Author: tirana

Ditën e sotme është bërë publike edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja. Ky është grumbullimi i parë për Italianin, që do të debutojë në dy ndeshjet e qershorit ndaj Islandës dhe Moldavisë. Ajo që bie në sy është sërish një injorim për lojtarët e Superiore, përveç dy portierëve Alban Hoxha dhe Selmani, janë lënë jashtë Trashi apo Telushi të cilët ishin në përgatitjen paraprake. Sakaq, janë grumbulluar sërish lojtarë të cilët nuk kanë shumë minuta në këmbë, pa vënë për asnjë moment në dyshim cilësitë e tyre sportive, si Kumbulla, Grezda, Binaku…

Read More

Një aksion i madh policor ka finalizuar arrestimin e disa lojtarëve nga La Liga dhe Segunda Division në Spanjë, teksa 4 prej lojtarëve janë nga të rinjtë e Real Madridit, si dhe presidenti i klubit Huesca, Agustin Lasaosa, po ashtu edhe shefi i shërbimeve mjekësore të këtij klubi, Juan Carlos Galindo. *Agustin Lasaosa (60 vjeç) – President i Huesca Lojtarët e drejtuar nga Raul Bravo, shtoi këtu Borja Fernandez, i cili sapo mbylli karrierën tek Valladolid, Carlos Aranda, po ashtu i tërhequr dhe Samu Saiz, aktualisht tek Getafe, si edhe Inigo Lopez i Deportivo La Coruna kanë rënë në pranga…

Read More

Numri dy i qeverisë, deputeti socialist Erjon Braçe ka kujtuar sot 26 majin e 23 viteve më parë, duke e përcaktuar ate si ditën më të dhunshme elektorale në historinë e re 30-vjeçare të vendit, kur Shteti-policia, SHIK, rrahën barbarisht në qendrat e votimit socialistët. Vetë Braçe ka qenë “viktimë’ e asaj dhune, dhe sot, 23 vite më pas, teksa kujton tmerrin e atyre ditëve duke postuar edhe fotot e dhunës në faqen e tij ne Facebook ka nje paralajmerim te forte. “Kush mendon se  do të mundë e të zhbëjë Partinë Socialiste me dhunë, ta harrojë!Kjo parti-pavarësisht se ndryshon, përtërihet,…

Read More

Incidenti mes Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe gazetares Enkelejda Mema është keq interpretuar. Skënder Gjinushi thekson se në bashkëbisedim përdori kriterin e proporcionalitetit duke nënkuptuar se incidenti mes tyre ndodhi pasi gazetarja ishte e revoltuar.Gjinushi shprehet se s’do kishte kandiduar nëse nuk do ishte shtyrë pothuajse nga të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave. Zërave që e veçojnë nga shkenca ju përgjigjet se ndihet si Zinedin Zidan që nuk luan më futboll por është trajner.Në takimin e parë me Edi Ramën në cilësinë e Kreut të Akademisë së Shkencave e ka këshilluar Kryeministrin që zgjidhja me opozitën të gjendet…

Read More

Konfirmohet lajmi i mbrëmjes së djeshme për largimin e Genaro Gatusos nga stoli i Milanit. Ka qenë vetë tekniku që për nëpërmjet një deklarate për La Repubblica ka konfirmuar “divorcin” me kuqezinjtë. “Vendimi për t’u larguar nga Milani nuk është i lehtë, por është një vendim që duhet ta marr. Nuk kishte një moment të saktë, në të cilin e pata peshuar këtë vendim. Ishte shumatorja e këtyre 18 muajve si trajner i një ekipi, që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerët. Këto muaj jetova me pasion të madh, ishin 18 muaj të paharrueshëm. A po…

