Author: tirana

Përfundon restaurimi i rrugës Burrel-Klos, e cila prej 30 vitesh qëndronte në gjendje të mjeruar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë thekson se kjo rrugë ka lehtësuar barrën e banorëve të zonës të cilët kanë vuajtur për disa dekada në këtë aks skandaloz. “Mirëmëngjes dhe me pamjet e rrugës Burrel-Klos, ku siç u zotuam, u vu dorë pas 30 vjetësh, e u lehtësua barra e rëndë e gjithë atij mileti, që për dekada hoqi picirrin në atë aks skandaloz, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Shërbimi Informativ Shtetëror për herë të parë në historinë e ekzistencës së tij gati 1 shekullore ka bërë publik raportin e veprimtarisë së tij të përditshme, duke zbuluar shumë nga informacionet apo mitet që ekzistojnë për këtë institucion që vepron në sekret të plotë. Raporti prej 40 faqesh është publikuar tashmë edhe në faqen zyrtare të SHISH dhe përmban të dhëna interesante që lidhen me sigurinë kombëtare, rreziqet kryesore që cenojnë atë e deri tek informacioni që ky institucion prodhon për hesap të “klientëve” të tij si Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministritë e linjës apo edhe agjencitë…

Read More

Ende pa u bërë anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut ka në plan që në bashkëpunim me vendet e tjera të modernizojë arsenalin ushtarak, për të zëvendësuar armatimet e vjetra sovjetike. Partneri kryesor në këtë nismë do të jetë Pentagoni, që do ta furnizojë vendin ballkanas me automjete ushtarake. Krahas rinovimit të përbërjes së armatës profesionale të Maqedonisë së Veriut, Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska ka paralajmëruar se deri në fund të vitit, kur Maqedonia e Veriut përfundimisht do të ulet në tryezën e NATO-s si vendi I 30-të anëtarë, të furnizohet edhe me pajisje ushtarake, siç tha për funksionalitet…

Read More

Amerikanët janë fiksuar pas Kombucha-s, një pije natyrale, me fare pak sheqer, e cila siguron një sërë përfitimesh shëndetësore. Pija që dikur konsumohej e ngrohtë, tani ka pushtuar supermarketet, dyqanet dhe kafenetë. Shitjet në SHBA të pijes së turbullt dhe me gaz kanë arritur në 412 milionë dollarë në 2018- n duke u rritur me 42 përqind krahasuar me një vit më parë.PijPija e fermentuar, origjina ekzakte e së cilës mbetet e panjohur mësohet të jetë më e shitura edhe nga gjiganti amerikan i tregtisë, Walmart. Në mbarë Shtetet e Bashkuara është mëse e zakonshme të gjesh dyqane që ofrojnë…

Read More

Nga Andi Bushati Sa më shumë që po luftohet nga Edi Rama, aq më tepër Ilir Meta po mbështetet tek i vetmi aleat që i ka mbetur: mbrojtja e interesit publik. Këtë ka bërë edhe sot nga zyra e Presidentit prej nga ka kthyer mbrapsht ndryshimet e kuvendit në ligjin për koncesionet dhe PPP. Le të jemi të qartë, me kompetencat që ka, kreu i shtetit as nuk e frenon dot grykësinë, as nuk e ndal paskrupulltësinë e rilindësve. Ai vetëm mund të përdori të gjitha mjetet që ka në dorë, për ta bërë sa më ulëritëse atë. Kështu ka…

Read More

Emuela Rusta albitroi takimin miqësor mes Tiranës dhe Bylisit. Pasi u caktuar nga FSHF-ja si gjyqtare pas porte në derbi, Rusta mbajti drejtësi edhe në takimin miqësor ndaj ballshiotëve. Kur duhen edhe disa ditë nga starti i kampionateve shqiptare, Rusta po shijon pushimet në plazh. Por siç shkëlqen në fushë duke albitruar, ashtu ka shkëlqyer edhe në pushimet e saj. Me anë të një foto të postuar në Instagramin e saj, Rusta ka ”ndezur” edhe më shumë temperaturat në vend, shkruan Newssport. Kujtojmë që Shqipëria për herë të parë në historinë e futbollit këtë vit do ketë dhe një arbitre…

Read More

Një 45 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri. Top Channel raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës dhe viktima është identifikuar si Nikola Ikonomi ose siç njihet nga banorët Laver Tozaj. Burri u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës, me tre plumba në trup. Ndonëse u transportua në spitalin e Vlorës, Tozaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, por policia ka nisur hetimet.

Read More

A mund të kthehet përsëri Turqia në një partnere të besuar në NATO? Një grup gjitnjë e më i madh analistësh e opinionistësh thonë se nuk është e mundur. Kërcënimi i shprehur këtë javë nga Presidenti i Turqisë, Reçep Taip Erdogan se do të ndërhynte ushtarakisht në zonat kurde në veri të Sirisë ka përcaktuar tonin e një periudhe tjetër të acaruar mes Ankarasë dhe aleatëve të tjerë në NATO, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat bashkuan forcat me kurdët e Sirisë për të luftuar kundër Shtetit Islamik. Nxitur nga afrimi mes zotit Erdogan dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, nga…

Read More

Më në fund, pas një pritjeje të gjatë Antonio Conte do të ketë në skuadrën e tij sulmuesin e shumëkërkuar. Manchester United ka pranuar ofertën e fundit të Interit për Romelu Lukakun me sulmuesin belg që në orët e ardhshme do të firmosë zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën zikaltër. Marrëveshja është arritur mbi bazën e 65 milionë eurove që do të paguhen me 2 këste nga Interi, plus 13 milionë euro të tjera në formë bonusesh që janë kryesisht të arritshme për një total prej 78 milionë eurosh. Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, United ka ruajtur edhe…

Read More

Nga Mero BazeEdi Rama po përpiqet të gjej një aset të ri opozitar. Pasi e ka konsmumuar për gjashtë vite Sali Berishën, si alternativë të vjetër, duket qartë se tani I ka vënë syrin Ilir Metës. Nga mëngjesi në dark, dhe dita në ditë, ai përpiqet të konsideroj si opozitar të tij, Ilir Metën. Ndja tij bën ironi, ndaj tij reagon duke e provokuar, atij I lëshon në shpinë Spiropalin dhe drejtues të tjerë të partisë dhe vetëm atij I përgjigjet në çdo gjë që bën. Herë duke e nxjerrë nga takti, herë duke e nxjerrë dhe nga mendja, ai…

Read More

Nëse në Amsterdam mund të blini kanabis në dyqane specifike dhe në Katalonjë mund të pini në disa lokale ku lejohet lënda narkotike, Luksemburgu ka vendosur të shkojë më tej duke legalizuar të gjithë tregun e kanabisit.Është ministri i Shëndetësisë, Etienne Schneider, që kërkon legalizimin e kanabisit duke cituar kryesisht arsye shëndetësore, por edhe për të luftuar trafikantët që përfitojnë të fusin droga të rrezikshme. “Politika jonë e drogës që kemi patur për 50 vite nuk ka funksionuar. Duke ndaluar çdo gjë e ka bërë edhe më interesante për të rinjtë”, thotë Schneider për ‘Politico’. Propozimi i Schneider, i mbështetur…

Read More