Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor. Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të…
Author: tirana
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është drejtuar kryeministrit Rama, duke i kërkuar “t’i mbajë duart larg qytetarëve që mbrojnë të drejtën e tyre”. Në një postim në facebook, pasi kryeministri Rama paralajmëroi këdo që dhunon materialet zgjedhore, Kryemadhi shkruan se qytetaret janë në të drejtën e tyre për të protestuar, ndërsa shton se nuk do të “jetë e largët dita kur do të duhet të zgjedhësh mes parave që ke vjedhur këto 21 vjet dhe kokës tënde”. Postimi i plotë: Edi Rama mbaji larg duart dhe veglat e tua qorre nga qytetarët që mbrojnë të drejtën e tyre. Mos…
Sandra Bullock u vlerësua mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve të MTV-së për performancën më të frikshme në filmin horror “Bird Box”. Përtej aktrimit të jashtëzakonshëm, Bullock u dhuroi ndjekësve anembanë botës një fjalim tejet emocionues. Ajo tregoi se arsyeja se përse pranoi të luante në filmin “Bird Box” ishin pikërisht fëmijët e saj. “Fëmijët e mi më pyetën një ditë se përse s’kisha bërë asnjëherë diçka për ta. Kështu që kur u njoha me “Bird Box” e dija që kjo ishte një histori që duhet ta realizoja, sepse ishte për familjen. Dhe kur mbarova filmin, shkova dhe u…
Emanuele Ndoj është një nga lojtarët më të spikatur te Breshia së bashku me Sandro Tonalin. Mesfushori 22-vjeçar me shumë mundësi do të largohet nga kjo skuadër për shkak të marrëdhënies jo të mirë me presidentin. Sipas asaj që shkruan “TuttoMercatWeb” për shqiptarin ka shfaqur interes Milani. Trajneri i ardhshëm Marko Xhiampaolo e pëlqen lojtarin dhe mendohet se do t’iu kërkojë drejtuesve të transferojnë mesfushorin. Ndoji ka luajtur 72 ndeshje me skuadrën italiane ku ka shënuar edhe 4 gola.Për shqiptarin kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të ardhmen e tij. Për shqiptarin interesohet edhe Bolonja, por…
Kreu i shtetit, Ilir Meta përmes një letre ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE/ODHIR lidhur me dekretin e tij për anulimin e datës zgjedhore të 30 qershorit. Në letrën dërguar ndërkombëtarëve, Presidenti Meta bën me dije se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin, do të jenë nul dhe të pavlefshme. “Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit…
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj po përjetojnë me të vërtetë një histori dashurie. Ndonëse deri më tani kanë qarkulluar vetëm lajme të bazuara mbi aludime, MCN Radio Albania ka publikuar një video ku Jonida dhe Romeo shihen të përqafuar në pishinë, duke kaluar disa momente vërtetë romantike. Thashethemet e para rreth lidhjes së tyre nisën në gusht të vitit të kaluar, pasi këngëtarja dhe aktori i humorit postonin foto nga ambiente të njëjta. Ato u përforcuan akoma edhe më tej përgjatë përfaqësimit që Jonida i bëri Shqipërisë në Eurovizion 2019 me këngën “Ktheju Tokës”. U vu re një mbështetje e…
Janë bërë gati për luftë, ose të paktën kështu po përpiqen të krijojnë idenë. Njëri thotë se ka policinë, tjetri betohet se do të nxjerrë në rrugë ushtrinë, ndërsa më i dobëti po mburret me rojet e bashkive. Po e kërcënojnë njëri-tjetrin egërsisht, duke mbllaçitur rreshta kushtetute, si të ishin copa torte, ku nuk ka rëndësi se ku e ngul thikën, sepse shija nuk ndryshon. Sepse këtë punë kanë bërë gjithmonë dhe të gjithë. E kanë shqyer kushtetutën dhe ligjin, duke e tërhequr me dhunë nga vetja. Po i vijnë rrotull me tërbim një date kalendari, një palë duke u…
Disa nga mitet e pavërteta rreth vezëve janë: Njerëzit me nivel te lartë të kolesterolit nuk duhet të hanë vezë. Për vite të tëra, doktorët ju kanë thënë se vezët përbëjnë një rrezik të madh për sëmundjet e zemrës, duke e rritur sasinë e kolesterolit në gjak. Mirëpo tani shkenca është duke përparuar, dhe ky fakt nuk qëndron! Konsumimi i katër apo pesë vezëve në javë nuk e rrit rrezikun për sëmundje të zemrës. E bardha e vezës është më e shëndetshme se e gjithë veza Shumë herë është thënë se e bardha e vezës ka shumë pak kalori dhe…
NGA AGRON GJEKMARKAJ Udhëtimet logjike gjithmonë e kanë një fund. Njeriu i gjorë lodhet e kërkon prehje. Trupi lyp paqe e shpirti do gjumë edhe kur pikat e shiut nuk bien në lumë. Por maksimat dhe përcaktimet nuk vlejnë për marrëzinë. Qeveria e Edi Ramës është në këtë zonë. Ajo e ka kaluar ozonin e për qejfin e vetë ecën pa këqyrur poshtë çfarë ndodh në Shqipërinë që duam e që kurrë nuk ia mbërrin. Shqipëria që kemi ka sot dy institucione themelore, vullnetin dhe mëshirën e Edi Ramës. Mbi to kolovitet krejt jeta e një shoqërie të trazuar. Nëse…
Një shkrim i botuar sot në gazetën greke “Protothema” i është kushtuar Shqipërisë dhe situatës aktuale politike. Shkrimi, i Dr Helen Bratt, mban titullin; Edi Rama po e çon vendin drejt konfliktit civil. E PLOTE: Edi Rama po e çon vendin drejt konfliktit civil Dr Helen Bratt Refuzimi i tij për të hequr dorë nga pushteti ka çuar në përndjekjen dhe heshtjen e kundërshtarëve të tij politikë Shqipëria gjendet në një konflikt të thellë dhe të rrezikshëm që mund të rezultojë në gjakderdhje dhe luftë civile. Për muaj të tërë partitë opozitare dhe mijëra njerëz kanë protestuar në Tiranë duke…
Kryeministri Edi Rama kthehet nesër në takimet elektorale në rrethe, pikërisht në qarkun e Shkodrës ku pritet të prezantojë kandidatin pë kryetar bashkie në këtë qytet. Nga ana tjetër PD i ka bërë thirrje strukturave të saj të ngrihet në protestë për të penguar vizitën e kryeministrit në këtë qytet. Kryeqendra e veriut ka qenë edhe qendër e përplasjeve mes dy kaheve politike përgjatë ditëve të fundit. Duke qenë në listën e bashkive të djathta, ajo është bërë pjesë e aksionit opozitar për të penguar instalimin e KZAZ-ve dhe qendrave të votimit me pretendimin se do vijojnë t’i binden dekretit të…
Ronela Hajati përkushtohet shumë që klipet e saj të dalin të mrekullueshëm! Madje aq shumë përkushtohet saqë, ka rrezikuar jetën për xhirimet e klipit më të fundit të titulluar “Lage”. Në një video të publikuar së fundi në Instagram, ajo shfaqet teksa pengohet duke zbritur disa shkallë të frikshme në një lartësi shumë të madhe. “Kur thonë: “Hë se keni punë të lehtë ju “ -LAGE- 21.06.2019”, shkruan këngëtarja. Ajo duket tepër e trembur në fytyrë teksa mbahet pas shkallëve për të mos u rrëzuar poshtë. Ronela na tregoi se edhe të xhirosh një klip nuk kalon pa disa rreziqe…