Orët e mbrëmjes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër. Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti. Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës. Më pas rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët u futën me forcë brenda shkollës. Bashkia Shkodër u ka…
Author: tirana
Janë jo të pakta rastet kur deputetë, ministra apo kryebashkiakë të cilët përpiqen që të kjopjojnë stilin në veshje të kryeministrit Rama. Edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli që në këto zgjedhje kërkon një mandate të dytë, ka zgjedhur që t’i kopjojë Ramës veshjen. Ashtu si Rama, ai ka shkruar te bluza nr.30 që është nr I Partisë Socialiste në fletën e votimit më 30 qershor.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të estradës shqiptare. Një vit e gjysmë më parë, Marina dhe Geti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Tashmë prej shumë kohësh moderatorja ka qëndruar larg ekranit edhe pse është përfolur se do të vijë me një projekt madh. Krahas kësaj, Marina është përfolur shpeshherë për një shtatzëni të mundshme dhe dyshimet janë shtuar edhe më tepër pas një fotoje të moderatores. Në një foto të publikuar së fundmi në Instagram Marina shihet e shtrirë në krahët e reperit, ndërsa të dy kanë vënë duart te barku i…
Instagram, një prej aplikacioneve me më shumë përdorues në botë nuk po funksionon. Sipas DownDetector, problemet kanë nisur rreth orës 16:09 dhe kanë prekur Europën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që Instagram nuk ka bërë ende asnjë koment për rastin, 84% raportuan se kishin probleme me faqen kryesore, 10% me logimin dhe 5% me rrjetin. Disa përdorues janë ankuar në Twitter për këtë. “Cdo person nga Instagram vjen në Twitter për të thënë se aplikacioni nuk punon për herë të dhjetë këtë muaj”, shkruajti një komentues.
Ditët e fundit të pushtetit të tij, kryetari i Bashkisë së Beratit po i shfrytëzon për të dhënë me qera për 10 vjet mijëra metra katrorë tokë në zona të ndryshme të Bashkisë, kryesisht toka pyjore dhe kullotë, në një akt të pastër korruptiv. Ditën e nesërme, më 19 qershor, Petrit Sinaj ka thirrur mbledhjen e këshillit bashkiak për të dhënë me qera rreth 50 hektarë tokë ku një pjesë e tyre, rreth 174 mijë metër katrorë sipërfaqe pyjore, gjendet në Malin Partizan, që përfaqëson një nga zonat turistike të qytetit. Kjo zonë shfrytëzohet nga banorët e Beratit për aktivitete…
Delinda Disha dhe Devis Xherahu ishin të ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “A më dëgjon”. Ky ishte realizimi i parë që e solli aktoren e njohur të humorit në rolin e këngëtares dhe protagonistes së një videoklipi, por ja që e gjitha ishte një rastësi. Devis tregoi se nuk e kishte në plan një bashkëpunim me Delindën dhe se ideja i lindi gjatë një koncerti ku ishin të dy të ftuar. “Kemi qenë në një koncert fundviti dhe nuk e dija që do vinte Delinda. Ishin…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama në avion. Rama shihet në video në këmbë sikur kërkon diçka në një nga ulëset e para të avionit. “As ne avion kryengritësit nuk i ndahen Edvin Kristaq Mafiisë! Rama ik! Fitore!”, shkruan Berisha.
Nga Mero Baze Lulzim Basha dhe Arben Ristani janë marrë të pandehur nga Prokuroria me të njëjtën akuzë, për të njëjtën vepër penale dhe nga indicie të njëjta, të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për pagesën që një kompani me pronarë rus, ka bërë për llogari të Partisë Demokratike tek një lobist i saj. Lulzim Basha refuzoi dje të shkonte në Prokurori, pasi pretendon se nuk është njohur me dosjen dhe me kërkesat e Prokurorisë për të. Në të vërtetë, refuzoi të shkonte, pasi shpreson se zhurma e përgjimeve që ka shitur kunati i tij tek…
Ajo është një këngëtare e njohur, veçanërisht për serenatat dhe me zërin e saj ka bërë për vete publikun. Ka dalë në skenë për herë të parë në moshën 5-vjeçare pa mbaruar ende kopshtin, ndërkohë që si këngëtare e serenatave korçare ka dalë në vitet ‘90 me kantautorin Miallaq Andrea. Bëhet fjalë pikërisht për Mimoza Paravelin. Këngëtarja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për karrierën e saj 30-vjeçare, por jo vetëm. Gjatë emisionit ajo tregoi edhe jetën e saj në Tiranë, ku është shpërngulur prej vitesh. “Për shumë vite unë kam kënduar jashtë.…
Moderatorja e emisionit të mëngjesit në Ora News, Dajana Shabani, pohoi pak kohë më parë në programin “Xing me Ermalin” se e ka hedhur pas krahëve divorcin me babain e vajzës së saj dhe se po përjeton një histori të re dashurie. Ajo nuk bëri të ditur asgjë më shumë. Mirëpo, i dashuri i saj duket se ka preferuar që të mos qendrojë më në hije. Ai ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto së bashku me Dajanën, ku shihen të ulur në një tavolinë dhe të kapur për dore. “Princeshë Dajana”-ka shkruar ai krahas fotos së postuar, e…
Grup viber me mbi 5000 anëtarë dhe kode të veçanta për t’i shpëtuar radarit të policisë. Pikërisht një grup në viber që quhet “Radari” është formuar në Kosovë. Përmes këtij grupi ata njoftojnë për vendet në të cilat ka radarë duke iu mundësuar të tjerëve t’i shpëtojnë këtij “Big brother”. Grupi në të cilin ata tregojnë se ku ka radarë në çdo orë të ditës numëron mbi 5 mijë anëtarë nga e gjithë Kosova. Por, gjithë anëtarët e këtij grupi duhet të zbatojnë një rregull strikt, që të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e “Radarit”. Atyre u ndalohet që…
Pjepri futet në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Ai njihet për vetitë e tij kundër stresit. Përveç se lufton të nxehtin, parandalon edhe plakjen duke ndikuar pozitivisht tek lëkura dhe kockat, gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ngjyrës së lëkurës. Më poshtë po iu tregojmë disa nga vetitë e pjeprit. Një studim i kryer në Itali ka zbuluar se pjepri ka një antioksidant të njohur si superoksid dismutase, i cili transformon substancat e rrezikshme të trupit dhe largon stresin. Ajo mban vitaminën B6 që na ul acarimin në momente të caktuara. Gjithashtu shmang edhe problemet e gjumit. Pjepri përmban vitaminën…