Lulzim Basha këtë herë nga Elbasani ka refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.Basha tha se ka dëgjuar se Rama, është gati për qeveri “Rama-Basha, por sërish ai është i pa lëkundur për të mosbashkëpunuar. “Mirënjohje për këtë mesazh të vendosur që ushton nga zemra gjeografike e Shqipërisë, nga Elbasani, që ushton nga qytetarët, nga të rinjtë dhe të rejat. Nuk kam mesazh më të qartë se ky, betejës së shqiptarëve për liri, sa vijnë edhe u shtohen radhët, cdo ditë e bën më të madh bashkimin tonë, se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës…
Author: tirana
Dua Lipa njihet për stilin e saj të veçantë në veshje. Këngëtarja është shfaqur shumë seksi në fotografitë e fundit të publikuara në Instagram. Këngëtarja ka pozuar e veshur me një këmishë dhe fund të zi të çarë deri në bel. Ndërsa ka zbuluar edhe ‘armën e saj’ të fshehur në të brendshme. Në një foto ajo tregoi telefonin e saj të vendosur në rripin e brekëve dhe shkruan: “E armatosur dhe e rrezikshme.”
Ellen DeGeneres ka treguar se njerku i saj pretendonte ta prekte atë tek gjoksi kur ishte 15-vjeçare dhe tha se nëna e saj nuk e besoi këtë histori për vite me radhë, shkruan DailyMail. Ellen DeGeneres ka rrëfyer për abuzimin seksual nga njerku i saj, kur ishte adoleshente. Nëna e Ellenit, Betty, e cila ka mposhtuar kancerin në gji, fillimisht nuk i besoi vajzës dhe qëndroi me partnerin për 18 vjet. Ellen nuk pranoi ta tregonte emrin e njerkut gjatë intervistës. Në vitin 1973, kur Ellen ishte në moshën që tha se është abuzuar seksualisht, nëna e saj ishte martuar…
‘Daily Star Online’ ka zbuluar në mënyrë ekskluzive se Rita Ora dhe reperi i njohur, Sean Paul, kanë inçizuar në mënyrë sekrete dy këngë, njëra prej së cilës titullohet ‘Call On Me’ dhe do të publikohet gjatë këtij viti. Në prapaskenat e ‘Radio 1’s Big Weekend’ në Middlesbrough, Sean ka folur me ‘Daily Star’ dhe është shprehur kështu: “Unë dhe Rita njihemi prej një kohe të gjatë tashmë. Ne kemi punuar bashkë dhe tani po vendosim se cila nga këngët është e duhura për të publikuar në fillim. Janë dy këngë. Mua më pëlqen shumë njëra prej tyre. Tingëllon shumë…
Kujtim Gjuzi është një prej deputetëve të rinj në Parlamentin shqiptar pas dorëheqjes masive të deputetëve të PD-LSI. I ftuar në “Top Channel”, ai tregoi se pak më herët kishte vizituar në burg një personazh të njohur të vitit ’97, Nehat Kullën. Ky i fundit, është i njohur edhe si i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997. Kundërshtarët politikë, të kohës, të Fatos Nanos publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën, duke deklaruar se Nano kishte lidhje me kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë. Por përse ka vizituar Nehat Kullën në burg, deputeti dhe Kryetar i…
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron të gjithë shqiptarët për blerjet on line. Përmes një informacioni sqarues të shpërndarë për mediat, DPD thotë se nga detyrimet e importit përjashtohen ato mallra që e kanë vlerën të papërfillshme e që nuk e kalojnë 22 euro. Po ashtu përjashtohen ato dërgesa që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro. NJOFTIMI I PLOTEInformacion sqarues mbi udhëzimin e DPD mbi blerjet online Nisur nga interesi i disa mediave mbi Udhëzimin e nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme…
Alastair Campbell, ish-shefi legjendar i komunikimit për Tony Blair, është përjashtuar nga Partia Laburiste pas deklaratës se kishte votuar Liberal Demokratët në zgjedhjet evropiane, e kjo për shkak të mbështetjes së tyre për një referendum të dytë të Brexit. Këtë lëvizje, përkrahësi i fushatës “vota e popullit” e përshkroi si “të trishtë dhe zhgënjyese”, aq më tepër kur siç tha, ndjeu se një gjë e tillë ndodh në ditën kur lidershipi laburist u duk se po lëvizte drejt mbështetjes së një votimi tjetër për Brexitin pikërisht në sfondin e eksodit nga kjo forcë politike të përkrahësve të idesë së qëndrimit.…
Ajo çfarë hani nuk ndikon vetëm në kilogramët tuaj por edhe në shëndetin e stomakut. Problemet me tretjen variojnë që nga fryrja, dispepsia (mostretja), përzierje të stomakut dhe diarreja. Në fakt, dhjetëra miliona njerëz vuajnë nga këto sëmundje. Por cili është shkaktari më i madh i këtyre problemeve? Xhinxheri Xheli i Aloes Jamballi Çaji i kamomilit Kopra
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, raporti dje në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018. Në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve, atij të Ligjeve dhe të Sigurisë, Kryeprokurorja u pyet disa herë për dosjet “339” dhe “184”, që kanë të bëjnë ndër të tjera edhe me shitblerjen e votës. Deputetët e opozitës, Lefter Maliqi dhe Myslym Murrizi, ishin më të drejtpërdrejtë me pyetjet dhe komentet e tyre. Murrizi, nga ana e tij, theksoi se prokurorët nuk kanë zbardhur asgjë dhe e kanë zvarritur këtë çështje. Ndërkohë, Arta Marku dha disa përgjigje që ishin dekurajuese për sa…
Në datë 2 qershor në orën 19:00 Partia Demokratike dhe forcat e tjera që janë në koalicionin opozitar kundër qeverisë Rama do të zhvillojnë në Tiranë protestën e shtatë kombëtare. Por ku do të jetë Rama pasditen e së dielës? Në datë 2 qershor në orën 19:00, një ditë pas hapjes së fushatës në Tiranë, kreu i qeverisë dhe socialistëve do të jetë në qytetin e Lezhës. Rama ka zgjedhur këtë bashki të dielën për të çelur fushatën për zgjedhjet lokale, teksa Basha do të protestojë poshtë zyrës së tij duke i kërkuar sërish largimin. Dy palët janë shumë larg zgjidhjes…
Ndaj Laçit, bardheblutë e Tiranës luajtën një ndeshje deçizive sa i përket objektivave të këtij sezoni, që ishte lufta për mbijetesën. Por protagonistë janë bërë edhe tifozët bardheblu, të cilët në kor kanë thirrur “Allahu Ekbar”. Krye-tifozi i Tiranës siç shihet dhe në videot e më poshtme iu drejtohet tifozëve të tjerë më fjalën “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi”. Pas drejtimit më këto fjalë, tifozët i përgjigjen me “Allahu Ekbar”. Pikërisht ky moment ka vënë në lëvizje edhe forcat antiterror, të cilët kanë shoqëruar për nxitje të urrejtjes fetare edhe një anëtar të “Tirona Fanatics”,…
Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Një përmirësim në sferën sentimentale, por ju ende duhet të prisni për të marrë dashurinë tuaj mbrapa. Kini besim, çdo gjë do të zgjidhet së shpejti. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të shpresojnë për surpriza të reja. Puna: Edhe nëse nuk ju pëlqejnë ndryshimet e programit, fatkeqësisht nuk do të keni zgjidhje. Mos i harroni qëllimet tuaja. Demi Dashuria: Nga sot do të jeni të vetëdijshëm se pasionet dhe emocionet bëhen më intensive. Ju do të…