Edi Rama nga Maliqi kërcënoi Meten dhe Berishën se rrezikojnë të dënohen nga reforma në drejtësi, pasi BE kërkon rezultate konkrete nga ndëshkimi i zyrtarëve të lartë. “Bashkimi Europian do fillojë prova. Prova që ky sistem drejtësie i reformuar funksionon. Drejtësia mund të ndëshkojë Presidentë, ish-Presidentë, Kryeministra, ish-Kryeministra, Ministra, ish-Ministra, që kanë shkelur ligjin”, tha Rama. Kryesocialisti nuk tërhiqet nga 30 Qershori dhe garantoi qytetarët se nuk do të ketë rikthim të 97-tës apo konflikte të mundshme ditën e votimeve. “Këto janë të gjitha kërcënime dhe bllofe njerëzish që i besojnë më shumë filxhanit të fallxhores, sesa i besojnë kushtetutës…
Author: tirana
Nga viti në vit numri i femrave që drejtojnë biznese po vjen në rritje. Mbi 15 mijë biznese në Tiranë drejtohen nga femrat. Pavarësisht se numri i femrave që drejtojnë biznese ka ardhur në rritje, akoma në Shqipëri meshkujt në krye të një biznesi janë më shumë. Konkretisht 15.467 biznese kanë administratore ndërsa 31.090 janë në pronësi të gjinisë mashkullore. Referuar të dhënave të publikuara nga Bashkia Tiranë, duke bërë një analizë që nga viti 2010, sipërmarrjet e drejtuar nga meshkujt kanë pasur luhatje të vazhdueshme, ndërsa në vitin 2018 kanë pësuar rritje, ku llogariten 31.090 biznese të drejtuara nga…
“Do t’sjell krushq djemt e Prishtinës, lahuta o prej Dukagjini…”, do të këndonte rreth dy dekada më parë Sabri Fejullahu me Ledina Çelon këngën “Ma ke prish gjumin e natës”, e cila u kthye shumë shpejt në një prej hiteve që ende sot i ka rezistuar kohës. Me siguri Ledina as që do ta mendonte asokohe që do të ishte pikërisht një djalë nga Kosova që do t’ja prishte gjumin e natës; e disa vite më vonë këngëtarja simpatike do të shkonte nuse në Kosovë, raporton Bordo. Por ‘fatin’ e Ledinës e kanë patur edhe disa prej vajzave të njohura…
Një burrë 43-vjeçar ka humbur jetën në ambjentet e punës në Lezhë, pasi është rrëzuar nga skela. Policia bën më dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Pasi është rrëzuar nga skela, 43-vjeçari me iniciale M.SH ka marrë dëmtime të shumta trupore. “Shtetasi është dërguar në spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën”,- njofton policia.
Viti 2018 qe për të i vështirë, ku parabola e jetës e bëri të prekë minimumin e frikshëm. Të prekte fundin, ose, siç rrëfen ai vetë në momente të errëta, ta dëshironte atë. Për Fatos Kongolin, kjo është një jetë e dytë ose një mrekulli që prodhon të tjera të tilla, si “Gënjeshtarë të vegjël”, që sapo ka zgjuar vëmendjen e lexuesit. E takojmë pranë barlibrarisë “Friends book house”. Xhentëlmen dhe i përpiktë si ngaherë, ndoshta tanimë, pas sëmundjes, edhe më i ndjeshëm. “Tani jam mirë, mund edhe të vrapoj!”, më rrëfen me humor, teksa një kollë e lehtë paraprin…
Nga Vaqarri, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se në një kohë që shumica mendon çdo ditë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, Saliu, Luli, Mona dhe Iliri janë mbledhur te vilat e tyre në Gjirin e Lalzit, se si të bëjnë pazare për 30 vitet e ardhshme në kurriz të tyre. “U bënë 4 vjet dhe sa numëruam vetëm këto gjërat e fundit që kemi bërë, por s’e kam parë një herë Lul Bashën në Vaqarr. S’e kam parë ndonjëherë Bujar Nishanin, Sali Berishën, s’e kam parë ndonjëherë Ilir Metën, Monikën,…
Disa të rinj kanë vendosur të pushojnë në plazhet greke në mënyrën më të çmendur. Nën shoqërinë e alkoolit dhe pothuajse krejtësisht të zhveshur kanë kaluar orë të tëra brenda një pishine. Një website i cili merret me demaskimin e pamjeve nga festat e të rinjve, këtë herë ka sjellë një foto album të plotë me festa të mendura në pishinat greke. Një fotograf i këtij websiti merret rregullisht me fotografimin e vajzave dhe djemve në këto pishina dhe madje kap pamje thuajse plotësisht zhveshur dhe në delir të plotë. Ai tha ekskluzivisht për Daily Star Online: “Festat më të…
Nga Bedri Islami Gogoli i gjithë këtyre ditëve është viti 1997 që do të risillet pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ose pikërisht në atë ditë. Me vitin 1997 , si viti më i prapshtë i historisë së Shqipërisë, më shumë nga të gjithë po luajnë ata që edhe e bënë atë vit fatkeq. Normalisht duhej të kishin heshtur ose të kishin gjetur një vit tjetër për krahasim, por, për fat të keq të tyre, të gjithë vitet e prapshtë të pas 1990-tës, lidhen me to. Ose më saktë, me dëshirën e tyre për të ndezur këtë vend dhe për të…
Pikë së pari, e dinit që Drini Zeqo dje mbushi plot 37 vjeç? E dimë, veshtire per t’u besuar por moderatori që duket se nuk ka më shumë se 25 vjeç, sapo i la pas 37-të vitet. Gazetari është surprizuar nga stafi i departamentit të lajmeve, pak para se Drini të niste tranmsetimin drejtpërdrejt të edicionit të lajmeve. Zeqo ka ndarë një video në rrjetin social instagram, ku shihet ai teksa bëhet gati për të nisur lajmet, ndërsa krejt papritur në sfond u dëgjua kënga e urimit të ditëlindjes.Drini Zeqo është pjesë e stafit të gazetarëve të programit “Opinion”, ndërsa…
Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Emanuel Kocan i cili vrau për parking 24-vjeçarin në Laç, Viktor Shkorretin. Në sallën e gjyqit nuk ishin të pranishëm as familjarët e viktimës por edhe as të autorit.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta se më 30 qershor do të këtë përplasje sipas këtij të fundit. Nga Maliqi ku vijoi fushatën elektorale Rama tha se informacionet e Metës për përplasje vijnë nga filxhani i fallxhores. Gjithashtu Rama tha se në 30 qershor nuk do vendosen vetëm kryetarët e bashkive por fati i Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme. “Plani ishte ndryshe por ishte kërkesa e shumë prej jush që ta zhvillnim një takim të madh edhe pse kishim planifikuar thjesht një vizitë. E kam thënë edhe herë të tjera se kjo është një fushatë…
Njerëzit që preferojnë të kalojnë kohë me veten shpesh janë të etiketuar “të vetmuar”, madje edhe kur të qenit i vetëm është një zgjedhje e konsideruar si e mirë. Në fakt, zgjedhja për të qenë vetëm dhe ndjenja e vetmisë nuk është absolutisht e njëjta gjë. Ata që preferojnë të kenë një rreth të vogël miqsh dhe herë pas here kalojnë kohë vetëm duke iu kushtuar hobit dhe interesave të tyre, nuk janë domosdoshmërisht të turpshëm apo të trishtuar – thjesht, jo të gjithë njerëzit pëlqejnë të bëjnë të njëjtat gjëra. Dhe edhe nëse në shumë raste “të vetmuarit” duken…