Author: tirana

E dinim që Facebook herët a vonë do të prezantonte reklama në aplikacionin WhatsApp, por tani kemi konfirmimin. ”I vetmi ngushëllim është se, të paktën për momentin, reklamat dhe sponsorët do të shfaqen në listën e përditësimeve të shteteve (që do të thotë që reklama për një shtet nuk do të shfaqet në një shtet tjetër), që do zhduken pas një periudhë të caktuar”, shkruhet në gazetën italiane ”Il Corriere della Sera”. Gjatë Samitit të Marketingut të Facebook që u mbajt në Holandë, grupi zbuloi disa detaje rreth asaj se çfarë do të ndodhë në vitin 2020, kur kompanitë dhe…

Read More

Erion Braçe aktualisht zv/kryeministër i Shqipërisë, numri 2 në vend gjatë një vëzhgimi të të dhënave të pasurisë, bazuar në “Open Spending Albania”, rezulton se në shtëpi duhet të ketë “kryeministër” gruan. Me sa duket gruaja ia mbledh të ashtuquajturit “rebel të qeverisë”. Pasuria e tij në vite ka ndjekur trendin e politikanëve duke u rritur ndjeshëm. Në 2003, Braçe deklaronte vetëm një shtëpie banimi të tijën, një tjetër në bashkëpronësi me prindërit, pagën si gazetar dhe kryeredaktor, bashkë me një kredi. Edhe në vitin 2004 thuajse situata e tij financiare është e njëjtë. Në vitin 2005, ndryshimin e bën…

Read More

Policia greke ka arrestuar 23-vjeçarin shqiptar që u arratis mbrëmjen e së hënës nga burgu i Avlonës në Greqi. Albiano Xhezairi u kap në lagjen “Omonia” të Athinës. Ai u identifikua në qendër të kryeqytetit grek pas kërkimeve intensive nga ana e autoriteteve. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për të kapur të arratisurin e dytë nga burgu i Avlonës, një 21-vjeçar sirian. Dy të burgosurit mundën të arratiseshin nga qelia në kushte të paqarta dhe të kapërcenin më pas murin rrethues të burgut. Një oficere policie që po patrullonte në zonë jashtë perimetrit të burgut, qëlloi me armë në ajër kur pa…

Read More

Bëhet fjalë për kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro, të cilat u nxorën ditën e sotme, më 28 maj, në qarkullim, nga Banka Qendrore Europiane. Këto kartëmonedha ofrojnë mbrojtje më të mirë nga falsifikimi, duke i bërë kartëmonedhat më të sigurta. Kartëmonedha prej 100 euro është e dyta më e rëndësishme pas asaj 50 euro, dhe përbën 23% të të gjitha kartëmonedhave në qarkullim. Ndërkohë prerjet 200 euro, përbëjnë 1% të kartëmonedhave totale në arkkullim. Karakteristika e veçantë e sigurisë e këtyre kartëmonedhave është simboli €, që sillet rreth numrit dhe që mund të shihet në dritë. Në videon…

Read More

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës. Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut. Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit. Panxhari ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionin, lëkurën dhe ndihmon për parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës. Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht. Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij në receta të ndryshme janë tepër të larmishme. Në recetën…

Read More

Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë në qendër të vëmendjes të mediave prej kohësh. Ato asnjëherë nuk e kanë pranuar se ka diçka më shumë se shoqëri mes tyre, gjë që ka rritur akoma më shumë kuriozitetin e publikut dhe të portaleve për të ditur më shumë për ta. Disa ditë më parë, Butrinti dhe Kiara publikuan dy foto ku shfaqeshin pranë njëri-tjetrit në një fushë golfi, duke zbuluar kështu se kjo e fundit do të jetë e pranishme në videoklipin e ri të këngëtarit, me titull ‘Hajt Hajt’. Kjo foto bëri që nëpër portale të flitej sërish për…

