Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka mbajtur fjalën e tij në Parlamentin e Serbisë në lidhje me arrestimet e ndodhura sot në Kosovë, ku janë prangosur serbë dhe boshnjakë. Vuçiç, duke komentuar arrestimin e serbëve, tha se “ata janë lidhur si kafshë”. “Qëllimi i arrestimit të sotëm të serbëve në veri ishte që të frikësohen, që të terrorizohen dhe të mos ngrenë kokë përballë shqiptarëve. Qëllimi i vetëm i shqiptarëve është që të marrin veriun. Reagimi i Beogradit po planifikohet”, tha kreu i shtetit serb. Sipas Vuçiç, serbët e arrestuar janë lidhur si kafshë, kurse ata pak shqiptarë të prangosur,…
Author: tirana
Ish-kandidati i Bindja Demokratike për Lezhën, Salvador Kaçaj, rrëfen se vendimin për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit, e mori pasi pa që qeveria, në pjesën më të madhe të vendit, ka vendosur të bëjë zgjedhje me vetëm një kandidat. Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i Komunës së Shëngjinit thekson se jo pak ndikim në vendimmarrjen e tij për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhje, ka pasur edhe një takim që ka zhvilluar me ish-Kryeministrin Berisha, këshillat e të cilit fton t’i dëgjojë edhe Kryeministri Rama. Z. Kaçaj, ju keni qenë drejtues i pushtetit vendor në Shëngjin…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sonte në darkë deputetët e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e qarqeve. Burime, bëjnë me dije se mbledhja do të organizohet për të diskutuar situatën politike në vend. Partia Socialiste ka vendosur datën 1 Qershor për hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërkohë që vetëm një ditë më vonë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare para Kryeministrisë.
Në një deklaratë për mediat, demokratja Grida Duma ka denoncuar qeverinë ‘Rama”, ndërsa është shprehur se kjo qeveri është më e korruptuar. “Në ditët e fundit të saj qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë. Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri. Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta por dhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët janë konsideruar sekret shtetëror”, u shpreh Duma. Më tej ajo ka…
Trajneri I ri të Kombëtares Edy Reja është rrëzuar në përfundim të konferencës për shtyp me gazetarët, ku edhe prezantoi listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Islandës dhe Moldavisë. Megjithatë, duket se e ka marrë me sportivitet, pasi i pyetur nga gazetarët nëse kjo do të ishte një “skemë” për të marrë penallti, është përgjigjur se kjo do të ishte ideale, shkruan A2. “Duhet të bëjmë kujdes, sidomos në goditjet standarde, apo ridhëniet anësore, sepse ata kanë një skuadër me lojtarë të lartë, ndërsa lojtarët tanë janë pak të vegjël”, shpjegon më pas trajneri.
Ministria e Brendshme terheq vemendjen per gjithe shqiptaret qe kane ne plan te hyjne ne nje nga vendet e Shengenit, qe perpara se te planifikojne udhetimin te verifiikojne vlefsherine e pasaportave. “Verifiko vlefshmërinë e dokumentit, para se të planifikosh një udhëtim!”-apelon Ministria e Brendshme. Duhet te keni parasysh, qe ne 90 ditet e fundit te vlefshmerise se pasaportes biometrike, nuk mund te udhetoni ne vendet e zones Shengen. “Mos e liri per ditet e fundit rinovimin e dokumentit te udhetimit, aplikoni me heret”0 njofton MB.
Prokuroria e Krimeve të rënda nis hetim pasuror për gjashtë të arresutuarit si të dyshuar për përfshirjen në grabitjen e ndodhur në Aeroportin e Rinasit, më 9 prill të këtij viti, kur mbeti i vrarë Admir Murataj. Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se krimet e rënda disponojnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme. Ata i kanë paraqitur kërkesa bankave, hipotekës dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor për origjinën e këtyre pasurive. Hetimi pasuror ka nisur për Ragip Hajdinin, Elton Piklin, Alkond Bengasin, Renaldo Sulajn, Oltjan Veselin, Saimir Celën dhe familjarët e tyre. Lidhur me dosjen e grabitjes së…
Duket se bukuroshja Nevina Shtylla nuk i ka rezistuar dot rrezeve të para të diellit dhe ka vrapuar drejt detit por ka modifikuar shpejt edhe veshjen e saj. Nevina parapëlqen fustanet e fundet shumë të shkurtër me këpucë sheshe ose me ngjyra që thyejnë të tërën. E qeshur si gjithmonë dhe lozonjare, Nevina sjell gjithmonë një atmosferë të ngrohtë në publik.
Vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm (28 maj) në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk. Vetëdorëzimi i Ndue Ndoit u bë disa orë pas ngjarjes. Ndoi është nënkomisar në qytetin e Lezhës dhe ndodhej në Tiranë për të ndjekur një kurs pranë Akademisë së Sigurisë. Mësohet se sherri ka nisur për parkimin e një makine. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor.
Rreth 990 tableta me lëndë narkotike e dyshuar ‘ekstazi’ janë sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një kontrolli në afërsi të shkollave dhe universitetit. Bazuar mbi provat e grumbulluara gjatë hetimit 3 – mujor me metoda speciale gjatë operacionit të koduar ‘Pedonalja’ është arrestuar një 24-vjecar me inicialet M.K. Sipas bluve i riu shpërndante lëndë narkotike Ekstazi në afërsi të shkollave të mesme dhe Universitetit, Gjatë kontrollit Policia i gjeti një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike “ekstazi”, të cilat po i shpërndante. Në vijim të kontrollit, në një banesë që ky i ri e mbante…
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka quajtur Matias. Lajmin e bën publik vetë Ina, ku ndër të cilat thekson se djali ka ardhur në jetë që në datë 20 maj. Në një status në rrjetet sociale, zëdhënësja e PD nuk lë pa përmendur edhe kontributin e mjekëve që janë përkujdesur për të. “Falënderim i veçante! 20 Maj, ishte dita me e lumtur dhe kuptimplote e jetes time dhe te Fabit, Zoti na bekoj me djalin tone MATIAS ! Nipi i pare, i…
Presidenti Ilir Meta priti sot një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtues të Senatit e Kongresit Amerikan, si dhe të Këshillit të Atlantikut me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga z.Damon Wilson. Presidenti Meta njohu delegacionin mbi zhvillimet dhe sfidat në rajon, prioritetet e Shqipërisë në kontekstin e integrimit europian, si edhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA.Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe…