Author: tirana

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka reaguar para protestës së opozitës dhe ka përsëritur apelin për evitim të dhunës në protestën e sotme. Në një reagim për mediat, ambasada thekson se në një demokraci moderne, dhuna dhe retorika nuk janë përgjigjie. Gjithashtu, ambasada ndalet edhe tek episodi tek shtëpia e ambasadorit të OSBE, Berndt Borchard, poshtë shtëpisë të të cilit, protestuesit shkruan nëpër mure: Të të vijë turp. ” Ne dënojmë me gjithë zemër frikësimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në qëndrimin e tij zyrtar. Nuk ka vend për një veprim të tillë në një…

Read More

Arbri, djali me orientimin seksual ndryshe, pas vitesh lufte të brendshme dhe përpjekjeje për t’u pranuar, ka dalë publikisht në programin “Exclusive” në Top Channel, duke rrëfyer për gazetaren Olsa Muhameti dramën e jetës së tij. Momenti i parë kur nisi të kuptonte vërtetë orientimin e tij ka qenë kur po shihte një revistë pornografike në shtëpi dhe kuptoi që e tërhiqte më shumë seksi mashkull se ai femër. Frika ka qenë kontante pjesë e jetës së tij. Ashtu si edhe bullizmi, ku shokët i thonin se dukej më shumë si vajzë e jo si djalë. Ata refuzonin të qëndronin…

Read More

Kompania Amazon ka krijuar makineritë automatike për të paketuar porositë, me qëllim që të dërgohen më shpejt. Kjo lloj teknologjie u provua tek disa depo të vogla vitet e fundit. Makineritë skanonin mallrat, i vendosnin rripin transportues brenda disa sekondave, shkruan Reuters. Amazon po konsideron instalimin e makinerive në dhjetëra depo të tjera duke i bërë një ofertë punonjësve: Lini punën dhe do ju ndihmojmë të filloni një biznes që dërgon paketa Amazon. Kompania po konkurron për shpejtësinë e dërgimit të porosive, prandaj ofrojnë 10 mijë dollarë për cdo person që bëhet pjesë e këtij programi duke i premtuar se…

Read More

Për gazetarin dhe publicistin Frrok Çupi, opozita e di shumë mirë që nuk e rrëzon qeverinë dhe nuk po sulmon atë. I ftuar në studion e “Top Talk”, Frrok Çupi u shpreh se opozita jashtëparlamentare po godet Europën dhe Kombin, jo qeverinë. “Opozita jashtëparlamentare kërkon të vijë në pushtet, ndërkohë që e di se nuk ka votues. Ajo ka arritur në pikën që e shumë mirë që nuk e rrëzon qeverinë. Aktet e dhunës së opozitës po godasin dy faktorë të tjerë, jo qeverinë. Opozita po godet Europën dhe Kombin”, u shpreh Çupi. Sipas tij rruga e zgjedhur nga opozita…

Read More

Të dashur Miq, Ne, si anëtarë të Parlamentit Evropian kemi mbështetur prej vitesh procesin e integrimit te Shqipërisë në BE dhe përparimin e vendit në reformat përkatëse. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe jemi të bindur qe vendi juaj ofron një vlere te shtuar për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në të ardhmen. Por me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj. E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë…

Read More

Një grua nga fshati Pirg i qytetit të Korçës ka shkuar sot në emisionin “Me Zemër të Hapur”  ku ka treguar historinë e trishtë të jetës së saj. 40-vjeçarja ka qenë e martuar me një djalë nga ky qytet dhe është njohur me të para shumë viteve në ambientet e një kishe. Ajo nuk e ka ditur se ai ishte më i vogël fillimisht, dhe pasi e ka mësuar ka dashur të ndahet por partenri i saj nuk e ka pasur problem. 40 -jeçaria rrëfen se martesa ka qënë e vështirë. Ajo ka jetuar në Greqi me bashkëshortin, por pas…

Read More

“Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar disa orë para protestës së opozitës. Me anë të një deklarate zyrtare, Ambasada e SHBA-së ndryshe nga herët e tjera i është drejtuar me emra kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilëve u ka kërkuar që të distancohen nga aktet dhunës. “Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit…

Read More

Ministria e Brendshme jep alarmin se dhuna do të përsëritet edhe në protestën e sotme të opozitës. Në një deklaratë urgjente pak para se të fillojë tubimi i opozitës, zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. paralajmëron se ligji do të veprojë mbi të gjithë ata që shkelin ligjin. “Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është afektimi edhe për disa minuta i qytetarëve, të papërfshirë në tubim, nga gazi lotsjellës. Dënojmë me ashpërsi aktin e organizatorëve të tubimit të dhunshëm, për devijimin e tij nga Bulevardi drejt zonave të populluara, duke afektuar kështu dhe qytetarë që nuk kishin lidhje me…

Read More

Nga Artan Hoxha Meqe sot pasdite jemi para nje proteste kombetare te njoftuar nga opozita, dhe ne protesten e dites se shtune u shfaqen per here te pare gjate ketyre protestave, bombat Molotov. Cfare jane bombat Molotov, si jane krijuar, pse jane shume te rrezikshme per jeten e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!! (per perdorimin e gazit lotsjelles dhe masat mbrojtese kunder tij kam folur qe ne protesten e para te 16 shkurtit) Bomba Molotov … është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e…

Read More

Pak para nisjes së protestës së radhës të opozitës, Berisha shkruan se qindra e mijëra qytetarë po vërshojnë drejt Tiranës. Në një psotim në “Facebook”, lideri historik i PD thotë se Edi Rama i trembet cunamit opozitar prandaj ka vendosur të fshihet jo në Surrel por në Zall Herr. Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje ishte një postim më i hershëm i Berishës ku publikoi një video të Lek Plepit, i cili mes vargjeve kërcënonte Edi Ramën. Por 30 minuta pas publikimit, ish-kryeministri mesa duket e ka kuptuar se Lek Plepi nuk ishte një dukagjinas kaq i thjeshtë…

Read More

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e opozitës, e cila pritet të fillojë pas pak orësh. Në një deklaratë për mediat Braimllari, duke e etiketuar kryeministrin si “sharlatan”, tah se ai duhet të largohet një orë e më parë dhe se për këtë nuk ka asnjë kompromis. Deklarata e plotë: Të nderuar qytetarë Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe…

Read More