Author: tirana

Pas akuzave se ka publikuar foton e armëve nga operacioni i Elbasanit, i kryer më 1 korrik mësohet se shefi i komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj është pezulluar nga detyra. Semanaj është pezulluar vetëm për dy ditë pasi dyshohet se gjatë operacionit i është dërguar një foto e armëve, si një i apasionuar pas tyre. Po kush është Bilal Semanaj? Semanaj u emërua në Cerrik më prill të këtij viti nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Nga shef i Komisariatit të Policisë Peqin, ai u tranferua në Cërrik. Në një kërkim të thjeshtë në rrjetet e tij sociale…

Read More

Era Rusi ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth klipit të saj më të ri “Le t’i dali flaka”. Në këtë projekt ritmik dhe tipik veror, këngëtarja është shfaqur energjike dhe në super formë. Era tregoi që gjatë xhirimeve të gjithë kanë qenë spontanë dhe janë kënaqur pafund, mirëpo kjo s’ do të thotë që kanë munguar incidentet apo situatat e sikletshme në prapaskenë. Duke nisur nga hapja e sandales e deri te këmbët e vrara gjatë kërcimit zbathur mbi gurët e vegjël, Era i tregoi të gjitha, madje punën e…

Read More

Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin. “Mbajeni vajzën , dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht. Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën…

Read More

E ka zënë një ‘hall’. Modelja shqiptare, Eliona Pitarka ka hedhur dy fotografi në Instagram ku shihet vetëm me të brendshme Në foto ajo dukej seksi, por, sipas saj, i është rritur barku pak. “Se si dreqin ve kaq shume bark gjate veres une, se marr vesh ???? Une fundja maksimumi 8-9 vakte ne dite ha” janë fjalët që ua la fotove. Sido që të jetë, me ca kile më shumë, apo, më pak, Eliona duket seksi.

Read More

Kontrollimi i presionit të gomave para nisjes për pushime së shpejti do të jetë një nostalgji. ”Michelin” dhe ”General Motors” (GM) kanë bashkuar forcat për të sjellë gomën e parë pa ajër në treg deri në vitin 2024. Të quajtura “Unique Punctureproof Tire System” (UPTIS) ato do të kenë një strukturë të lehtë dhe të fuqishme që mund të përballojë vrima dhe relieve të vështira rruge. GM dhe ”Michelin” gjithashtu kanë marrë parasysh aspektin ekologjik: një gomë që nuk shpërthehen dhe nuk dëmtohet nga ashpërsia e asfaltit, lejon të prodhojë më pak mbeturina. Së fundmi, UPTIS, në versionin përfundimtar, do…

Read More

Më 11 Korrik të 1995 u vranë në Srebrenicë të Bosnjës, 8372 njerëz të pafajshëm. ‘Krimi’ i vetëm i tyre ishte se, ishin boshnjakë dhe muslimanë. Ajo që ndoshta nuk e dini është se, viktimat ishin refugjatë brënda një kampi të OKB-së, i mbrojtur nga forcat holandeze. Këta të fundit, i dorëzuan refugjatët te Karadžić duke e ditur shumë mirë fatin e tyre. Ironia më e madhe është se: ‘pas 24 vitesh Serbia është shumë më pranë hyrjes në BE, se sa Bosnja’.

Read More

Stilistja e famshme britanike Stella Mccartney ka shkaktuar mjaft polemika me deklaratën e saj përgjatë intervistës për “The Observer”, se rrobat nuk duhen larë në lavatriçe. “Lëreni pisllëkun të thahet dhe më pas fshijeni me furçë. Është si arkitekturë. Është e mrekullueshme”-u shpreh Stella, duke argumentuar se kështu veshjet mund të gëzojnë më shumë jetëgjatësi. “Jam higjenike në maksimum, por nuk jam një fanse e lavatriçes”-vijoi më tej ajo teksa rrëfeu se këshilla të tilla ia kanë dhënë që në fillesa njerëz të cilët merrnin vesh nga kjo punë. Shumë ndjekës iu kundërvunë deklaratave të stilistes, duke i cilësuar si…

Read More

Kryeministri i Greqisë Qiriakos Micotaqis i ka besuar drejtimin e politikës së jashtme një prej njerëzve të tij më të afërt nga radhët e partisë “Demokracia e Re”, Nikos Dendias, me qëllim forcimin e pozitave të vendit në arenën ndërkombëtare. Në dosjen e përgatitur me prioritetet në fushën e diplomacisë për mandatin që sapo nisi, kryeministri Micotaqis synon rritjen e bashkëpunimit me aleatët tradicionalë. Por kryefjala e diplomacisë greke pritet të jetë ripërcaktimi i marrëdhënieve me Turqinë, si dhe perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në platformën e qeverisë së partisë “Demokracia e Re” theksohet dhe “nevoja për të…

Read More

Zajmina Vasjari ka pohuar se i nënshtrohet rregullisht injeksioneve në lëkurë. Ajo ka publikuar në “Instagram” një foto ku shihet e veshur vetëm me robdishan, shtrirë në krevatin e një klinike, teksa i injektohet një shiringë në këmbë. “Terapi për trupin. Kjo terapi ofron eliminim të dhjamit dhe gjithashtu zhduk celulitin”-ka shkruar Zajmina krahas fotos,duke lënë të kuptohet se kështu ka zgjedhur të kujdeset për veten e saj. Risjellim në vëmendje se Zajmina është komentuar shpesh herë për ndërhyrjet e saj estetike, të cilat i ka aplikuar në gjoks dhe fytyrë. Epo pamjen e saj prej një kukulle barbi, kurrsesi…

Read More

Nga Bedri Islami Në ditët e fundit, të gjithë ata që quhen liderë politikë në Shqipëri, i janë kthyer figurës së Enver Hoxhës. Që nga Edi Rama që nisi të përngjasojë lëvizjet dhunuese të opozitës me vullnetarët e Enverit të janarit apo shkurtit të vitit 1991, tek Basha që, si ai e krahasoi ditën e 30 qershorit me kohën e Enverit dhe e theksoi se koha e diktaturës së Enverit po kthehet, tek presidenti i vendit, Ilir Meta që nis video me fjalimet e Enverit e deri tek Berisha, që, si zakonisht, kthehet pas në kohët e herëshme sa herë…

Read More

Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku po kremtohet festa e pavarësisë së SHBA-ve. Teksa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur hetimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të dy janë parë në rresht të parë pranë njëri-tjetrit teksa ndjekin aktivitetin për pavarësinë e SHBA-së. Në këto foto që Shqiptarja.com sjell në një skenë të ngritur në ambientet e rezidencës së SHBA-së është duke folur e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones. Ajo tha se kushtetuta amerikane është themeli më i…

Read More