Author: tirana

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për 4 nga 7 të arrestuarit në Librazhd, zyrtarë të PD, të cilët tentuan t’i bllokojnë rrugën Edi Ramës për mbajtjen e mitingut. Kreu i selisë blu është shprehur se këto arrestime kanë për qëllim të trembin qytetarët, por se kjo nuk do t’i ndalë ata deri në fitore. Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e radhës, ditën e premte, ndërsa u ka dhënë një mesazh prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit që dhanë masën…

Read More

Me siguri edhe ju keni në rrethin tuaj familjar dhe shoqëror një, ose disa persona që duan t’u dalë gjithmonë e vetja. Këto shenja janë aq të fiksuara dhe nuk heqin dorë në asnjë mënyrë nga ngulmimi i tyre. Demi: Të parët që kryesojnë listën e kokëfortëve janë personat e lindur në shenjën e Demit. Është e vështirë të bëni kompromis me të, pasi jo vetëm që s’do të nxirrni gjë në dritë, por ka shumë gjasa ta bëni nervoz/nervoze. Këmbëngulja e tyre mund të jetë aq intensive dhe nuk do të ndalen derisa të pranoni se është e drejtë. Luani: Do…

Read More

Kryeministri i vendit,Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Pogradecit. Ai si çdo herë tjetër edhe sot nuk ka kursyer ironitë dhe sulmet ndaj opozitës së bashkuar. Shefi i qeverisë theksoi se largimi i opozitës nga parlamenti është shenjë e qartë se ata kanë frikë nga reforma e ndërmarrë në fushën e drejtësisë. Sipas kryeministrit, opozita është kundër hapjes së negociatave duke shtuar se ata e dinë shumë mirë se çfarë i pret me kapitujt 23-24. “Në 30 qershor, Shqipëria nuk kthehet kurrë më mbrapa. Kjo është një fushatë që në një aspekt është shumë e thjesht, aty…

Read More

Pas fejesës së Eni Koçit me Genc Prelvukajn, Gretën s’e lënë rehat me pyetjen se kur do martohet. Kështu i ndodhi edhe sot tek “E Diell”, kur e ngacmuan se “rregullat” në shumë familje shqiptare e kanë që martohet njëherë motra e madhe, pastaj e vogla. Greta iu përgjigj: “Ashtu e kanë, po këto punë nuk paskan radhë. Të gjitha këto duan kohë dhe është proçes ai që duhet të ndodhë në jetën e njeriut.” Greta shpjegoi edhe arsyet përse deri tani nuk e ka gjetur dikë me të cilin të mendojë seriozisht: ka standarte jo vetëm bazike, të cilat…

Read More

Ish-deputeti i PD për Elbasanin Edmond Spaho, ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg dy drejtuesit e PD-së në këtë qark, Bujar Vreto dhe Bujar Kojku. Spaho e konsideron vendimin e Gjykatës si një burgosje politike, madje ai thotë se kushdo që brugoset nga protestat e PD-së do të trajtohet si i burgosur politik dhe do të marrë edhe shpërblim. “Gjyqë fars. I zhvilluar sipas urdhrave nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla do të trembin opozitën. Por ai kështu do të na ketë edhe në të gjithë Shqipërinë kudo që…

Read More

Ajo drejton një nga ministritë më të rëndësishme të kabinetit Rama, atë të Drejtësisë, por bie në sy edhe për sharmin e saj. Etilda Gjonaj është një nga zonjat më të hijshme të Parlamentit dhe qeverisë, që Rama i ka besuar një pozicion të rëndësishëm. Këtë të enjte, zonja Gjoni ishte veshur me shumë shije, pantallona blu të ngushta dhe një xhaketë ngjyrëqielli. Sapo ka dalë nga seanca, ajo është takuar me deputetin e karrierës në PS, zotin Bashkim Fino. Ai, pasi e ka përqafuar zonjën Gjonaj, ashtu siç bëjnë zakonisht socialistët me deputetet zonja, me sa duket nuk është…

Read More

Mbështetësit e opozitës kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit. Protestuesit  dhe simpatizantët ishin të shoqëruar edhe nga ish-deputetët e opozitës si Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Ata marshuan nga Grabovica drejt fshatit Cerrave, por kjo tentativë e tyre rezultoi e kotë, pasi eskorta e shefit të qeverisë arriti të kalojë pa shkaktuar asnjë incident. Kryeministri Rama në orën 18:00 do të zhvillojë një tjetër takim me mbështetësit e selisë rozë në Pogradec, aty ku do të prezantohet edhe kandidati i maxhorancës për bashkinë në fjalë.

Read More

Dy aktorët e humorit të ‘Portokalli’, Flor Binaj dhe Ledio Lako, kanë qenë të ftuarit specialë të ‘E Diell’ në ‘Top Channel’. Ata kanë marrë pjesë në intervistën ‘Këndi i së vërtetës’, ku i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet. Një nga më pikantet ka qenë momenti kur Ledio ka pyetur kolegun e tij: ‘Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë një punë pa lekë’? Edhe pse kjo pyetje ka shkaktuar të qeshura në sallë, Flori ka zbuluar se në fakt ai ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare. “Unë kam punuar që 8…

Read More

Lajmi se reperja e re Rina do të bashkëpunonte me një prej të paktave artiste të konsideruara diva të skenës sonë, Adelina Ismaili, na zuri të gjithëve të papërgatitur. Ishte Rina ajo që publikoi në Instagram një foto me Adelinën të shkrepur në studion e Zzap and Chris, duke lënë të kuptohet se do të risjellin një këngë të hershme të Ismailit. “Cila kong mundet me kon?”, pyeti Rina fansat. Sot, Rina publikoi në Instagram-in e saj momente nga prapaskenat e xhirimeve të videos, që është vendosur në një skenografi ngjyrë rozë me të kuqe. Rina shfaqet në këmbë, e…

Read More

Media prestigjoze ‘Financial Times’ i ka dedikuar një artikull të veçantë çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.Në këtë artikull shkruhet se Shqipëria ka bërë reforma të thella në vend dhe të gjitha kanë ardhur në kuadër të tentativave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Mes të tjerash ‘Financial Times’ thekson se reformimi i sistemit të drejtësisë është një kartë e fortë që vendit ti hapen negociatat për aderim në BE.Po kështu në artikullin e medias prestigjoze shkruhet edhe për opozitën ku citohet se prej disa kohësh opozita është në protestë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme ndërsa nga ana…

Read More

Pas paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë me Shkëndijën e Tetovës, Omar Imeri ka tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja. Sipas asaj që shkruan “TRT Spor” , Fenerbahçe interesohet për Omar Imerin. Për 19-vjeçarin, klubi turk ka ofruar 350 mijë euro, si dhe mendohet se ka marrë pëlqimin e lojtarit. Drejtuesit turk kanë rënë dakord me lojtarin në fjalë dhe tani pritet të bien dakord edhe me drejtuesit e Shkëndijës. Lojtari grumbullohet me U-21 dhe është një titullar i padiskutueshëm. Për mesfushorin shqiptar kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për karrierën e tij futbollistike, por edhe për…

Read More