Read More

A keni menduar ndonjëherë se ku po shkon jeta juaj? Me ndihmën e këtij testi emocional ju mund të kuptoni se ku mund të gjeni stabilitetin emocional dhe të mbështetni nevojat tuaja të jetës. Shikoni busullën dhe zgjidhni një drejtim: nëpërmjet këtij testi emocional do të gjeni se ku po shkon jeta juaj VERI: Veriu është i lidhur me nevojën për pavarësi dhe nevojën për hapësirën e vet personale. Nëse zgjodhët këtë drejtim, ka shumë të ngjarë që të kalosh kohë vetëm dhe të pastrosh mendjen nga shqetësimet. Ju jeni duke pritur për një qëllim të ri në jetë dhe…

Read More

Deputeti i CDU/CSU, Mark Hauptmann, i cili është njëkohësisht edhe antar i Komisionit të Çështjeve Ekonomike, por dhe i Komisionit të Politikës së Jashtme në Bundestag ka reaguar në lidhje me krizën politike në Shqipëri. Sipas Hauptmann, shtyrja e zgjedhjeve është kërkesë për ndryshim të Kushtetutës. Hauptmann shprehet se Gjermania nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të Shqipërisë. ‘Shtyrja e zgjedhjeve është kërkesë për ndryshim të Kushtetutës. Ne s’kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve.  Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë’, u shpreh deputeti. Kujtojmë që disa ditë më parë në një deklaratë të përbashkët…

Read More

Dashi dhe Bricjapi Dashi është një shenjë e zjarrit dhe personat që kanë lindur në këtë shenjë te zodiakut janë idividë aktivë që I kushtojnë shumë rëndësi aspekteve fizike të jetës. Dashi është bekuar me kurajo, por disa herë bëhen të padurueshëm. Personat qe I perkasin kësaj shenje nuk pershtaten lehtë. Pe ta qëndrueshmëria dhe besueshmëria duken të mërzitshme, monotone dhe kushtëzuese. Ana me e theksuar e Bricjapit është shpirti I tyre konkurrues. Fatkeqësisht edhe personat e dashit janë konkurrues dhe kjo mund të jetë një pengesë serioze për të arritur një marrdhënie harmonike. Në ndryshim me Dashin, ambicia më…

Read More

Blogerja Armina Mevlani është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale. Armina është shumë aktive, pasi publikon foto dhe video nga përditshmëria. Së fundmi, ajo ka publikuar në ‘Instastory’ foto të një kulete, Versace dhe ka treguar se për ta blerë ka rrezikuar fluturimin për në Milano. Theksojmë që çanta ‘kuletë’ çmimin ‘retail’ e kishte rreth 2 mijë dollarë por tani është bërë me ulje dhe kushton vetëm 987 dollarë, në këtë mënyrë  Armina nuk kishte pse ta humbiste këtë ofertë.

Read More

Kantautori i njohur Alban Skënderaj mesa duket po përjeton periudhën e tij më të mirë, qoftë nga ana profesionale, por edhe nga ana personale. Ai ka ndarë vetëm para 3 ditësh një lajm që me siguri ka gëzuar të gjithë fansat e muzikës së tij. Alban Skënderaj, do të mbajë një koncert madhështor më datë 19 qershor në Prishtinë. Ai do të ngjitet në skenën e sallës “1 tetori”, për të interpretuar live këngët para publikut kosovar. “Hapësira e një ëndrre” është titulluar ky koncert solistik, që do të sjell interpretimin e repertoarit të këngëtarit ndër vite. Ka qenë vetë…

Read More

Duket se që kur është larguar nga poltika ka rifituar lirinë. Bëhet fjalë për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila edhe pse larg politikës vazhdon të tërheqë vëmendjen me jetën personale. Pak minuta më parë, ish-kryeparlamentarja ka publikuar në ‘Facebook’ një foto pranverore ku shfaqet tek lumi i Bunës në Shkodër. Topalli shfaqet e buzëqeshur teksa mban të veshur një fustan vishnje me kompozime të bardhë. Mirëpo, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve janë vargjet e shkrimtarit Gjergj Fishta, të cilat politikania i ka shkruar krahas fotos. ‘Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’…

Read More