Author: tirana

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po kthehen në një shqetësim mbarëbotëror. Sipas OBSH 1 mln persona përgjatë 24 orëve preken nga këto sëmundje. Shqipëria fatkeqësisht nuk ka shifra të sakta, por mjekët infeksionistë japin alarmin se sëmundjet seksualisht të transmetueshme hasen dhe në mosha të vogla madje dhe tek 12-vjeçarë. Pëllumb Pipero, mjek infeksionit: Nuk është çudi që pas kësaj moshe ta hasim në vijimësi deri tek 70-vjeçarët. E them me keqardhje sepse edhe në Shqipëri kemi shumë vajza, apo djem hyjnë në marrëdhënie seksuale para moshës 13 apo 14 vjeç. Lista e këtyre sëmundjeve është e gjatë, e po ashtu…

Read More

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan pasi më datë 13 qershor, pasi sulmuan me sende të forta eskortën e Kryeministrit Edi Rama, duke tentuar të pengojnë mitingun në këtë qytet. Prokuroria ka kërkuar burg për 5 prej tyre por gjykata ka vlerësuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ vetëm për kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd,  Bujar Vreto, kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqin si dhe për dy prej mbështetësve të PD-së, Bujar Kojku, nga Librazhdi dhe  Dashamir Boja, Cërriku. Për ish-deputetin e…

Read More

Ditën e sotme u bë zyrtar edhe lajmi që qarkullonte prej kohësh, se Mauricio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juves.Por, pritjen e gjatë, dhe faktin se bardhezinjtë kërkonin edhe Guardiolën për stolin, ka bërë që tifozët në rrjetet sociale, të shfrenojnë menjëherë fantazinë, dhe të bëjnë disa nga “memet” satirike më të bukura.

Read More

Nga Pusteci, ku ka zhvillon takimin e radhës me elektoratin dhe po prezanton kandidatin për këtë Bashki, kreu i qeverisë ka folur edhe për deklaratën e bërë nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, i cili u shpreh se kishte kërkuar që Maqedonia e Veriut të ndahej nga Shqipëria lidhur me procesin e çeljes së negociatave, pasi situata jonë politike është e trazuar dhe mund të ndikojë. Kryeministri Edi Rama tha se pati një komunikim me Presidentin atje dhe se ky i fundit e kishte sqaruar lidhur me deklaratën e bërë. Rama tha se Stevo Pendarovski, në dallim nga Presidenti i…

Read More

Nostalgjia për vendin ku kishte lindur dhe kishte kaluar shtatë vitet e para të jetës e sollën Oriklindën në Shqipëri tre vite më parë. Kujtimet e pakta të vegjëlisë përpara se të birësohej nga një çift italian në vitin 1991 lidheshin vetëm me figurën e një zonjë të dashur që nuk ishte e ëma por edukatorja e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë. Deri në ato momente ajo mendonte se ishte e vetme, e braktisur dhe siç i’a kishin cilësuar: jetime. Nga takimi me mësuese Vitoren përpara tre vitesh ajo zbuloi një të vërtetë që as nuk e kishte ëndërruar. Ajo…

Read More

Pak javë pas dasmës së Gaz Pajës, është zbuluar dhe surpriza që kolegët e “Portokallisë” i bënë aktorit. Delinda ka treguar për emisionin “Thumb” se aktorët i kishin përgatitur një këngë Gazit, që u martua me bukuroshen Ira Seferi. “Ishte nje surprizë për Gazin sepse ne i bëmë edhe një këngë. Kënga ishte për Gazin që u martua, krijoi familje”, është shprehur aktorja duke shtuar se ishin kënaqur shumë. Kush ishte shpirti i festës dhe kush bëri më shumv aheng? Sipas Delindës, shoqëria e dhëndrrit padiskutim që bëri zhurmë.

Read More

Pas përgjimeve të publikuara disa ditë më parë, gazetari i “Bild”, Pieter Tiede ka paralajmëruar sot se të tjetra publikime do të dalin në dritë në lidhje me pazaret elektorale. Këtë lajm e njofton vetë gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, materialet e reja do të publikohen nesër pasdite. Gazetari i gazetës gjermane këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe më parë, por sot ka dhënë kohën se kur ata do të bëhen publike për lexuesit e saj. Në përgjimet e mëparshme të gazetës “Bild”, shfaqeshin bisedat mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe Astrit Avdylajt, i konsideruar si…

Read More

Kreu i opozitës Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili riktheksoi sot nga Maliqi se opozita kërkon djegien e Shqipërisë. Basha thekson se ka një lajm të keq për kryeministrin, duke nënvizuar se Shqipëria nuk do të digjet dhe as opozita nuk do të trembet. Kreu demokrat thotë se fundit i tij dhe i veglave të tij në qeveri dhe Parlament, është i pashmangshëm. Reagimi i plotë i Bashës: Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një…

Read More

Në fillim menduam se ishte ndonjë foto e vjetër, pastaj u kujtuam se motrat Bregu janë dukur gjithnjë kaq të reja. Ka qenë Majlinda Bregu ajo e cila ka publikuar foton e këndshme me motrat Ornela dhe Rovena. Ato janë mbledhur më në fund bashkë, pasi Majlinda punon në Sarajevë, ndërsa Ornela jeton me familjen në Spanjë. Të treja të qeshura dhe mjaft në formë, Majlinda, Ornela dhe Rovena nuk i njohin vitet. Dhe çfarë t’ju themi më shumë sesa duken të mrekulkueshme:

Read More

Gazetarja 40-vjeçare Suela Musta, anëtare e AMA-s është lënë sot nga Gjykata e Elbasanit nën masën arrest shtëpie pasi akuzohet për korrupsion për shkak të dhënies së një licence sipas policisë në kundërshtim me ligjin. Masa e sigurisë për të arrestuarit e tjerë Për Bledar Karaj, arrest me burg , lindur dhe banues në Elbasan Për Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg…

Read More

Politikani i njohur Neritan Ceka iu përgjigj deklaratave të bëra dje nga Kryeministri Rama, duke thënë se flet me gjuhën e Elisa Spiropalit, ndërsa e sfidon në një garë sa i takon moshës prej 70- vjeçari, që Rama i përmendte.  Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ceka tha se qytetarët nuk duhet të dalin në votime në 30 qershor, duke treguar qytetari dhe të mos bëhen pjesë e një teatri të pështirë. Gjatë një takimi elektoral në Kolonjë, Kryeministri Rama tha se “e kishte zënë tartakuti Neritan Cekën që mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës, 70…

Read More

Një punonjëse e njësisë administrative Vergo në Delvinë ka ndërruar jetën aksidentalisht pasi ka rënë nga lartësia. Valentina Kotolloshi, 42-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji ne fshatin Vergo, kur ka rrëshqitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra. Për pasojë, ka marrë dëmtime në kokë dhe pjesë të trupit. Për shkak të plagëve, ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Sarandës. Aktualisht, po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës.

Read More