Author: tirana

Tirana luajti ditën e djeshme ndeshjen e javës së 35-të dhe të parafundit në Laç, nga ku edhe fitoi me shifrat 1-3. or, në rrjetet sociale po qarkullon një video aspak e hijshme, që nuk i shkon aspak për shtat një nga tifozerive më të mëdha në Shqipëri, e cila pritet të jetë edhe frymëzim për grupe tifozësh në qytete edhe më të vogla në vendin tonë. Në video, shihen një pjesë e mirë e tifozëve në Laç, që thërrasin në një moment të sfidës “Allahu ekber”. Një thirrje kjo që bëhet në një qytet si Laçi, i cili personifikohet…

Read More

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga vendimi, sipas prestigjiozet “Financial Times”, “Tirana shihet gjerësisht nga diplomatët si më pak e gatshme për bisedimet e pranimit për shkak të shqetësimeve rreth sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Gazeta shkruan se Shkupi përballet me një komplikacion të mëtejshëm për shkak të debatit brenda BE-së, lidhur me atë nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të jenë së bashku në të njëjtën udhë të anëtarësimit. Nga ana tjetër, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov thotë se BE-ja do të humbasë ndikimin në Ballkanin Perëndimor dhe do t’i hapë rrugë ndikimit…

Read More

Aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira do i japin fund beqariosë me 1 qershor. Çifti është munduar ta mbajë sa më larg vëmendje këtë ngjarje të jetës së tyre, por më në fund në media kanë dalë disa detaje rreth festës së beqarisë buzë detit që Ira ka organizuar me mikeshat e saj. E veshur me të bardha, me një kurorë lulesh në kokë, e me shiritin në të cilin shkruhet “nuse së shpejti”, Ira duket përrallore. Ndërkohë dita e madhe është shumë pranë, për të parë se si do të duken një nga çiftet më…

Read More

Motrat Ismaili tanimë janë 100 përqind shqiptare. Këngëtaret e lindura në Kosovë kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Zanfina dhe Adelina janë pajisur me shtetësinë e Shqipërisë, pas propozimit të Ministrisë së Kulturës në zyrën e presidentit të Shqipërisë. Dekreti i shtetësisë është lëshuar nga presidenti Ilir Meta në datën 17 maj 2019.

Read More

Këtë fundjavë Serena Williams postoi disa foto, ku dukej në një ambient shumë të ngjashëm me shtëpinë ku jeton familja e Dukës dhe Dukeshës së Sussex së bashku me bebushin 21 ditësh Archie. Dailymail shkruan se sportistja e njohur ka fluturuar drejt Londrës për të takuar djalin e shoqes së saj, para se të nisej më tej për në Paris ku do të përgatitet për evenimentin e French Open. Meghan Markle prej karrierës si aktore ka shumë miq të famshëm, dhe bebushi Archie ka patur shumë vizitorë të njohur. Serena Ëilliam ka shkuar në shtëpinë e Meghan së bashku me…

Read More

Rastet e vjedhjeve në Rinas janë shtuar shumë kohët e fundit. Rasti më i fundit është denoncuar nga gazetari Bardhi Sejdarasi, i cili qëllimisht ka vënë shishen e një parfumi të shtrenjtë në valixhe, e cila është grabitur. Sejdarasi tregon se kishte për të udhëtuar nga Rinasi në Stamboll dhe më pas në Pragë, dhe qëllimisht kishte provokuar me një shishe parfumi bosh, e cila ‘’kishte avulluar” nga valixhja. ‘’Hajdut muti i Rinasit! U dogje këtë herë! Në kutinë e parfumit të shtrenjtë ishte vetëm shishja, pra bosh! Tani i duhet thënë STOP hajdutëve “kinezë” të Rinasit. Policia kufitare dhe…

Read More

Mund të duket se realiteti është i lehtë për t’u kuptuar dhe parashikuar, por bota jonë ende ka gjëra që do na lënë pa fjalë. Është e vështirë të besohet se nuk është vetëm shaka e dikujt apo se fotot e mëposhtme nuk janë përpunuar.

Read More

Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka humbur votëbesimin në parlament, duke bërë kështu që Austria të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në votëbesimin që u mbajt këtë të hënë, deputetët austriakë miratuan mocionin e mosbesimit të paraqitur nga partia ‘Jetz’ kundër qeverisë së kancelarit Kurz (Oevp). Mocioni erdhi pas videoskandalit të publikuar nga “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, të ish-zv/kancelarit Heinz-Christian Strache i cili shfaqej teksa i ofronte kontrata shtetërore një investitoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibiza të Spanjës. Vetë Kurz, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit të…

Read More

Një sasi prej 12 kilogramë marijuanë në vlerën e 300 mijë eurove është sekuestruar nga Policia e Barit pas një kontrolli në zonën e Liberta. Mes të ndaluarve në këtë operacion është edhe një shqiptar i identifikuar si Rudmir Tatari, datëlindja 1976, në shtëpinë e të cilit u gjet lënda narkotike. Policia italiane bën me dije se droga ishte bërë gati për t’u shpërndarë në doza, që më pas do të tregtoheshin në rrugët e Barit. Droga ishte paketuar në kartona të mëdhenj që përdoreshin për paketimin e pajisjeve shtëpiake Analizat e kryera nga Policia Shkencore, dolën në përfundimin marijuana…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Ditë për Ditë” tha se Shqipëria ndodhet në momentin më të rrezikshëm të mundshëm si pasojë e krizës politike që ka mbërthyer vendin. Opozita ka zhvilluar deri më tani 6 protesta kombëtare, ka djegur mandatet e deputetëve dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërkohë që liderët e opozitës vazhdimisht flasin për rrezikun e një përplasjeje civile. Fevziu tha se “nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë”, por shpreson që kjo të mos ndodhë dhe palët të gjejnë një marrëveshje sa më parë. “Jemi në momentin…

Read More

Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit është diplomuar dhe familja e saj ka qenë me të në çdo moment. Fotot i ka publikuar vetë Era, e cila është shfaqur shumë e qeshur krah prindërve, e veshur me kodin që i takon ceremonisë në fjalë. Teksa shikon sekuencat e shkrepura nuk kalon pa vëmendje as detaji i flamurit shqiptar që është i dukshëm në njërën anë të veshjes së saj. Era nuk është e njohur për publikun, pasi çifti i njohur i artistëve nuk publikojnë shpesh momente familjare, megjithatë ky rast shumë special për të gjithë familjen na njohu me…

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë homazheve për të rënët e betejës së Pashtriut ka pozuar me një kapele ushtarake. I shoqëuar nga disa ish-ushtarë, Thaçi mban në kokë kapelen me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krahas fotove, presidenti Thaçi shkruan: Në Planejë të Pashtrikut, njëzet vjet pas, për të kujtuar një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej.

Read More