Author: tirana

Sekuestrohet arma e rrezikshme vrasëse para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Tritoli TNT është armë që vret, plagos ose verbon. Drejtoria e Policisë së Shtetit ka dhënë alarmin për përdorimin e tritolit të rrezikshëm TNT në sulmin e natës së sotme. Një bombë e llojit TNT me një sasi të madhe tritoli megjithëse është ndezur, për fat të mirë nuk ka shpërthyer. Një ngjarje e tillë bëhet e ditur nga një burim policor i cilit thotë për Tirananews se arma plasëse është sekuestruar dhe po i vihet në dispozicion hetimit. Sipas burimit policor kjo lloj bombe është tepër…

Read More

Bes Kallaku është një nga personazhet më të ndjekur në rrjete sociale dhe ndër më aktivët. Ditën e sotme mes postimeve të tij kanë tërhequr vëmendjen dy video ku filmon Xhensilën. Xhensila shfaqet në makinë duke ngrënë gliko Përmeti të cilën duket se e ka të preferuarën e saj. “A nuk duron dot deri në shtëpi o zemër?”, dëgjohet t’i thotë Besi bashkëshortes ndërsa ajo ja kthen: “Mbarova fare” teksa shijon në maksimum glikon. “Më ka ra pak rond… Ana e errët e Xhensila Myrtezaj, gliko Përmeti”, shkruan Besi.

Read More

Teksa Basha po liste nga zyrat e SHQUP-it, ai është tradhëtuar nga teknika, pasi mikrofoni e ka lënë në baltë. Ndonëse tentoi disa herë që ta përdorte kjo gjë nuk ka funksionuar. Ai është detyruar që të ngrejë zërin, ndërsa të pranishmëve u tha: “Juve s’ka çfarë t’ju bëjë shiu, por mikrofonit po”. Në fund të fjalës së tij ka nisur të këndojë himnin, por pa mikrofon.

Read More

Zbardhet lista e re Këshilltarëve Bashkiak të Tiranës të dorëzuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga Partia Socialiste. Ndryshe nga sa u prezantua rreth një muaj më parë, lista zyrtare e depozituar sot në KQZ e këshilltarëve bashkiak kryesohet nga zv.minsitrja e Çështjeve Socialiste, Bardhylka Kospiri, ndërkohë që i dyti në listë është Orion Gliozheni. Lista vijon me Mira Kapisyzi, Adriana Civici, KLodeta Dibra, Luan Bregasi, Sonila Qato. Po ashtu në këtë listë listohet me numrin 8 aktori i Portokallies, Gazmend Paja. Në listë e PS, është dhe Redi Jupi, ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare. Po ashtu…

Read More

Aktori shumë i dashur për publikun dhe që gjithnjë na ka bërë të qeshim me humorin e batutat e tij, Gazmend Paja do t’i japë fund beqarisë. Gazi është prej disa kohësh i lidhur me një vajzë bjonde shumë bukuroshe me emrin Ira, me të cilën është fotografuar shpesh në dalje publike. Burime të “Xing.al” bëjnë të ditur se Gazi dhe Ira do të martohen në 1 qershor me një dasmë madhështore të organizuar nga “Ami Event” që do të kujdeset për çdo detaj në ditën më të lumtur të çiftit. Dasma e çiftit do të mbahet në hotel Plaza.…

Read More

Ka kaluar afërsisht 1 vit prej martesës së Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Burime për ‘Cosmopolitan’ kanë zbuluar se ish-bashkëshorti i dukeshës së Sussex, Trevor Engelson u martua sërish këtë të shtunë në një resort në Kaliorni. Burimet kanë shtuar gjithashtu se dasma e Trevor dhe Tracey, partneres së tij, ndryshoi shumë nga ceremonia e mëparshme me Markle. Dasma me Meghan ishte më moderne dhe me më shumë se 100 të ftuar, ndërkohë që martesa me Tracey ishte diçka tradicionale. Kujtojmë se ai dhe Markle i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2013. Pas atij momenti dukesha e pallatit…

Read More

Në datën 12 Shkurt, inspektori i policisë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurtaj u arrestua nën akuzat e forta të ngacmimeve seksuale ndaj të miturve dhe pornografisë. Një portal lajmesh në Tiranë publikoi një video, ku inspektori shfaqej duke bërë veprime të turpshme në një mjedis të brendshëm. Sipas portalit, këtë video dhe të tjera të ngjashme, inspektori ia dërgonte një vajze të mitur, me qëllim për ta joshur për marrëdhënie seksuale. Pas portalit, lajmi u publikua edhe në shumë media të tjera. Ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi në studiot e televizioneve ku u zhvendos debati për…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Gjatë kësaj dite do të ndiheni disi nën humor dhe do të përballeni me ndonjë pengesë të papritur. Brenda së enjtes, duhet ti bëni llogaritë me një problem të papritur. Tashmë po kuptoni se disa persona që ju rrethojnë, nuk do ju vijnë aspak në ndihmë. Edhe pse jo të gjithë nuk janë në anën tuaj, nuk do ju mungojë kurajo për të çuar përpara ide dhe projekte tuajat. Demi Do të nisë për ju…

Read More

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar, përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur mbi veprimet e dhunshme të protestuesve të opozitës. Kulluri i drejtohet me kritika të forta kreut të PD-së teksa shkruan se si mundet që aleatët e partisë që ai drejton të zhgarravisin shkallët e pallatit ku banon ambasadori Boschard. “Mund të të falet çdo gjë, por të armiqësosh anëtarët dhe simpatizantët e PD me SHBA dhe demokracitë evropiane është një faj i madh që po kryen që nuk ta shlyen asnjë marrëveshje me Ramën”,- shkruan ndër të tjera Kulluri.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje ka marrë pjesë në Iftarin e organizuar nga partia turke KDTP, përmes një postimi në facebook ai ka theksuar se shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët, transmeton Gazeta e Re. “Sot, isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë. Turqit e Kosovës janë…

Read More

Ushqimet që nuk skadojnë kurrë Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshme edhe pse koha kalon, ato vazhdojnë të rruajnë freskinë. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që nuk skadojnë kurrë dhe mund të hahen edhe pas shumë viteve. Mjalti Mjalti është një nga ato ushqime jetëgjata që nuk të zhgënjejnë kurrë. Ky virtyt i mjaltit i atribuohet punës së palodhur të bletëve dhe përpunimit të mjaltit i cili nuk mund të prishet për qindra vjet me radhë. Mjalti mund të ndryshojë paraqitjen dhe ngjyrën…

Read More