtetin, e gjithë qeveria kishte bërë një punë intensive për përgatitjen e dosjeve.…

Read More

Një tjetër pushues është mbytur pasditen e sotme në Zvërnec. Sipas policisë, dyshohet se është mbytur në det 29 vjeçari Robert Duraj, nga fshati Peshtan i Fierit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Hungaria dhe Sllovenia kanë paraqitur kandidatura për postin e komisionarit të Zgjerimit të BE-së. Të dy vendet kanë qasje pozitive ndaj zgjerimit, por ekspertët thonë se një komisioner hungarez do të çonte një mesazh negativ tek vendet skeptike me zgjerimin, Francën dhe Holandën. Më 18 tetor Këshilli i BE-së do të vendosë për fatin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Mbeten edhe disa muaj për paraqitjen e kandidaturave për anëtarët e Komisionit të ardhshëm Europian dhe deri tani dy vende kanë shprehur interes për mbuluar portofolin e zgjerimit të bllokut. Si Hungaria, ashtu dhe Sllovenia janë mbështetës të…

Read More

Muaji juaj i lindjes zbulon ide të reja në lidhje me personalitetin tuaj dhe mënyrën tuaj të të qenit grua! Në fakt, çdo sezon sjell me vete disa karakteristika themelore që formojnë gjithashtu sjelljen dhe qëndrimet e grave. Le të shohim së bashku se çfarë lloj gruaje je bazuar në muajin tuaj të lindjes. Janar Nëse muaji juaj i lindjes është Janari, dijeni që gratë e lindura këtë muaj janë plot ambicie. Kjo gjë përcakton qëndrimet që shfaqen si distancuese kur ato nuk ndjehen në një mendje me aspektin intelektual. Shkurt Gratë e lindura këtë muaj kanë një përqendrim romantizmi…

Read More

Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës e sapozgjedhur në detyrë, Anisa Ruseti foli për projektet më të reja në 4 vitet e ardhshme. Ruseti foli për kreditë e buta të cilat do të ofrohen nga bashkia për familjet në nevojë duke zbuluar edhe kriteret të cilat do të zbatohen për dhënien e tyre. Kriteri bazë- tha Ruseti- do të jetë mospasja e një apartamenti ose banese tjetër. Ndërsa shtoi se kriter do të jetë edhe niveli i të ardhurave. “Këtë vit, qeveria është përgjigjur pozitivisht kërkesës tonë për të rritur numrin e përfituesve dhe besojmë se gjatë vjeshtës do të kemi…

Read More

Inis Gjoni ka disa vite që është tërhequr nga daljet e shpeshta publike, megjithatë njerëzit vazhdojnë ta ndjekin njësoj si ditën e parë përmes rrjeteve të saj sociale. Në profilet publike Inisi përpiqet të jetë disi aktive, duke ndarë detaje nga projektet e saj apo kujtime nga e shkuara. Së fundmi artistja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të saj, që duhet të jetë shkrepur në vitet e para të adoleshencës. Në fotografi Inisi shfaqet e veshur me një kostum tradicional të Shqipërisë së Mesme dhe në të vihet re buzëqeshja e ëmbël që e ka dalluar gjithmonë.…

Read More

Masakra e Levanit konsiderohet si më e madhja që ndodhi gjatë trazirave të vitit 1997 ku në rrethana ende të paqarta u vranë 24 persona gjatë një përplasjeje me armë që zgjati dy orë. Janë bërë më shumë se 20 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta. 14 prej tyre ishin anëtarë të një prej bandave më të rrezikshme të jugut, të cilët ishin nisur për të zhdukur bandën e Zani Çaushit dhe Komitetet e Shpëtimit, të cilët atë natë kishin vendosur…

Read More

Shumica e njerëzve i konsiderojnë milionerët si njerëz që nuk kanë nevojë të brengosen për paratë më asnjëherë. Këta janë njerëz që kanë njohuri të zgjeruara për ndërtimin e pasurisë. Nëse i analizojmë njerëzit e pasur, ne e shohim se ata janë bërë të tillë duke ndjerë rutina të caktuara. Gjëja e parë që duhet ta kuptoni është se për t’u bërë milioner, ju duhet të keni para. Dhe, paratë janë produkt i suksesit. Kjo nënkupton se do të bëni para vetëm nëse jeni të suksesshëm në punën që e bëni. Njerëzit e pasur punojnë për të pasur sukses sepse…

Read More