Qumështori me Petë dhe Sherbet është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e papërshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare. Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke. Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, qumështori me petë e sherbet qendron padyshim në krye në listës së shijshme të gatimeve shqiptare. AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire unike krejt lehtë në shtëpi. Përgatitja e Qumështorit me Petë në Shtëpi Përbërësit (Përbërësit më poshtë janë për 4-5…
Author: tirana
Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. “Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga kryeministria, tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tashmë protestuesit kanë mbërritur para Kuvendit të Shqipërisë. Ndaj efektivëve të policisë në kordonin e parë të sigurisë, janë hedhur fishekzjarrë nga ana e miliantëve ndërsa vijojnë me thirrjet “Rama Ik”. Një protestues është kapur nga kamera e Report Tv teksa tërheq gardhin e hekurt që vendoset nga policia para institucioneve për të krijuar distancë me protestuesit. Lideri demokrati Lulzim Basha është parë teksa bisedon në telefon, njëjtë si në çdo protestë tjetër ku ai është në komunikim të vazhdueshëm herë me mesazhe e telefonata teksa tubimet zhvillohen. Pranë tij janë ish-kryeministri…
Një nënë e re gjithmonë do të ketë vështirësi me netët pa gjumë dhe ndryshimin e stilit të jetesës në tërësi. Në kohë të tilla lodhjeje për nënat, një ndihmë e vogël mund të jetë sa një botë mbështetëse për të. Pra ajo që duhet të bëni është të ofroni ndihmën tuaj në mënyrë që të lejoni nënat e reja të marrin frymë paksa. Përmbushni disa porosi që ajo mund t’ju japë. Në mesin e gjërave që duhen për kujdesin ndaj fëmijës, një nënë e re mund të ketë një varg të detyrave të pazgjidhura personale dhe të lidhura me…
Luiz Ejlli, ish-dhëndrri i Jozefina Topallit ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha pak pas nisjes së protestës së pestë kombëtare të opozitës. Referuar thirrjeve të shumta të kryedemokratit ‘Rama ik’, Ejlli ironizon duke thënë se mesa duket Rama nuk e ka në mend të iki pavarësisht protestave dhe këtyre ‘sloganeve’. ‘Kjo thirrja ‘Rama ik’ nuk paska efekt, kështu që; ‘Pashë Zotin, kur të ta marri mendja, pa prishur punët e tua, na trego kur do ikësh’, shkruan Luiz Ejlli.
Hulk Gogan, legjenda e WWE, Hulk Hogan, publikoi një foto të gruas së tij, për 2.2 milion ndjekësit, në rrjetin social, Twitter. Mundësi 65-vjeçar mori më tepër se 2,000 pëlqime nga fansat e tij. Hulk shkroi: “Gëzuar ditëlindjen, të dua Jennifer”, në foton e publikuar për 45 vjetorin e saj të lindjes. Jennifer dhe Hulk janë martuar në vitin 2010 pas ndarjes të mundësit legjendar nga gruaja e tij e parë, Linda.
Për shkaqe sigurie, e duke qenë se kjo e hënë shënon 24 orëshin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë një hap të pazakontë. Protokolli i institucionit më të lartë zgjedhor në vend është zhvendosur nga zyrat e saj në një ambient tjetër në Lundër që administrohet po ashtu nga KQZ-ja. Shkak për pasigurinë është bërë pikërisht bllokimi i rrugëve përreth Kryeministrisë, si pasojë e protestës së dytë madhore të opozitës.
Futbollisti i njohur Ansi Agolli feston ditën e sotme 1-vjetorin e djalit të tij. Ai ka treguar këtë moment të veçantë me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instagram’, ku shihet krah bashkëshortes dhe vogëlushit të tij. “Gëzuar 1 vjetorin zemra e babit. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë”, ka shkruar ish-kapiteni i skuadrës kombëtare në foton ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga të gjithë ndjekësit e tij.
Ish-deputeti Petrit Vasili ka marrë masat duke ju përshtatur kushteve atmosferike. Ai është shfaqur në protestë i veshur me një mushama kundër shiut. Në këtë foto ai ndodhet me ish-deputetët Endrit Brahimllari dhe Floida Kërpaçi.
Modelja e njohur i ka thënë “lamtumirë“ flokëve të saj të bukur e të gjatë. “Liria vjen në forma të ndryshme“, ka shkruar ajo në instagram. Por parukierja e vet sqaroi se Emina Cunmulaj kishte harruar aty të përmendte diçka. “ ..e beri sepse nëna e saj humbi jetën nga kanceri, e ajo donte t`ia dhuronte flokët e saj dikujt që vuan nga kjo sëmundje dhe i ka humbur floket prej saj. Dhe këtë bëmë. Ajo është mjaft e guximshme, e dashur, e ndjeshme dhe altruiste“, – ka shkruar Riawna Capri.
Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të mëdha të shiut, bulevardi Dëshmorët e Kombit edhe sot është mbushur me militantë të opozitës. Në këtë tubim që ndryshe nga të tjerët ka munguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në SHBA për vizitë. Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë ilegjitime. “Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë…
Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita: Kryeministri – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë – Parlament – Ministria e Brendshme – Drejtoria e Policisë Tiranë. Sipas PD, simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.