Author: tirana

Rea Xhillari është arsyeja kryesore përse ne kemi arritur të shohim se cfarë marrëdhënie speciale ka ajo me vëllain e vet të vogël, Zaho. Vajza e Linda Ramës publikon vazhdimisht në rrjetet sociale foto të më të voglit të familjes se kreut të ekzekutivit, dhe e fundit prej tyre i tregon vëlla e motër të mbështetur pas njëri-tjetrit duke pushuar në sheshin Skënderbej.Aparati ka përjetesuar një moment aq të bukur dashurie të pastër vëllazore, sa ishte e pamundur të mos tërhiqte vëmendje. Diferenca e madhe e viteve mes tyre nuk e pengon Rean t`i kushtojë kohë Zahos, e kjo është…

Read More

Shpesh simptoma të lehta në shëndet mund të jenë tregues të një sëmundjeje të rëndë. Për të evituar më të keqen është mirë që të kontaktoni sa më shpejt mjekun. Më poshtë disa simptoma në dukje të zakonshme por që fshehin sëmundje. Kruarja e lëkurësKruajtja e lëkurës shpesh rrjedh si reagim ndaj irrituesve të jashtëm, thatësi ose edhe një djegie të lehtë nga dielli. Megjithatë, në disa raste, iritimi i lëkurës është tregues i gjendjes jo të shëndetshme të veshkave dhe mëlçisë. Sipas një studimi të fundit kruajtja e lëkurës mund të tregojë sëmundjet e gjakut duke përfshirë limfomën dhe…

Read More

Sapo Parlamenti votoi me 100 vota “Pro” dhe 7 “Kundër”, rezolutën e mazhorancës për Presidentin pas shfuqizimit që ai i bëri zgjedhjeve të 30 Qershorit, Ilir Meta ka përqafuar një tezë të re politike. Duke shaluar një kalë ti ri beteje, me qëllimin për ti mbijetuar procedurave të shkarkimit, të nisura ndaj tij nga Parlamenti. Ilir Meta vetëm këto ditë dhe vetëm pas këtij votimi, që i hapi rrugën daljes nga zyra e Kreut të Shtetit, u kujtua të thotë se Parlamenti aktual është ilegjitim. Që nga korriku i 2017 kur u zgjodh President i Republikës me 87 vota, e…

Read More

Eliminimi i zakoneve të këqija si fjetja me televizorin ndezur në dhomë, mund t’ju ndihmojë të humbni kilet e tepërta, sipas një studimi të botuar në revistën ‘’JAMA Internal Medicine’’, sipas të cilit, gratë që lënë një dritë artificiale të ndezur gjatë natës kanë një probabilitet më të madh për t’u bërë obeze, raporton ata. Për këtë studim u ekzaminuan 44 000 gra të shëndosha të moshës nga 35 deri në 74 vjeç. Shumë prej tyre, rreth 17 000 flinin me një dritëz të vogël dhome si ajo e një ore alarmi, ndërsa mbi 13 000 lanë dritë ndezur jashtë…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ftuar kryeministrin Edi Rama që të shkojë në Presidencë së bashku me udhëheqësit e tjerë të opozitës për të bërë një marrëveshje politike për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Nga ana tjetër kreu i shtetit ka një sfidë për mazhorancën teksa shprehet se nuk e shkarkojnë dot. Meta thotë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve duhet zbatuar pasi ai ka hyrë edhe në Fletoren Zyrtare. Intervista e Presidentit Meta për televizionin “Al Jazeera” Gazetari (John T. Psaropoulos): Situata aktuale në Shqipëri përcaktohet si një “krizë kushtetuese”. Kushtetuta e përcakton Shqipërinë një “republikë parlamentare”, që…

Read More

Nga Mero Baze Zakonisht serbët e kanë si filozofi, që ngrenë mite mbi dështimet e tyre. Nuk di çfarë e ka gjetur PD-në, që kërkon të mitizojë dështimet dhe zbythjet e saj si suksese, dhe të kërcënojë me këto, shqiptarët. Dy javë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, gara e opozitës është kë të trembë më shumë me vitin 1997. Të gjitha kërcënimet me dhunë, Partia Demokratike i mbështet duke tentuar të ngrejë mitin e vitit ‘97, apo trazirat e vitit ‘98, si një triumf i PD. Dikush duhet t’ia shpjegojë Lulzim Bashës, se trazirat e vitit ‘97 nuk janë një…

