Ditën e sotme kanë marrë mandatin e deputetit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tre kandidatë të rinjë. Përkatësisht KQZ i ka dhënë mandatin Suzana Topit nga lista e LSI-së në Elbasan, ndërsa nga lista e PD-së në Tiranë, KQZ i ka dhënë mandatin Selami Janishehu dhe Besnik Troplinit. Në qarkun e Elbasanit, Suzana Topi ka qënë e fundit kandidate nga listat e LSI-së që ka marrë mandati pasi emrat e kandidatëve të kësaj partie kanë përfunduar në këtë qark.
Author: tirana
Të dëgjuarit me kufjet e celularëve apo ipodeve janë kthyer në një ritual pothuajse për ccdo njeri. Shpesh shohim persona me kufje të përmasave dhe formave të ndryshme duke degjuar muzikë apo për të degjuar folësin në anën tjetër të celularit. Sipas studimeve rezulton se personat që përdorin kufje, në vesh kanë 40% më shumë baktere sesa njerëzit që nuk i përdorin. Otorinolaringologet konsiderojnë se çdo tingull që nuk është natyral dhe që nuk vjen nga një mjedisi i jashtëm, mund të dëmtojë seriozisht jo vetëm dëgjimin tuaj, por gjithashtu të shkaktojnë dhimbje koke të rënda, si migrena ose dhimbje…
Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushtarake në mjedisin e militarizuar shqiptar, duke përdorur çdo armë që kishte në dorë kundër opozitës së demokratëve, nëse Eugen Volfarth, nginjej (ngopej) me qofte dhe fryhej me birra mbi kufomat e demostruesve socialistë në bulevard dhe zgjedhjeve vjedhura në Tiranë, diplomati gjerman do të mbahet mend si një pupac qesharak në duart e rilindjes. Këtë profil të tij e bën edhe më të theksuar fakti se ai pasoi në gusht 2016, një profesionist…
Nga Alfred Peza Ka një përpjekje të papërfytyrueshme nga ana e propogandës opozitare, për të vendosur shenjën e barazimit, mes goditjes me 4 shkopa gome ndaj sekretarit organizativ të PD në protestën e 11 majit 2019 dhe vrasjes së 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit 2011. Ky nuk është një rast i veçuar në gjithë këtë ndërmarrje, por kulminacioni i njërit prej operacioneve më të mëdha e më të kushtueshme në historinë tonë politike e mediatike, për trushplarjen e publikut. Me qëllimin për të krijuar balancimin, reciprocitetin dhe proporcionalitetin, mes mënyrës së reagimit të policisë së sotme dhe Gardës…
Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg 20 protestues, për 11 u vendos arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për 19 të tjerë. 50 protestuesit u proceduan për protestën e të shtunës. Vendimi është shoqëruar me thirrjet turp nga te arrestuarit dhe ish deputetët e PD. Ndërkohë jashtë ambienteve të Gjykatës familjarë të të arrestuarve janë shprehur të revoltuar për vendimin, të cilin e konsideruan të padrejtë. Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e pestë kombëtare, ky ndryshe nga protestat e kaluara, kjo e 13 majit ishte një protestë pushim. Protestuesit, të udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha marshuan…
Në një deklaratë për shtyp, Vasili duke u ndalur tek çështjet për të cilat Rama foli në konferencë, tha se Rama tashmë, sipas tij, ka filluar të bëjë prokurorin dhe gjykatësin e të gjithë kriminelëve. Duke u ndalur tek deklarata e Ramës se nuk mund të shkelë Kushtetutën për shtyrjen e zgjedhjeve, Vasili kujton një rast kur, sipas tij, Rama e ka shkelur kushtetutën në vitin 2007, kur ka shtyrë zgjedhjet për një certifikatë. Më tej, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka theksuar edhe njëherë se, sipas tij, kryeministri Rama është i rënë. “Kryeministri shqiptar e ka zanafillën e…
Ditën e së hënës në Londër, këngëtarja Rita Ora ka darkuar me mikun e saj Liam Payne, 25 vjeç, në klubin e anëtarëve private të Annabel. Mos të harrojmë se Liam Payne sapo është ndarë nga lidhja e bujshme me modelen e famshme Naomi Campbell, ndërsa Rita Ora i dha fund lidhjes me aktorin Andreë Garfield. Rita dhe Liam kanë kohë që njihen bashkë që kur sollën hitin e filmit “50 Shades of Grey”, “For You”, që ngjalli shumë thashetheme se mund të kishte një lidhje romantike mes tyre. Nuk dihet asgjë se çfarë ka mes tyre, por shpresojmë që…
Ky vit ka qenë padyshim viti i reperes së njohur Tayna e cila ka korrur një sukses të madh me këngët e saj dhe shumë shpejt u kthye në një nga personazhet më të komentuar dhe përfolur në media. E përsa i përket jetës private të reperes u tha se në fillim të këtij viti ajo kishte filluar një lidhje me një personazh të njohur në Kosovë si Kech Montana. Kjo lidhje nuk u pranua asnjëherë nga palët por së fundmi portali “arbresh.info” ka publikuar një foto të reperes së bashku me Kech Montanën ku ata të dy shfaqen shumë…
Me siguri të gjithë fansat e muzikës hip hop në vendin tonë janë në dijeni të pakënaqësive mes Don Phenom dhe Noizyt. “S’jeni gati për mu”, por edhe pak muaj më parë e akuzoi se i ka kopjuar këngën, pikërisht “Tëerkirate”. “Nese fjal t’mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni. Përshëndes krejt fansat e mi qe i kam inspiru me shkru tekste te bukura, Edhe përshëndes krejt estraden qe ka fillu me ba muziken sikur Axha . Jeni krejt nipat e mesat e mi.”, shkruante ai. Mirëpo, i ftuar…
Të thënit një gënjeshtër nuk është ndonjë gjë e madhe për burrat, sidomos kur është fjala për të qenë të kujdesshëm dhe të ndjeshëm në një marrëdhënie. Ndonjëherë burri juaj mund të thotë një gënjeshtër për t’ju bërë të ndiheni më mirë ose për të shmangur një debat. Më poshtë jepet një listë e 9 rrethanave në të cilat burri juaj mund t’ju gënjejë. “Të shkon shumë ky fustan”Kjo është fjala më e zakonshme ‘e falshme’ e përdorur nga burrat për të shmangur çdo sherr dhe për të lehtësuar jetesën e tyre. Nuk është se ata nuk kujdesen për ju,…
Dje ishte edhe afati i fundit i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Pas 16 vitesh, Kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili nuk do të ketë më mundësi që të kandidojë për një mandat të pestë. Ndonëse ka fituar përballë të gjithë kundërshtarëve të së majtës në këtë bashki, vendimi i ndërmarrë nga Partia Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje, sjell automatikisht edhe penalizmin e tij. Pas përfundimit të studimeve të larta në degën Agronomi, ka përfunduar studimet për Master. Më pas, nga viti 1990 është marrë me biznesin e…
Fama për këngëtarët e repit duket se nuk është gjithçka. Krahas skenës ku preceptohet të jetë një arenë “luftimi” për ta, se kush do të ketë më shumë fansa, ata shpesh mundohen që këto beteja t’i përzjejën dhe në jetën private. Kështu, ditën e hënë, në Gjilan është regjistruar një sherr mes grupit të reperit Duda dhe K-Albo. Sherri është publikuar nga vetë reperi Duda në profilin e tij në Instagram. Në pamje shihen disa pjestarë të grupit të Dudës teksa zihen me reperin K-Albo.