Author: tirana

I ftuar në “My Living” në Vizion Plus, Sokol Balla ka folur dhe për udhëtimet të cilat janë dhe pasioni i tij. Ai ka rrëfyer se i shfrytëzon këto udhëtime duke ecur sepse kështu e shijon më shumë vendin të cilin po viziton. 24 kilometra ka qenë ecja ime më gjate. Për shumë orë në fakt, nga mëngjesi deri në darkë në Myanmar. Kur kam arritur natën në hotel, nuk i ndjeja këmbët. Por, e para ishte shumë bukur. E dyta, unë rrallë herë udhëtoj dhe vetëm dhe kur je vetëm nuk ke asnjë impenjim tjetër. Por rekordet e moderatorit…

Read More

Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit. Në këtë artikull do të mësoni për katër gabimet që bëni në nisjen e dietës, të cilët pengojnë suksesin e saj, shkruan Mapo.al. Zgjedhja e ushqimeve të lehta Në ditët e sotme, tregjet janë të stërmbushura me produkte të ashtuquajtura të lehta që kanë pak kalori.Këto produkte janë pakëz gënjeshtare për vetë faktin se mund të kenë më pak kalori por kjo nuk do të thotë se nuk kanë sheqer ose yndyrna.…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Meta që të nisë procesin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Manjani shprehet se në situatën në të cilën ndodhet vendi, është në të drejtën Kushtetuese dhe ligjore, që Presidenti ta shtyjë datën e zgjedhjeve. “Pa dyshim, fillimi nga Presidenti i Republikës i një proçesi ri-dekretimi të datës së zgjedhjeve lokale, do ishte krejt normal në këtë situatë anormale që gjendet vendi. Unë jam dakort me konstatimin e Tij të para dy ditëve që “…. parimet kushtetuese prevalojnë ndaj çdo formaliteti…” Ligjërisht, do kisha preferuar që…

Read More

Prej muajsh punonjësit e bashkisë Matit detyrohen të udhëtojnë Burrel-Tiranë e kthim, për të protestuar. Shumë prej tyre nuk kanë dëshirë të frekuentojnë këto mitingje, por drejtuesit lokal të bashkisë i kërcënojnë me largime nga puna. Veç kësaj, mjediset e bashkisë Mat, zyrat, Pallati i Sportit, ndërmarrjet janë mjedise ku Partia Demokratike përgatit materialet propogandistike. Sikurse shihni edhe nga kjo video e siguruar nga tirananews.al, Pallati i Sportit “Ferit Hysa” përdoret për të përgatitur parullat, flamujt e mjete të tjera që demokratët i përdorin në protesta. / tirananews.al

Read More

Nora Istrefi ka marrë vëmendjen e gjithë internetit me disa fotografi që ka publikuar gjatë fundëjavës. Me fustan të zi dhe me dukje perfekte, Nora tregon trupin dhe fytyrën e bukur. E ajo që bie në sy është edhe varësja që Nora ka vendosur në çafë, në të vilën shihet të varura shkronjat e firmës ‘CHANEL’. Sipas faqes ‘What they wearin’, duket se varësja që Nora ka vënë kushton hiç më pak se 1000 euro.

Read More

Ky është momenti kur një zyrtar rus hedh në tokë një gazetar i cili po e pyeste për akuzat ndaj korrupsion. Sergei Zaitsev i kapi mikrofonin gazetarit Ivan Litomin dhe më pas e kapi në stil mundjeje duke e plasur në tokë. Zyrtari 52-vjeçar humbi kontrollin pas pyetjeve që gazetari po i bënte mbi faktin se si e përballoi ndërtimin e shtëpisë së tij të re. Pasi e rrëzoi në tokë, gazetari i kërkoi zyrtarit që të mos e prekte kamerën, por Zaitsev u përgjigj duke i thënë se kamerën do ia fluturonte nga dritarja.

Read More

Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë qëllon me një dege peme një grua, pas një sherri masiv që nisi midis dy grupeve në një lokal. Gruaja 24-vjeçare e goditur nga dega u dërgua me urgjencë në spital. Skenat tronditëse ndodhën jashtë një lokali në Paisley, Skoci.

Read More

Roma e mbylli sezonin 2018-2019 në vendin e gjashtë dhe vitit e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Champions League, ku sezonet e fundit ka patur një ecuri pozitive. Gjithsesi pavarësisht këtij fakti trajneri i Romës Claudio Ranieri është një person shumë i dëshiruar nga tifozët e Romës. Këtë e vërtetoi më së miri takimi i së dielës kundër Parmës që ishte edhe i fundit për këtë sezon në “Seria A”. Duke patur parasysh faktin që Rannieri mori drejtimin e verdhekuqve 8 ditë pas shkarkimit nga Fulham dhe mënjeherë pas largimit të Eusebio De Francesco, tifozët e Romës në…

Read More

Ish-banorja e Big Brother, Fançeska Jaçe shfaqet gjithmonë më në formë se kurrë. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot dhe videot ku shfaqet tejet provokuese. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto duke ecur në rrugët e Oksfordit, ndërsa bie në sy dekolteja e Franceskës. ‘Sa e ke ngrejt gjoksin po te shperthe o goce’, i komenton një ndjekëse, së cilës i ka bërë përshtypje, ndërsa modelja nuk ia ka përtuar. ‘A eshte gjoksi im a joti qe merakosesh kaq shume ?’, i përgjigjet Françeska, duke e lënë ndjekësen pa fjalë.

Read More

Atentati i mbrëmshëm në Vlorë la të vdekur Raqi Mëhillajn 22 vjeç, ndërsa policia dyshon se shënjestër e tij është 32 vjeçari Aleksandër Mato. Të dy ata po udhëtonin me një motor teksa janë qëlluar me breshëri automatiku, të cilat lanë të vdekur Mëhillajn. Mata është shqiptari i radhës që kërkohet të jetë i vdekur nga një “dorë e panjohur” në Greqi dhe gjithçka ka filluar pas vrasjes së avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropulos. Kjo vrasje ka shkaktuar tërmet në Greqi edhe pas zbulimit të disa përgjimeve mes avokatëve të tjerë dhe Klodian Lekoçajt, i cili sipas mediave greke…

Read More

Me këmishë me kuadrate, jeans dhe çizme, si për t’ju përshtatur më mirë rolit në kapitullin e pestë të sagës “Rambo” të prezantuar në Kanë, aktori i famshëm u ndal edhe në mënyrën se si duhet konceptuar një film i ri për personazhin që e bëri mit. 72-vjeçari ka shpjeguar se ai do të donte që vazhdimi i dramës me boksierë këtë herë ta kalonte vëmendjen tek jeta e një emigranti që jeton ilegalisht në SHBA. Ndonëse shprehu pasigurinë nëse do arrijë ta realizojë, ai e konsideroi këtë ide fenomenale dhe ndryshe nga ajo çka publiku është mësuar të shohë.…

Read More