Author: tirana

Deputeti Kujtim Gjuzi ka zbarkuar të hënën në Bugun e Sigurisë së Lartë në Fusë Krujë, për të marrë leje që nesër të shoh si trajtohen të burgosurit në këtë burg. Gjuzi ka publikuar fotot, ku shihet me një ML, në Fushë-Krujë, dhe shkruan se do të shoh si respektohen të drejtat e të burgosurve dhe administratës. “Sot ne IEVP Fushe – Kruje Institucion i Sigurise se Larte ne Shoqerim te sekretarit per mbrojtjen e te denuarve dhe persekutuarve zotit Ido Xhevdet Pashaj u dakortesuam me zyrtaret e sherbimit dhe sigurise per nje vizite neser ne keto ambjente te Shtetit…

Read More

Pjesa më e madhe e jona e urrejnë të zihen me njerëzit që duan, mirëpo për fat të keq kjo ndodh shpesh. Kjo do të ndodhë edhe në çift, pasi në jetë, gjithmonë do të ketë disa mosmarrëveshje që krijojnë një atmosferë të ngarkuar në shtëpinë tuaj. Mirëpo grindjet familjare dhe ato në çift e kanë një anë pozitive. Bright Side shkruan se konfliktet në familje nuk janë domosdoshmërisht të këqija për shëndetin tuaj. Ju ndoshta nuk e besoni këtë, pasi përjetoni ndjenja jo-aq-të këndshme mërzitje dhe zhgënjimi pasi ziheni. Ndonjëherë është e vështirë të marrësh frymë ose të qetësosh…

Read More

Ne të gjithë kemi mënyra të ndryshme të dhënies së makinës. Bota e mbajtjes së timonit, ngarja e saj dhe shoqërimi në kthesa është ndryshe nga një person te tjetri. Kjo mënyrë e ndryshme e ngarjes mund të zbulojë karakteristikat e personalitetit që na përket. Këtu janë disa; 1.Njeri i thjeshtë: ju jeni njerëz që e doni thjeshtësinë, gjëra që nuk janë shumë komplekse dhe nuk ju pëlqen të rrethoheni me njerëz dhe gjëra të padobishme. Por ju keni një ndjenjë humori të madhe dhe për këtë arsye jeni gjithmonë të rrethuar nga miqtë tuaj, të cilët janë pak, por të…

Read More

Vajza e Inis Gjonit, Coco Antonel dhe djali i Ingrit Gjonit, Paridi, kanë festuar sot një ngjarje shumë të rëndësishme. Dy të vegjëlit kanë qenë së bashku në “Festën e Abetares”, momenti më i rëndësishëm për një fëmijë, i cili përmbyll vitin e parë të shkollimit. Momentet më emocionuese dhe speciale nga ky event i ka ndarë me të gjithë Ingriti, e cila nuk i ka përmbajtur dot emocionet. Dy motrat kanë qenë në çdo çast me fëmijët duke treguar mbështetjen ndaj tyre. Të vegjëlit shfaqen duke recituar, të veshur bukur dhe me fleta lavdërimi në duar. Coco Antonel dhe…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas fitores së PPE në zgjedhjet për Parlamentin Europian ku, nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i demokratëve ka uruar presidentin Joseph Daul dhe PPE. Në postimin e tij, Basha shton se forca e qytetarëve në demokraci është vota, ndërsa thekson se “beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa”. Mëherët gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama publikoi letrën e gjashtë publike drejtuar kreut të PD-së, ndërsa i bëri ftesë të ulen në dialog pa kushte, kryeminsitri theksoi se…

Read More

Ka qenë një ndeshje e tensionuar në Laç. Megjithëse forca të shumta policie kanë qenë të pranishme në Kurbin, nuk kanë munguar incidentet. Ai më i rëndi ka qenë kur është goditur arbitri i ndeshjes Enea Jorgji me shishe uji, në momentin kur ishte duke dalë nga fusha. Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në komisariat personin që ka goditur anësorin nga tribuna. START I TENSIONUAR Qysh kur ka mbërritur autobusi i skuadrës së Tiranës rreth orës 15:00, tifozë të ndryshëm kanë nisur të shajnë miqtë ende pa zbritur nga stadiumi. Ndërkohë, pasi kishte filluar ndeshja, ka…