Read More

Nuk kishte limite për asgjë. Më lehtë gjeje drogë se sa një pije. Persona që kishin abuzuar me pijen shihje kudo, madje edhe të shtrirë nëpër korridore, ndërsa nuk mungonin as orgjinë. Ishte kjo situata e filmuar nga televizioni britanik “Channel 4” në një udhëtim të çmendur përgjatë Mesdheut me kroçerë. Pasagjerët pretendonin se mund të blinin lehtësisht doza kokaine me vlerë 300 euro. Ndërsa të tjerë treguan se organizoheshin orgji në të gjithë anijen. Një pasagjer, i cili kishte paguar 1400 paund për një udhëtim 5-ditor, e vlerësoi eksperiencën e tij në anije si me të vërtetë të neveritshme.

Read More

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Ledio Lako, zbuloi sot në “E Diell” se është mision më vete t’ia marrësh shenjat e gishtërinjve. Kjo për shkak se ka një çrregullim që i shkakton djersitjen e duarve, aq saqë kur shkon në gjendje civile, është e pamundur t’i japë shenjat e gishtërinjve. “Po t’i shikoni duart e mia janë qull dhe për këtë arsye nuk më dalin shenjat e gishtërinjve.”, u shpreh aktori. Madje, ai rrëfeu një episod gjatë të cilit, grave të gjendjes civile iu desh të mblidheshin të gjitha në dispozicion të tij, sepse makineria e kishte të pamundur të…

Read More

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nesër në orën 09:30 është thirrur në Prokurorinë e Tiranës pasi do të njihet zyrtarisht me akuzën si i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Nga Pogradeci, Rama u shpreh sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Duke iu referuar, dosjes së lobimit rus, kryeministri tha se Basha nuk është më i dyshuar, por i akuzuar. “Arsyeja pse duan ta bëjnë Shqipërinë zhele për të mos hapur negociatat, është se ata e dinë se cfarë…

Read More

Lulzim Basha është kreu i tretë i opozitës, që merret i pandehur nga Prokuroria. Në dy herët e tjera, vendimet për hetimet e politikanëve të lartë të opozitës kanë rezultuar qartësisht të ndikuara politikisht. Për herë të parë, i pandehur është marrë Fatos Nano. I akuzuar për shpërdorimin e ndihmave italiane pas vitit 1990, Nano u bë i pari lider i opozitës që u hetua, iu hoq imuniteti dhe u dënua. Më pas, i pandehur është marrë Sali Berisha, pas vitit 1997. Atij iu hoq imuniteti, por nuk pranoi të depononte në Prokurorinë e socialistëve. I akuzuar për krime gjatë…

Read More

Teuta zhvilloi ditën e sotme, miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për Kupat e Europës. Në “Niko Dovana” të Durrësit, ekipi i Shkëmbit priti Laçin në miqësore, dhe ishin kurbinasit ata që fituan me shifrat 1-2. Në formacionin titullar, për durrsakët luante vetëm Todorovski, ndërkohë që blerjet e tjera e nisën nga stoli, ndërkohë tek kurbinasit binin në sy Turkaj, Teko apo Zaimi. Në pjesën e parë, shifrat ishin të bardha, dhe ekipet e mbyllën pa gola. Në të dytën, ishte Laçi që gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Në minutën e 73-të, Elvi Berisha, shënoi pas një krosimi…

Read More

Alba Hoxha dhe Albi Nako duket se e kanë ndërprerë marrëdhënien me njëri- tjetrin dhe këtë e tregon fakti se ata nuk ndiqen më në Instagram. Koreografi dhe balerina e kthyer prezantuese në “Klan” nuk janë më në listën e njerëzve që ndjekin në rrjetet sociale, siç u vu re nga “Xing”. Prej kohësh të shenjestruar nga media për llojin e marrëdhënies që kanë me njëri- tjetrin, ata e kanë mohuar gjithmonë të kenë një lidhje romantike. Dyshimet filluan nga postimet e tyre në Instagram, ku dukej se ishin në të njëjtat vende edhe pse nuk shfaqeshin bashkë. Asokohe, Albi…

Read More