Author: tirana

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm ku thuhej se dy moderatorët e njohur, Ardit Gjebrea dhe Arbana Osmani do të bashkëpunonin për një projekt të rëndësishëm. Thuhej se ata do të prezantonin festivalin muzikor “Kënga Magjike” dhe shkak për këto aludime u bë një foto që publikoi Arbana pak ditë më parë ku shfaqej me familjen Gjebrea. Por teksa të gjithë nisëm të mendonim se sa bukur do të dukeshin ata të dy në skenë, Arditi na i sqaroi një herë e mirë situatën. Pak minuta më parë ai ka publikuar në Instastory një foto ku hedh poshtë…

Read More

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit, për shkak të raportit që ruajnë mes tyre. Ata të dy i dhanë fund martesës para 15 vitesh, por marrëdhënia e mirë i bën njerëzit të dyshojnë se dyshja e njohur mund të rikthehen sërish bashkë. Megjithatë burime pranë Jennifer kanë zbuluar se ata të dy janë thjesht miq të mirë dhe nuk ka asgjë më tepër. Për të shmangur pyetjet në lidhje me këtë çështje dhe për të mos u njohur nga mediat, Aniston ka filluar të ndjekë disa taktika. Së fundmi aktorja është…

Read More

Pasi u largua për në Zelandën e Re, Vesa Luma u shkëput nga tregu muzikor për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë këtë vit. Në muajin mars ajo publikoi këngën “S’paska qenë e shkrume”, e cila ishte në bashkëpunim me Denik Prizrenin. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe duhet thënë se Vesa na kishte munguar të gjithëve. Pas këtij projekti, këngëtarja premtoi se do të vazhdonte punën për këngë të reja, por deri tani nuk kemi parë gjë. Duket se për mungesën e saj kanë ndikuar disa faktorë dhe Vesa i ka sqaruar nëpërmjet një postimi në Instastory.…

Read More

Nuk mund të mungonte një opinion për çështjen Mauro Icardi as nga sulmuesi legjendar i Interit, argjentinasi tjetër Diego Milito. Ky i fundit i cili aktualisht është drejtor i zonës teknike te skuadra ky mbylli karrierën Racing Avellaneda në një intervistë ka folur për situatën në të cilën ndodhet bashkëkombasi i tij me Militon që ka kritikuar drejtuesit e Interit për mënyrën sesi po e trajtojnë Icardin. “ Te Interi e kanë bërë të qartë se Icardi nuk bën më pjesë ne projektin e tyre dhe më vjen keq për këtë pasi e njoh mirë Mauron. Icardi ka ardhur te…

Read More

Një shqiptar i arratisur në Itali që nga viti 2015 u arrestua në një hotel në Monterosso, ku po kalonte pushimet me të dashurën. B.A. ishte dënuar në Itali për vjedhje, tregtim droge dhe plaçkitje. Veprimtarinë e tij kriminale e ushtronte në Milano. Ai kurrë nuk ishte paraqitur në gjykatë dhe policia italiane kishte humbur gjurmët e tij. Sipas medias italiane shqiptari mendonte se 4 vite do të mjaftonin që ai të harrohej. I arratisuri u gjurmua nga kartat e përdoruara në hotelet në të cilat ai po kalonte pushimet me të dashurën. Pas verifikimeve të mëtejshme policia italiane e…

Read More

Disa ditë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës Administrative që refuzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e malit të Tomorrit zonë të mbrojtur, banorë të Beratit, vizitorë madje edhe turistë të huaj vijojnë të firmosin peticionin kundër vendimit të Administratives. Nga dita e shtunë dhe aktualisht janë mbledhur qindra firma pro mbrojtjes së vlerave natyrore të malit të Tomorrit, miratuar me vendim qeverie si Park Kombëtar. Të angazhuar në mbrojtjen e pasurive natyrore, krahas promovimit të atraksioneve turistike janë edhe të rinjtë e Smile Albania, në qarkun e Beratit, në guidën e të cilëve, mali i Tomorrit është…

Read More

Pacientët që vuajnë nga tiroidet duhet të bëjnë kujdes me temperaturat e larta të këtyre ditëve. Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji këshillon që personat në fjalë të frekuentojnë vende sa më të freskëta. “Tiroidja është termostati dhe duke qenë termostati që kontrollon energjinë tonë ajo kontrollon në një farë mase edhe temperaturën tonë trupore. Kur temperatura shkon 40 gradë, çdo lloj tiroideje, sado normale që të jetë, ka sforcim të madh për të bërë përshtatje me temperaturën e jashtme. Ndaj të sëmurët me tiroide e kanë më të vështirë përshtashmërinë.” Mësohet se mbi 50% e shqiptarëve vuajnë nga problemet e tiroideve,…

Read More

Këshilltari i Kongresit Amerikan, Robert Hand në një intervistë për Zërin e Amerikës ka quajtur si zhgënjyese faktin që ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk është më në këtë detyrë. Hand ka folur për vendimin e OSBE-së për t’ia lejuar drejtimin Shqipërisë në vitin 2020, por është treguar kritik për faktin se ministri i ri nuk ka përvojën e Ditmir Bushatit. Sipas tij, OSBE ishte pajtuar dhe pranoi idenë që Shqipëria ta drejtonte OSBE-në, por tashme sipas tij ky vendim është në pikëpyetje. “Mund t’ju them se vitin e kaluar, kur dëgjuam për herë të parë që Shqipëria propozoi të…

Read More

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të reçelit. AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë dy metoda fantastike, krejt të lehta për përgatitjen e reçelit me kumbulla në shtëpi. Përbërësit për 2 kg reçel me kumbulla 1.5 kg kumbulla të…

Read More

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand, thotë se kriza e shumëfishtë në Shqipëri ndodh në një moment kritik për vendin, ndërsa Bashkimi Evropian pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit dhe në një kohë që Shqipëria pritet të marrë kryesinë e radhës të OSBE-së vitin e ardhshëm. Vendi në këtë moment ka nevojë për një udhëheqje të përgjegjshme politike, shton ai. Ai thekson se lufta politike mes partive, ose mes udhëheqësve të partive, zhvillohet pa marrë parasysh nevojën për përparimin e vendit. “Mendoj se situata e…

Read More

Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut. Pjepri është një frut i freskët i stinës që mbush tryezat me ngjyrë, aromë dhe shije. Në larminë e frutave që gjenden në treg, pjepri ndonjëherë lë shumë për të dëshiruar. U ka ndodhur të gjithëve që pasi keni blerë pjeprin në dukje të mirë, kur e keni hapur në shtëpi keni zbuluar me keqardhje që pjepri nuk është as i ëmbël e as i pjekur. Veçoritë dalluese Një pjepër i pjekur dhe i ëmbël ka këto veçori që i gjeni të listuara nga AgroËeb.org: Lëvorja…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kthesat e rrugës së Librazhdit. Një kamion është përmbysur në rrugë dhe është dashur një mjet ndërtimi për ta lëvizur nga traseja kryesore për shkak të bllokimit të aksit. Policia ka qëndruar gjatë gjithë kohës në vend për të menaxhuar trafikun e krijuar dhe largimin e mjetit të tonazhit të rëndë. Nuk ka informacione për persona të plagosur.

Read More