Read More

Marrëdhënia në çift mund të duket si gjëja më e vështirë në botë, ndërkohë që është shumë herë më e thjeshtë nga ç’e planifikoni në kokën tuaj. Mjafton thjesht të zhvisheni nga komplekset dhe t’i jepni mundësinë vetës të eksploroni njëri-tjetrin. Për të gjithë ata që janë të ndrojtur, mund t’ju vijnë në ndihmë shenjat e horoskopit. Pikërisht kështu, yjet zbulojnë se cilat janë zonat erogjene të partnerit. Pjesa tjetër është në dorën tuaj. DASHI: Nuk është edhe aq e vështirë të ndezësh epshin tek një person i shenjës së dashit. Mjafton të kaloni butësisht duart në flokët e tij…

Read More

Instagram vjen me risi në fushën e videove. Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV. Videot në IGTV, si rregull, duhet të jenë të filmuara vertikalisht, jo në formatin e zakonshëm “landscape”. Por, se fundmi përdoruesit e kësaj platforme mund të nisin t’i ngarkojnë videot në çdo lloj pozicioni. Nëse doni mund të ktheni ekranin horizontalisht dhe të t’i shihni në “full screen”. Bashkëthemeluesi i Instagram Kevin Systrom deklaroi: Vizioni ynë është ta bëjmë IGTV një destinacon me materiale të mira, nuk ka rëndësi se si është filmuar, por mjafton…

Read More

Arba Kokalari, mbesa e Mysyne Kokalarit, e përndjekur nga regjimi komunist, arriti që të marrë zemrat e popullit suedez e kësisoj të zgjidhet si eurodeputetja e parë shqiptare. Arba Kokalari, është e bija e Bardhyl Kokalarit, ambasadorit të parë shqiptarë në Suedi, por që akuzohet nga shkrimtari Ismail Kadare, si personi që kishte punuar kundër marrjes së çmimit “NOBEL” nga ai. Kadare do të akuzonte Kokalarin si personi që kishte ndikuar tek juria suedeze për të mos i dhënë çmimin “NOBEL”. “Një ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi, ka kundërshtuar nominimin tim me këtë çmim. Ky ishte një veprim skandaloz, saqë…

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë. Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë. Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit janë plagosur të paktën dy policë të Kosovës.

Read More

Me urdhër të Prokurorit të shtetit është duke u zhvilluar një aksion i madh i Policisë së Kosovës, në komunat veriore ku dyshohet për kontrabandë dhe krim të organizuar të disa zyrtarëve policorë dhe zyrtarëve doganorë. 200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pjesëmarrës në aksionin i cili aktualisht është duke u zhvilluar në Veri të Mitrovicës. Dyshohet për dy policë të plagosur, gjatë këtij aksioni.

Read More

U konstatua se kishte blere 170 m2 apartament tek firma të cilës i kishte dhënë me gjyq leje ndërtimi shkarkohet nga detyra kreu i gjykatës Fier Roland Jaupaj. Japupaj nuk ishte i pranishëm në seancën e vendimit si një ditë më parë kur u njoh me rezultatet e hetimit, ndërsa veç apartamentit atij i rezultoi probleme edhe me 13.000 euro të disponuara nga bashkëshortja. KPK nga hetimet zbuloi se këto para ishin të pajustifikuara pasi ishin i ftuar nga gruaja e gjyqtarit me një kontratë që ajo kishte me tezen e saj për shitjen e një prone.

Read More

Tregtarët e sendeve të përdorura në Korçë janë zhvendosur sërish, duke ardhur pranë oxhakut të TEC-it, në një hapësirë që Bashkia ka niveluar, duke e shtruar me çakëll. Por kushtet sipas tregtarëve sërish kanë mbetur të njëjta, dhe problemi më I madh për ta është rruga e pasistemuar, që në kohën e reshjeve është gjithë baltë dhe në kohë të mirë ngrihet një re pluhuri që e bën për ta shumë të vështirë tregtimin në këto kushte. Ata kërkojnë që bashkia t’u sigurojnë kushtet minimale të një tregu, pasi janë rreth 50 tregtarë që mbajnë familjet me të ardhurat e…

Read More