Author: tirana

Ylli francez dëshiron që të largohet nga Manchester United. Paul Pogba nuk është i lumtur te Manchester United dhe vetë lojtari ka konfirmuar se dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij. Të interesuar për kampionin e botës janë Real Madridi dhe Juventusi skuadra këto që do të garojnë deri në fund për ta transferuar 26-vjeçarin. Në Itali janë të bindur se Pogba preferon më parë rikthimin te Juve dhe këtë lajm e konfirmon gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.

Read More

Gjykata e Katanias në Itali dënoi me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë Moisi Habilajn, i konsideruar si kreu i bandës së Habilajve që trafikonte drogë dhe armë nga Shqipëria drejt shtetit italian. Organi i akuzës kishte kërkuar 3 vite më shumë nga çfarë vendosi gjyqtarja Maria Cardillo. Ndërkohë për Naser Seitin gjykata vendosi dënimin me 7 vite 4 muaj dhe 26 ditë burg, 1 vit më shumë sesa kishte kërkuar akuza. Antonio Riela u dënua me 14 vite burg, Meridian Sulaj 8 vite e 4 muaj burg, Angelo Busaca 7 vite e 4 muaj burg, Giuseppe Greco 2…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka probleme shëndetësore. Për këtë arsye është detyruar të anulojë performancën në koncertin muzikor veror më të madh në Islandë “Secret Solstice”. Ajo ka njoftuar fansat se mjekët i kanë këshilluar të mos sforcojë veten pasi ka një infeksion në gjoks, i cili duhet kuruar. Me anë të një postimi në Instastory, Rita u shpreh se është e mërzitur që i zhgënjeu fansat. “Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performoja ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion…

Read More

Në një deklaratë të përbashkët, krerët e bashkive të djathta në vend, kanë njoftuar se do të se do të bëjnë kallëzim penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve si dhe Policisë së Shtetit, pas situatës së tensionuar në disa KZAZ. Ata shprehen të vendosur për të zbatuar dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Sipas krerëve të bashkive, pushtimi i tyre me urdhër politik nga KZAZ-të apo punonjës të Policisë së Shtetit është i paligjshëm dhe në dhunim flagrant të Kushtetutës. Deklarata e plotë: Në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11199, datë 10.06.2019,…

Read More

Në ketë krizë politike, Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër lëvizje . Kreu i shtetit i ka kërkuar informacion drejtorit të burgjeve për sistemin e sigurisë në këto institucione të vuajtjes së dënimit. Presidenti Meta kërkon të merren të gjitha masat për sigurinë në burgje. Më herët Meta reagoi edhe ndaj OSBE-ODIHR duke deklaruar se zgjedhjet pa dekretin e tij janë nul dhe të pavlefshme pavarësisht pretendimit të qeverisë për ti zhvilluar.

Read More

Pak ditë më parë burime pranë çiftit Justin Bieber dhe Hailey Baldëin thanë se çifti do të bëjë dasmë në shtator, në përvjetorin e celebrimit të tyre. Por duket se lajmi që gëzoi fansat e çiftit nuk zgjati shumë. Justin Bieber është penduar për martesën dhe mediat e huaja shkrujanë se ai ka shkuar të takojë një mikun e tij pastor për të gjetur qetësi shpirtërore dhe për të qartësuar ndjenjat Martesa për Justin është e nxituar dhe ai nuk ndihet i gatshëm për ta marrë këtë hap. Muajt e fundit këngëtari i njohur nuk ka qenë fort mirë nga…

Read More

Pak pasi publikoi albumin e tij, Vitmar Basha zbuloi se ishte në një lidhje me një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, Marsela Çibukaj. Mesa duket, çifti është gati të hedhë hapin e rëndësishëm, pasi Vitmari ka pranuar publikisht gjatë një interviste në emisionin ‘Gjesi’ se çifti së shpejti do të martohen. Marsela ende nuk e ka marrë propozimin nga këngëtari, por me siguri së shpejti do të mund ta shohim me fustan të bardhë, duke shkuar drejt altarit. Kujtojmë se dyshja u komentua gjatë nga mediat për lidhjen e tyre, menjëherë pasi Vitmari pranoi se Marsela ishte…

Read More

Gjatë kafes së mëngjesit bashkë me kryebashkiakun Veliaj, kryeministri Edi Rama nuk la pa atakuar edhe kryebashkiaken e djathtë të Shkodrës, Voltana Ademi , nisur nga ngjarjet e fundit të djegies së shkollës ku mbaheshin materialet zgjedhore. “Kjo zonja e Shkodrës, nuk e di ca të them. Foli drurit, foli hurit, foli gurit, e ke një shans që të të përgjigjet. Fol me këtë, një nuk e di, një person, nuk kam parë një njeri më të paaftë, më pa lidhje me këtë botë. E di si është kjo? Çfarë mëson brezi i ri nga kjo lloj sjelljeje nëse kjo…

Read More

Plazhi, dielli, ditët e gjata dhe netët e freskëta janë gjithçka që ju duhet për të qenë më të lumtur. Kjo ndjesi vjen gjatë stinës së verës. Mirëpo arsyet specifike që ju jeni më të lumtur gjatë kësaj stine janë: Dielli– Siç dihet, ekspozimi ndaj diellit është shumë i mirë për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Vitamina D, që merret kur ne i ekspozohemi rrezeve ka një numër të madh të efekteve pozitive. Disa prej tyre janë: parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe forcimi i eshtrave. Drita e diellit ndikon edhe ne humori n tuaj, duke përmirësuar shëndetin mendor, duke…

Read More

Të dashur protestues, ju ma shpifni! Të martën në mesditë unë pata regjistrimin e “Provokacijas”, që u transmetua mbrëmjen e po asaj dite. Ishte një ditë pas publikimit të përgjimeve të bëra nga Bild-i lidhur me zgjedhjet lokale në Dibër. Dhe më duhet t’ju them se isha i mbushur me zemërim për shkak të manipulimit industrial të votës në ato zgjedhje (siç dilte prej përgjimeve). Nuk është se u kapa në befasi, të kuptohemi. Gjërat që dolën prej përgjimeve, edhe pse nuk kemi qenë në gjendje t’i provojmë me fakte e dokumenta, i kemi marrë me mend. E megjithatë, monologun…

Read More

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë të divorcuar, janë më të prirur të shtojnë peshë në krahasim me fëmijët që nuk përjetojnë një eksperiencë të tillë, shkruan BBC. Hulumtuesit nga London School of Economics dhe Political Science kanë analizuar informacionet e 7.547 fëmijëve të lindur në mes të viteve 2000 dhe 2002. Këtyre fëmijëve iu është analizuar pesha, gjatësia dhe masa e trupit. Sipas hulumtimit ata, që kishin përjetuar ndarjen e prindërve kanë shtuar peshë në mënyrë drastike gjatë 24 muajve të parë. Ky raport sugjeron një numër të madh të arsyeve, se pse fëmijët shtojnë kilogramë pas divorcit të…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Pas një dite të rënduar më në fund kjo e enjte do ju gjejë më të qetë. Duhet të kuptoni se çfarë duhet të bëni dhe se në cilën rrugë duhet të ecni si në dashuri edhe në punë. Këshillohet që të reflektoni dhe ti besoni vetëm instinktit. Në të kaluarën keni vepruar nxitimthi dhe jeni penduar. Demi Me kalimin e kohës do të merrni konfirmimet që prisnit. Do të ndiheni të rënë fizikisht, me…

Read More