Author: tirana

Hetimet për vajzën e mitur që abuzohej prej 3 vitesh nga babai i saj janë në rrugën e gabuar. Pas denoncimit në Fiks Fare, policia njoftoi arrestimin e 48 vjeçarit për dyshimin e kryerjes se veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” që dënohet me burgim gjer në 7 vjet. Por kjo komunikatë e policisë është e gabuar, bazuar në faktet që solli emisioni investigativ në Top Channel, tregon avokati Isuf Shehu. “Nuk jemi përballë faktit të një vepre penale sic është ajo e parashikuar në nenin 106 të kodit penal që janë marrëdhëniet…

Read More

KQZ ka vendosur të hapë të premten kutitë e 11 qendrave të votimit në bashkinë e Lezhës. Përfaqësuesit e PS në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkurroi përballë Pjerin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapjen kutisht. Skënderi: Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim. PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet atëhere të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë. Salianji: Përderisa…

Read More

Meda dhe Lulja janë çifti më popullar dhe më i pëlqyer ndër këngëtarët kosovarë. Ata çdo herë janë pjesë e shtypit rozë, sepse njihen si çifti më i lumtur dhe më i dashuruar deri më tani. Cilësohen të jenë protagonistët kryësorë kudo, sepse zgjojnë kureshtje gjithmonë tek një pjesë e madhe e publikut. Paraqitja e tyre çdo herë është vlerësuar, për shkak se gjithmonë kanë ditur si të prezantohen tek adhuruesit e tyre. Por, kjo gjë sikurse ndryshoi paksa kohët e fundit dhe çifti në fjalë me shumë gjasë të ketë ndërruar “zakonin” e fotografive dhe të veshjeve. E gjithë…

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë kremton Festën Kombëtare të Amerikës. Kreu i opozitës Lulzim Basha është parë të mbërrijë në këtë festë me ish ministrin e punëve të jashtme Besnik Mustafaj, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Top Channel. Ndërsa e pranishme është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me ish deputeten, Klajda Gjosha. Po ashtu kryebashkiaku i konfirmuar i Tiranës, Erion Veliaj është duke qëndruar me bashkëshorten Ajola shumë afër kreut të opozitës Basha. Festa kombëtare e SHBA festohet me 4 Korrik, por për shkak të situatës post zgjedhore kremtohet sot.

Read More

Arbana Osmani është rikthyer nga pushimet e saj, dhe duket se i është përkushtuar totalisht djalit të saj, Jon. Në një foto të ëmbël nga shtëpia, Arbana Osmani ka treguar dashurinë e Jonit për kafshët. Me një kotele në krah që përkëdhelet me Jonin, Arbana Osmani shkruan: “Përkëdhelje me këta të dy”. Të qeshur dhe duke shijuar momentet pranë njëri-tjetrit, Arbana dhe Joni duken me të lumtur se kurrë.

Read More

Ish-kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Vlorës ka publikuar në rrjetet sociale një foto provokuese nga plazhi, shoqëruar me një mesazh thumbues. “Helm për gjarpërinjtë”, shkruan Mezini referuar kështu të gjithë atyre që e kanë sulmuar së fundmi. Mezini shfaqet me bikini, shtrirë në rërë, buzë detit, duke shijuar mesjavën, pavarësisht shirave e temperaturave të ulëta.

Read More

Tërshëra është një drith shumë i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë. Përpos këtyre vlerave, tërshëra është e mrekullueshme për pastrimin e mëlçisë dhe sistemit tretës dhe ka një efekt qetësues në organizëm. Ekspertët e AgroWeb.org ju rekomandojnë një kurë natyrale me tërshërë dhe kanellë për përmirësimin e tretjes. Për përgatitjen e kësaj kure të mirë për tretjen ju nevojiten: 6 filxhanë kafeje ujë 1 lugë çaji me kanellë pluhur 1 filxhan kafeje me tërshërë Përgatitja: Përpara se të bini për të fjetur, vendoseni tërshërën në një tas me ujë dhe mbajini…

Read More

Në intervistën e tij të parë si kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se ai nuk ka një “shkop magjik”, por ka një plan për vendin e tij. Frazën “nuk kam shkop magjik” e ka përdorur edhe kryeministri Rama pas marrjes së pushtetit. “Nuk kam një shkop magjik. Por unë kam një plan të menduar mirë për atë që duhet të bëhet në Greqi. Mund të bëjmë disa gjëra shpejt, por është e qartë se nuk ka zgjidhje të lehta dhe të drejtpërdrejta për problemet kronike të shtetit grek”, tha për rrjetin BBC, kryeministri konservator i Greqisë. Ai theksoi…

Read More

Një bandë shqiptare është shkatërruar nga autoritetet italiane gjatë natës së 4 Korrikut në Milano. Siç shkruajnë mediat bëhet fjalë për tre shqiptarë, të cilët përshkruhen si të rrezikshëm. Ata janë Emanuel Macaj, 31 vjeç; Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç. Hetimet ndaj të rinjve filluan më 3 Shkurt të këtij viti pas sinjalizimeve nga disa banorë të lagjes San Vito, të cilët raportuan se kishin parë një makinë “Audi S5” me disa persona të dyshuar brenda. Karabinierët e pikasën menjëherë mjetin, por shqiptarët u larguan me shpejtësi duke përdorur edhe manovra të rrezikshme. Më vonë u…

Read More

Rita Ora dhe aktori i njohur Andrew Garfield i dhanë fund lidhjes së tyre pothuajse 3 muaj më parë. Edhe pse u munduan ta mbanin sa më sekrete dhe të qëndronin larg mediave dhe portaleve, ishte e pamundur t’i shpëtoje paparacëve që i ndiqnin në çdo dalje të tyre publike. Mesa duket, Andrew ka vazhduar jetën e tij dhe duket se e ka gjetur shpejt dashurinë tek 25-vjeçarja, Christine Gabel. Dyshja është parë gjatë një shëtitje romantike në Los Angelos, ku nuk kanë munguar puthjet, përqafimet apo bisedat shoqëruar me të qeshura. Sipas burimeve të ‘Radar’, Andrew dhe Christine janë…

Read More

U deshën me mijëra vite që popullsia e tokës të arrinte 5 miliardë, në vitin 1987, dhe vetëm 32 vite për të shkuar në pothuajse 8 miliardë. OKB thotë se popullsia e botës pritet të arrijë 8 miliardë brenda 5 vitesh. Kjo rritje ka shqetësuar udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë krijuar Ditën e Popullsisë, për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me mbipopullimin. Kjo ditë është 11 korriku. Planeti tokë sot ka 7.7 miliardë banorë, dhe shumë shpejt pritet të arrijë 8 miliardë, ndërsa në vitin 2050 pritet të shkojë pothuajse 10 miliardë, nëse vazhdon me këtë ritëm.…

Read More

Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon ku Europol do të ketë një zyrë të tij. Finalizimi i kësaj pune të gjatë, është përshëndetur edhe nga ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili e konsideron si një lajm tejet pozitiv. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti socialist vlerëson edhe negociatat intensive gjatë vitit të kaluar duke vënë theksin te një sërë operacionesh të përbashkëta. “Lajm shumë i mirë që sot u finalizua hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses përmes negociatash intensive gjatë gjithë vitit të kaluar. Shoqëruar dhe me…

Read More