Protestuesit e opozitës kanë nisur të hedhin në drejtim të Kryeministrisë flakadanëve dhe kapsolle. Ndryshe nga protesta e kaluar, deri në këto momentet situata para godinës së qeverisë shfaqet e qetë dhe pa konfrontime me forcat e rendit.
Author: tirana
Erion Veliaj është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës. Burime nga KQZ bëjnë me dije se në këtë institucion sapo është depozituar edhe lista e ASHE me 100 kandidatët për Këshillin Bashkiak.
Ditën e sotme, motra e Zaimina Vasjarit feston ditëlindjen. Këngëtarja e ka uruar atë publikisht nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’, ku shkruan: “Për motrën time: Ti je mikja ime e ngushtë, ditari im human, gjysma ime më e mirë. Ti je bota për mua. Të dua”.Ajo gjithashtu ka publikuar disa pamje nga festa e organizuar në ‘Spa’ ku gjithashtu ka marrë pjesë dhe vogëlushja e saj, Khloe. Edhe pse jo një festë madhështore, duket se çdo gjë ka qenë e menduar në detaje, pasi nuk kanë munguar pijet, zbukurimet apo torta me shkrimin ‘Saint London’ dhe me një këpucë sipër.…
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin, kanë shoqëruar protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë që në momentet e para. Por opozita me sa duket e kishte parashikuar këtë fakt, duke i pajisur ata me çadra, dhe jo çadra dosido. Edhe pse jo të shumtë në numër, të mundësosh për ta çadra të personalizuara me etiketën “Rama Ik”, duhet të jetë goxha kosto. Por me sa duket edhe nga fotot nga protesta, opozita paska investuar jo pak në këtë drejtim… /tirananews.al
Ka nisur protesta e opozitës pavarësisht reshjeve të shiut. Qindra persona duket se janë mbledhur para kryeministrisë ndërsa në orën 19:00 pritet që t’u bashkohen edhe Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Pa u fshirë gjurmët e bojës dhe të zjarrit nga godina e kryeministrisë, opozita ka thirrur në një tjetër protestë mbështetësit e saj. Policia ka vendosur gardhin metalik mbrojtës për tubimin dhe në planin e ruajtjes së rendit janë angazhuar 1700 efektivë policie. Këtë herë policia ka rrethuar edhe KQZ nga ndonjë tentative e protestuesve për të sulmuar këtë institucion.
Noizy njihet për sukseset në muzikë, karrierën e gjatë dhe sigurisht shpenzimet luksoze. Nga orat tek makinat e shtrenjta, reperi ka zbuluar pothuajse çdo blerje në postimet në ‘Instagram’ ose në videoklipet e këngëve. Edhe sot, një nga videot që ai ka publikuar përfshin imazhe të tilla, por këtë herë qendra janë makinat shumë të shtrenjta që kanë mbushur oborrin e biznesit të tij në Durrës.
Të pasura me acide yndyrore Omega-3, vitamina dhe minerale, antioksidantë që frenojnë veprimin e radikalëve të lira në organizëm, zink, vitaminë E, kalcium dhe magnez, bajamet janë padiskutim aleatet më të mira për të pasur shëndet të plotë. Por e dini se mjaftojnë vetëm katër kokrra në ditë që të mund të përfitoni nga të gjitha këto vlera ushqyese. Ju ndihmojnë të keni flokë sa më të shëndetshëmHapi i parë për të pasur flokë të bukur është të ushqeheni shëndetshëm. Për këtë arsye mos e privoni veten nga vlerat ushqyese të bajameve si magnezi, kripërat minerale, vitamina dhe vitamina B,…
Alketa Vejsiu ka publikuar disa minuta më parë një foto të Oriola Marashit, ku modelja shfaqet në sfilatën e brand-it’ndërkombëtar ‘Guess’. Kjo ishte arritja më e fundit e bukuroshes shqiptare, e cila ka prekur tashmë pasarelat ndërkombëtare. Sigurisht mbështetja për të nuk ka munguar nga figura të njohura të ekranit, ndër to dhe moderatorja e njohur. “Unë nuk flas kot që ti do jesh ndërkombëtare”,-ka shkruar Alketa në postimin në fjalë. Në këtë mënyrë, Vejsiu ka zgjedhur të tregojë përkrahje ndaj suksesve në rritje të Oriolës. Vetë modelja ka reaguar duke ripostuar foton me mbishkimin: “Të dua Alketa”. Edhe njëherë…
Në mjaft foto të shovinistëve serb në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci janë fiksuar momente kur ata ngrenë lartë tre gishtat teksa vrasin dhe dëbojnë banorët lokalë. Por çfarë do të thotë realisht ky simbol? Një variant i interpretimit të këtij simboli, sipas serbëve, është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan. Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka theksuar se PD është e angazhuar vetëm për protesta paqësore. Në një deklaratë për mediat, Bardhi theksoi se është Rama ai që dhunon qytetarët, ndërsa shtoi se PD është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas. Në fund të deklaratës së tij, Bardhi u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës marshim që pritet të fillojë pas pak minutash. “PD është e angazhuar vetëm për protesta paqësore. Është Edi Rama ai që nxori me gaz nga shtëpitë banorët e Bregut të Lumit, që ka futur në burgje…
Që të shtunën në mbrëmje, Presidenti i Republikës ka bërë një deklaratë të pazakontë, referuar një emri të përvetshëm mes qindra protestuesve. Ilir Meta kërkoi që Sahit Dollapi të çohej në spital dhe të mos mbahej në Polici, por pa dhënë arsyet përse personi në fjalë kishte nevojë për trajtim mjekësor. Ditën e sotme, në kulmin e deklaratave të selive diplomatike, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në Spitalin e Traumës, Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Meta u interesua për shëndetin e Dollapit, ndërsa ka biseduar edhe me mjekët për përmirësimin e gjendjes shëndetësore sa me parë…
Fatmir Mediu, kreu i Republikanëve, ka thënë në një intervistë për A2/CNN se kryeministri Rama duhet të largohet si kre i qeverisë. Sipas tij, Rama nuk ka zbatuar asnjë pikë nga “kontrata me qytetarët”. Mediu shton se palët politike duhet të ofrojnë sa më shpejt një zgjidhje të përkohshme, por edhe afatgjatë, në mënyrë që të shmanget përsëritja e problemeve të tilla dhe konflikti. “Unë mendoj që duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndoshta pas gjashtë muajsh. Dhe këtë periudhë gjashtëmujore duhet të kemi një qeverisje që përbëhet nga figura që kanë pasur autoritetin për të kontestuar…