Read More

Një gjendje shëndetësore, e cila njihet si atrofia vaginale, vjen si rezultat i mungesës së estrogjenit, hormonit përgjegjës për zhvillimin seksual të femrës. Atrofia vaginal është inflamacioni, thatësia, dhe tëhollimi i lëngut të mureve vaginale Simptomat e atrofisë vaginale mund të ndryshojnë nga një grua në tjetrën, që do të thotë se nuk do të përjetojnë domosdoshmërisht të gjithë indikatorët e gjendjes shëndetësore në të njëjtën kohë. Simptomat përfshijnë tharjen apo kruarjen vaginale, shkarkimin vaginal, humbja e dëshirës seksuale, gjakderdhja përgjatë marrëdhënieve, infeksionet frekuente të traktit urinar etj. Shkaku kryesor i atrofisë vaginale është reduktimi i niveleve të estrogjenit. Nivelet…

Read More

Shqiptarët e thjeshtë kanë gjithë të drejtën të krenohen për bijën e tyre, Arba Kokalarin. Por entuziazmi i tepruar, nuk na shkon aq shumë, veçmas po të shqyrtosh hollë sikur kjo vajzë fantastike të ishte mes nesh. T’i themi gjërat siç janë, miqtë e mi, ne do ta kishim “shqyer” Arbën, do ta kishim cunguar, do ta kishim asfiksuar. Po të ishte ekonomiste, edhe sikur këshilltare e ekonomisë të qe, ne do ta kishim hedhur në një cep, do ta kishim bërë një zyrtare të rëndomtë, sepse për këshillat e saj cili ministër do të qe duke pritur? Po të…

Read More

Të ëmbla, plot aromë dhe plot ngjyra. Frutat zakonisht u pëlqejnë të gjithë fëmijëve, por disa lloje mund të shkaktojnë alergji dhe duhet të shmangni problemet për fëmijën. Pjeshkat, kajsitë, luleshtrydhet, qershitë dhe shalqiri duhet të ofrohen në kohën e duhur. Të pasura me ujë që i mbajnë të hidratuar Për shkak të nxehtësisë dhe djersitjes, të vegjlit, ashtu si të rriturit, humbin shumë lëngje, të cilat duhet të zëvendësohen. Kjo është arsyeja pse frutat, në sajë të përmbajtjes së ujit (80-90 për qind) dhe kripërave minerale, nxisin hidratimin e trupit, duke e ndihmuar atë të plotësojë lëngjet e humbura…

Read More

Në kulmin e një sherri një 65-vjeçar ka humbur arsyen dhe ka qëlluar me çekiç bashkëshorten e tij, një fqinje dhe më pas është vetë qëlluar. Ngjarja ndodhi këtë të hënë rreth orës 09:40 në shtëpinë e çiftit në Paullo, provincë e Milanos. Sipas mediave italiane, 65-vjeçari që kishte mbetur pa punë prej pak kohësh është shtruar në spital, ndërsa rrezikon seriozisht jetën. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij 69 vjeçare. Në gjendje më të stabilizuar ndodhet fqinja e tyre, një 77 vjeçare që shqiptari i gjeti në shkallë teksa dilte nga shtëpia. Në inat e sipër, siç shkruan “La…

Read More

Trupat tanë janë të formave dhe madhësive të ndryshme. Kjo është pjesë e asaj që e bën secilin prej nesh unik. Disa prej nesh janë më me forma, disa prej nesh kanë ijet më të ngushta dhe supet më të gjera- ne të gjithë jemi ndryshe. Megjithatë, shumica prej nesh mund ta kategorizojnë formën e trupit në disa lloje kategorish. Për shembull, një studim i vitit 2004 raportoi se përshkrimet e trupave të femrave janë përshkruar historikisht në kategori të bazuara në forma të tilla si trekëndëshi, drejtkëndëshi, diamanti, ovale dhe orë me rërë. Këto janë vetëm disa nga llojet…

Read More

Në periudhën shtator-tetor të këtij viti Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike planifikon nisjen e pilotimit të sistemit të ri të leximit 3-mujor të matësve, me synimin që më pas ai të shtrihet në të gjithë vendin. Gjatë raportimit të Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, administratori, Adrian Çela tha se niveli i faturës në 2 muaj do të jetë në bazë të mesatares disavjeçare, ndërsa fatura e tretë do të jetë sistemuese. Leximi 3-mujor i matësve pritet të ulë kostot për kompaninë e shpërndarjes, por nga ana tjetër do të kërkojë reduktim të personelit. Aktualisht OSHEE nuk e ka përcaktuar…

Read More