Author: tirana

Një intervistë me tone të ashpra është zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Opinion” mes Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë Rama, Elisa Spiropali dhe gazetarit Blendi Fevziu. Në lidhje me zgjedhjet e 2017-ës dhe dosjen 339, Fevziu tha se “personat e përgjuar nga prokuroria minimalisht duhej të thirreshin dhe të pyeteshin”. Elisa Spiropali: Pyeteni prokuroren, pyeteni kryeprokuroren… Blendi Fevziu: Kryeprokuroren e keni zgjedhur ju në kundërshtim të plotë të opozitës. Elisa Spiropali: Kryeprokurorja e ka shpjeguar qartë që dosja është shumë voluminoze. Nga ai dyshek ju të nxirrni pleshtin e zgjedhjeve të vjedhura në 2017 ku nga 35…

Read More

Shoqërohet në polici studentja Ana Azizaj, e cila shkroi me bojë të zezë parrullën “Boschardt, Turp të të vijë” në banesën ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. Studentja, e cila angazhohet në strukturat e të rinjve të LSI-së, bashkë me të rinj të tjerë shkruan mbrëmjen e djeshme poshtë banesës së ambasadorit dhe shkruan parrullën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës. E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së. Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme…

Read More

Gati 24 orë nga dorëzimi në KQZ është zbardhur dhe lista me 51 persona që janë kandidatë të Partisë Socialiste për këshillin bashkiak të Vlorës. Lista me 51 kandidatë kryesohet nga Anduel Tahiraj kryetar i PS-së në Vlorë, ndërkohë në listë janë edhe Ervis Moçka kryetar i PS në qark, Ilir Metaj ish-drejtor i Turizmit, Migena Balla pedagoge, Teki Xhemalaj ndërtues, Besian Gega doktor, Eduard Demo këngëtar, Englantina Imeraj gazetare dhe Sokol Kushta ish-futbollist.

Read More

26 vite pritje për të festuar si Kampionë të Shqipërisë morën fund për Partizanin fundjavën që lamë pas, teksa me një fitore 2-1 në derbin me Tiranën, “Demat e Kuq” thyen “mallkimin” historik. Ata janë fituesit e padiskutueshëm të sezonit 2018-2019 në futbollin shqiptar, teksa prej nisjes së kampionatit kanë qenë gjithmonë të vetëm në krye të tabelës së klasifikimit.Pas shumë vitesh, Partizani ka ndërruar kështu edhe autobusin, duke u pajisur me një “bishë” të vërtetë që i shkon për shtat një skuadre me petkun e kampionit.

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Dritare’ ka folur rreth incidentit të parullës pranë banesës së ambasadorit të OSBE-së. Ngjela tha se në lidhje me këtë incident, zëvendës ministri Julian Hodaj nuk duhet që të dalë e të thotë opinione për rastin, por të paraqesë fakte. ‘Ti duhet të jesh shumë i matur se ata mund të shpërthejnë nga momenti në moment. Nuk mendoj se ka qenë kaq e rëndë sa e bëjnë këta. Zëvendës ministri foli pa fakte. Siç po ndodh këtu, e gjitha është në dëm të ambasadorit Borchardt. Zëvendësminsitri nuk duhet…

Read More

Një çift shqiptarësh të moshës rreth 50 vjeç ndodhen në Gjykatën e Apelit në Larisa të Greqisë, pasi mbesa e ish-pronarit të tyre 75-vjeçar, i ka denoncuar për vjedhjen e bizhuterive dhe të pikturave me vlerë 150 mijë euro. Mediat greke thonë se çështja trajtohet prej disa vitesh në gjykatat greke, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Volos, aty ku çifti punoi për disa kohë në vilën e shtetasit grek. Pas vdekjes së tij u denoncua edhe humbja e orendive të arit dhe të disa pikturave. Rasti do të diskutohet të hënën pas shtyrjes së dy seancave, ndërsa çifti shqiptar përballet…

