Author: tirana

Spartak Ngjela deklaron se Presidenti nuk ka formim juridik dhe zgjedhjet vendore nuk shtyhen, e sipas tij nuk duhet të bëhen më lojëra ndaj Kushtetutës. I ftuar në emisionin “Open”, Ngjela tha se socialistët nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim. “Shqiptarët duhet të maten mirë kur zgjedhin presidente se nuk janë treguar profesioniste. Data është në kushtetutë, por si Meta dhe Basha nuk kanë optikë juridike. Ata thonë po sikur Rama nuk ka shtet. Çështja është se nuk duhet të bëhet asnjë lëshim. Nuk tha njeri të ikin nga zgjedhjet apo të lejnë mandatet. Çdo gabim ka kostot e tyre…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një 27-vjeç me inicialet E.M., është plagosur nga një shtetas me inicialet N.N., pranë një parking hoteli në Sauk dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë bërë të ditura motivet dhe rrethanat e ngjarjes ndërkohë mësohet se Policia ka ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorit.

Read More

Pas sigurimit të objektivit për të dytin sezon radhazi, pra Champions-in, tek Interi është koha të mendojnë për merkaton. Fillimisht do duhet diskutuar me Luçiano Spaletin, mënyra e duhur për t’u ndarë me pozitivitet, më pas do jetë radha e ndryshimit. Në stol pritet të ulet Antonio Konte, i cili ua ka paraqitur drejtuesve interistë listën e dëshirave, me në mendje një skuadër sulmuese. SULMI – Marota dhe Auzilio, me të mësuar kërkesat, kanë nisur punën. Kontaktet janë prej kohësh të avancuara për Edin Xhekon e Romës. Zërat e një tentative të Fenerbahçes për të “rrëmbyer” boshnjakun i ka shuar vetë…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar të gjitha njësitet e Ushtrisë së Serbisë të jenë në gjendje gatishmërie për një intervenim të mundshëm në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se reagimi i tij vjen pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës që raportohet se ka arrestuar disa pjestarë serbë të policisë në Mitrovicë, Zubin Potok dhe komuna tjera në veri të vendit. Vuçiç ka reaguar menjëherë duke ngritur ushtrinë në gjendje gatishmërie për ndonjë ndërhyrje të mundshme në Kosovë, raportojnë mediet kosovare.

Read More

Eno Mata u qëllua mëngjesin e sotëm, në një atentat në fshatin Poro të Vlorës ku mbeti i plagosur, ndërsa gjatë pritës me armë zjarri mbeti i vrarë shoku i tij Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç. Mata njihet si një person me precedentë penalë, i akuzuar në Greqi si pjesë e grupit të shqiptarëve që vranë avokatin e njohur, Mihalesi Zafeiropoulos. Lidhur mbi ngjarjen e mbrëmshme ka folur edhe motra e Enea Matës Iliana tha në një emision televiziv se kishte komunikuar me vëllain, dhe ai e kishte siguruar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. “Për përfshirjen e tij në vrasjen…

Read More

Janë sërish bashkë, të paktën kjo është e sigurt në koncertin e Ritfolk-ave më 8 qershor. Dy vokalistët Altin Gocin dhe Saimir Brahon i gjejmë në prova me këngën aq të famshme “Dëshirë dhe heshtje”. E pas saj do të vijnë “Endërroj”, “Drejt fatit tim” etj. “Ritfolk”-at janë disa ditë para koncertit, dhe ia besojnë Top Channel-it daljen e parë për lajmin e mirë. “Po. E vërtetë është. U bë gati 22 vjet që Ritfolku është ndarë dhe më në fund po rikthehemi për një surprizë të bukur. Për një koncert Reunion”, tha Altin Goci, vokalist. Top Channel: Si ju vajti…

Read More

Një fotografe franceze ka kapur portretet e ish-punonjëseve të seksit në një azil në Meksikë. Fotot janë pjesë e një projekti 8-vjeçar të Benedicte Desrus, e cila shkoi në Casa Xochiquetzal, aty ku jetojnë femra të moshës mbi 55 vjeç, të cilat i kanë shpëtuar më në fund rrugës. Të gjitha fotografitë e grave janë bërë nga viti 2008 në vitin 2016 dhe janë përmbledhur në librin “Dashnoret më trime”. Casa Xochiquetzal ka qenë më parë një muze boksi. Hapësirat e mëdha të godinës janë rehatia e parë që gëzojnë ish-prostitutat pas shumë vitesh dhune, shfrytëzimi dhe pasigurie ekonomike. Kjo…

Read More

Vetëm kjo javë ju ka mbetur maturantëve që të mbyllin shkollat e mesme dhe të nisin procesin e gjatë të provimeve. Ndaj ne ju këshillojmë të bëni “natën ditë” dhe të përmirësoni sadopak mesataren, pasi këtë vit për t’u pranuar në universitete ajo është rritur. Nëse do konkuroni për degët e mësuesit bëni kujdes, pasi mesatarja e viteve të gjimnazit nuk do jetë më 7, por 7.5. Ndërsa është rritur dhe mesatarja për të gjithë degët e tjera. Ajo nga 6 që ishte bëhet 6.5. Rritja e mesatares mund të penalizojë shumë të rinj, pasi nuk ka sesi ata të…

Read More

Ai është një këngëtar që ka spikatur në skenën e muzikës live me zërin e tij. Një këngëtar i talentuar, i cili pas 20 viteve karrierë ka sjellë për publikun këngën e tij të parë, “Edhe pak lule”. Bëhet fjalë për Merland Kademin, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur jo vetëm për këngën, por edhe për të treguar historinë e tij të dashurisë me Benereta Kademin. Ata janë të martuar që prej vitit 2005 dhe kanë një djalë. Gjatë emisionit, ata treguan se dashuria e tyre ka lindur natyrshëm pasi përpara…

Read More

Ajo është një nga vajzat më të talentuara të skenës muzikore shqiptare. Arilena Ara ishte e ftuar sonte në natën finale të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, për t’ju përgjigjur pyetjeve të vogëlushëve, por edhe të Alketa Vejsiut. Ishte pikërisht pyetja e drejtueses së spektaklit që Arilena Ara të tregonte nëse dikush i ka rrëmbyer zemrën. Pyetje: Pranoni aplikimet për boyfriend (për të dashur)? Arilena Ara: Jo është full, nuk pranojmë aplikime për boyfriend. Pyetje: A është e vështirë të jesh këngëtare apo tralala gjithë jetën? Arilena Ara: Është gjëja më e vështirë, sepse presioni i kohës është diçka më…

Read More

I njohur për shprehjen “I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, kur kandidoi në 2001-shin për deputet, Hasbi Kasa ka vendosur të kandidojë sërish, këtë herë për bashkinë e Këlcyrës. Teksa premton legalizimin e hashashit dhe prostitucionin, Hasbi Kasa ka edhe një mallkim për ata që nuk do ta votojnë: Iu thaftë krahu e mendja, e mbetshin të ngrirë në jetën e tyre! “Jam alternativa dhe zgjidhja e të gjitha problemeve që mund të kenë njerëzit. Nuk është faji im që nuk fitoj, është faji i tyre që nuk hedhin votën. Nuk heq njeri nga puna, vetëm pozicione…

Read More