Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar me “Check up” apo siç njihet ndryshe si kontrolli bazë i shëndetit. Me një shënim në “Facebook”, Manjani shkruan se nuk ka dëgjuar deri sot, që shteti të dalë dhe të njoftojë se çfarë sëmundjesh ka zbuluar pas kontrolleve që ai ka kryer. Ironia e ish-ministrit shkon më tej kur thotë se “Check up” jo vetëm që nuk ka zbuluar asnjë sëmundje, por ua ka “fshirë” edhe sëmundjet që kishin qytetarët. Sipas tij, shtetit nuk ka kryer asnjë kontroll dhe nuk ka asnjë raport për të mbikëqyrur punën e bërë nga kompania, e…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Edi Rama ka luajtur telenovelë me presidentin Meta. Bardhi nënvizon se Rama luan telenovelë me shqiptarët për të shkarkuar Metën dhe të gjithë këtë e bën me qëllim që të fshehë vjedhjet e shumta që bën. Postimi i Gazmend Bardhit: Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor. Edi Rama e…
Edhe pse kohët e fundit jemi mësuar ta shohim brune, me flokë të shkurtra dhe me baluke të drejta, Jonida Maliqi ka qenë një nga personazhet VIP që ka eksperimentuar më tepër. Si një nga ‘blogger-et’ më të famshme të vendit tonë, ajo ka sjellë gjithmonë trendet më të reja në Shqipëri, qofshin këto në lidhje me stilin apo dhe pamjen. Ditën e sotme, Jonida ka publikuar në ‘Instastory-n’ e saj një foto të vitit 2014, me një pamje shumë ndryshe nga ajo e kohëve të fundit dhe pothuajse nuk njihet. Këngëtarja shqiptare shfaqet me flokë të gjata të verdha,…
Sinoptikanët parashikojnë që deri të shtunën koha të jetë shumë e mirë për plazh me temperatura deri në 32 gradë, por të dielën rikthehet shiu. “Në Kuçovë era shënoi shpejtësi 30 metra për sekondë. Qarqet më të goditura ishin Shkodra, Lezha, Berati, Vlora, Gjirokastra, për t’u spostuar drejt Greqisë. Siç pritej kemi një rënie të temperaturave. Vlera minimale sot u regjistruan në Peshkopi, 9 gradë celsius, dhe mesdita nuk i kalon 30-31 gradë celsius në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. E premtja dhe e shtuna do të sjellin rritje të temperaturave deri në 32-33 gradë”, tha Besa Sherollari, Shërbimi…
Familja Nako ka hapur sërish dyert e mortit, brenda një harku kohor shumë të shkurtër, prej tre ditësh. Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë i ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Korçë. Mësohet se ka ndërruar jetë vëllai i Novruz Nakos, i cili u vra nga kunati. Viktima është 59-vjeçari Rasim Nako. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të ketë ndërruar jetë për shkak të traumës që përjetoi nga vrasja e vëllait. Gramoz Nako, 57 vjeç u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij në Korçë. Pas hetimeve…
Zv.kryeministri Erion Braçe, pas vizitës së Bashës në Selenicë dhe deklaratës së tij se kryebashkiak mbetet Përparim Shameti, i është përgjigjur me një replikë të bërë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Facebook, Braçe i është drejtuar kreut të PD-së, duke i thënë se nëse nuk është duke luftuar për karrige por për interes politik, të ngrihet nga karrigia bashkë me Shametin dhe të rregullojnë ujësjellësin e Selenicës. “Ti Lyrzim nuk po lufton për karrige? Ti Lyrzim oo lufton për interesin publik? E ke seriozisht kid? Atëherë, merre për veshi atë Papin tënd, domethënë “kryetarin legjitim” të Selenicës, të…
Radja Nainggolan ka marrë një lajm të hidhur ditën e sotme. Gruaja e tij, Claudia Lai ka zbuluar se vuan nga kanceri prej një muaji. Gjithsesi, bashkëshortja e mesfushorit të Interit është shprehur se është gati për të luftuar me këtë kafshë të shëmtuar. “Ka qenë një muaj që unë jam zgjuar në mëngjes, duke shpresuar se kjo është vetëm një makth. Kam kuptuar se brenda meje jeton një makth. Shpresoja se kjo ditë do të vinte sa më vonë, por nuk do ishte kështu. Ditët kanë fluturuar, siç edhe lumturinë ime … Prej sot do të filloj një kapitull të ri…
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur përpara shkollës profesionale, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makinë është përmbysur. Shkak i humbjes së kontrollit mendohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aktori 39-vjeçar është parë pa këmishë me bashkëshorten e tij Lisa Bonet teksa ishte në pushime në Itali dhe një fotografi e tij bëri që disa komentues ta vënë në pikëpyetje paraqitjen e tij. Mamoa po përballet me ca kritika në lidhje me trupin e tij. “O Zot i madh, çfarë ndodhi me muskujt e barkut?”, shkroi njëri. “Muskujt nuk janë më. Për këtë arsye unë e kam tonifikuar një të tretën e masës trupore. Asnjëherë nuk ndaloj së bëri Zumba sepse e di që në momentin që do të ndaloj do të rikthehem ashtu si isha më parë”, tha…
Dy ditë më parë Fatos Klosi tha se kur ka qenë kreu i SHIK ka pasur informacione shumë të rëndësishme që flisnin për aferat korruptive të një kryeministri. Duke qenë një situatë e paparashikuar nga ligjet e vendit, ai tha se kishte mbetur në rrethana të vështira. Klosi shtoi se nuk e kishte informuar kryeministrin në fjalë për situatën, ndonëse kishte pyetur amerikanët qe ia kishin sjellë informacionin. Duke theksuar se kishte punuar me tre kryeministra të ndryshëm, Klosi tha që informacioni i ishte dëguar presidentit, që i kishte thënë shprehimisht “po unë ça ta bëj këtë”. Klosi përfundoi me…
Zhdukja e disa kilogramëve të bezdisshëm mund të jetë një stres i madh, dhe shpesh dieta duket si një rrugë e pafund. Por kjo nuk do të thotë që humbja e shëndetshme e peshës është e pamundur. Sipas ‘’WebMD’’, mënyra më e mirë për të humbur përgjithmonë peshën është që të bëhen ndryshime të vogla në stilin e jetesës. Një ndryshim i lehtë që dikush mund të bëjë është të zëvendësojë një vakt me diçka të shëndetshme, si pijet me limoni të ulëta në kalori që përdor Beyonce. Pse mund të funksiononte për ju: Është e ulët në kalori: Nuk…
Së fundmi, OKB ka bërë një studim ku tregohet se në fund të këtij shekulli numri i popullsisë së Shqipërisë do të zbresë në 1 milion. Sipas këtij parashikimi, Shqipëria pritet të jetë vendi me tkurrjen më të madhë të popullsisë në botë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale. Kjo është rënia më e madhe në botë, e cila e projekton kombin shqiptar sa një lagje e një qyteti të zakonshëm europian. Sipas OKB, nga 5 shtetet që pritet të kenë rënien më të madhe të popullsisë në 80 vitet e ardhshme, 4 gjenden në Ballkan. Më konkretisht…