Read More

Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë 65 vetë për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Durrësit, që do të garojnë me Valbona Sakon për kryetare në zgjedhjet e 30 qershorit. Në listën për anëtarë të Këshillit Bashkiak janë emra të njohur. Lista kryesohet nga Spartak Kovaçi, që është drejtori i Ujësjellësit, ndërsa ishte kandidat potencial edhe për të kandiduar si kryebashkiak, por në fund PS-ja vendosi Sakon. E dyta në listë është Jolanda Mustafaraj, drejtoreshë e Rezidencave qeveritare në Durrës, i treti është Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të qarkut të Durrësit, më pas vjen Ana Dhamo pedagoge, Ani Dyrmishi drejtor…

Read More

Në tubimin e 11 majit, protestuesit hodhën bomba molotov ndaj dy institucioneve, Kryeministrisë dhe Kuvendit. Ylli Bërdufi është me profesion kimist ushtarak. Ai tregon se bombat molotov janë përdorur gjatë luftës civile në Spanjë në vitet 1930, fillimisht për qëllime luftarake kundër mjeteve të blinduara dhe objekteve të fortifikuara. “Në shishe qelqi të mbushur me benzinë, me një ndezës të jashtëm. Mund të jetë një ndezës i përgatitur industrialisht, apo qoftë edhe një copë leckë e lidhur pas saj dhe e lyer me benzinë, që e mban flakën të ndezur deri në momentin që shishja shkon e përplaset në objekt.…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim në një deklaratë për mediat ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg 20 protestues. Në deklaratë shtohet se LSI solidariszohet me të burgosurit, duke thënë se ata po mbahen padrejtësisht në qeli. “Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare”, shkruhet në deklaratë.

Read More

Drejt sanksioneve më të rënda për ata që mashtrojnë të moshuarit. Rrugëtimi parlamentar në fakt është akoma i gjatë por të enjten e kaluar është bërë një hap i parë shumë i rëndësishëm. Komisioni i Drejtësisë i Senatit italian i ka hapur rrugë nisjes së punës për modifikimin e Kodit Penal. Në bazë të projektligjit, kush përfiton nga dobësia dhe vulnerabiliteti i personave të moshuar rrezikon nga 2 deri në 6 vite burg, veç gjobës që varion nga 200 deri në 2 mijë euro. SCAN

Read More

Gazetarja, Mira Kazhani, e ftuar në “Dritare me Rudinën” ka folur për aksidentin e rëndë ku u përfshi pak javë më parë. E pyetur nga gazetarja, Rudina Xhunga sesi është gjendja e djalit që u aksidentua nga gazetarja, Kazhani ka thënë se, e ka kapërcyer rrezikun e madh dhe ka dalë nga reaminacioni. E prekur nga aksidenti, Kazhani thotë se, ishte një ngjarje e rëndë dhe se është lutur vetëm për shëndetin e atij djali. “Ishte një ngjarje e rëndë, saqë nuk ia uroj as armikut. Jam lutur vetëm për shëndetin e atij djali.

Read More

Protestat e dhunshme të opozitës shqiptare të udhëhequra nga Partia Demokratike vijojnë që t’u kushtojnë xhepave të qytetarëve shqiptarë. E ndërsa deri në datë 25 prill protestat u kushtuan shqiptarëve 640 mln lekë të vjetra, bilanci është rritur akoma më shumë me dy protestat e fundit në 11 dhe 13 maj. Në protestën e 11 majit, pra ditën e shtunë në mbrëmje dëmet e shkaktuara janë vlerësuar nga procesverbalet e bashkisë së Tiranës në 2.450.313 lekë ose rreth 25 mln lekë të vjetra. Fatura më dëmet i është dërguar Partisë Demokratike për të paguar gjobat, pasi ishte ajo organizatorja. Simpatizantët…

Read More