Modelja e rrobebanjove Jenna Thompson ngjalli mjaft debate me deklaratën e saj në emisionin e mëngjesit “This Morning“, në Britani. Ajo tha se është vetëm, sepse është shumë e bukur. Nena e dy fëmijëve, është ndarë me partnerin e saj dy vite më parë dhe I konsideron takimet me burra të tjerë pak a shumë si “katastrofë”. “Unë mendoj se i frikësoj djemtë simpatikë. Më duket sikur tërheq vetëm ata që kërkojnë aventura“, është shprehur ajo. Por mjaft teleshikues thanë se Jenna duhet ta kapërcejë këtë mendjemadhësi, e sipas disave madje, është e pashme, por jo aq e bukur sa…
Author: tirana
Kryedemokrati Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të dialogojë pa kushte me Edi Ramën, e mohoi kategorikisht. Basha tha se s’ka qenë ndonjëherë mik i Ramës, ndyshe nga ç’iu drejtua ai para mediave. Pyetje: Ndërkombëtarët kërkojne dialog pa kushte. Këtë e solli sot edhe Edi Rama, që ju quan ende mik. A jeni të gatshëm të dialogoni pa kushte me Edi Ramën”? Basha: “Nuk kam qenë asnjëherë miku i Edi Ramës, kursenja vetes tuaj ironinë. Miqtë e tij janë oligarkë, pronarë mediesh, disa e shfaqin miqësinë hapur, por këta janë miqtë e Edi Ramës, por kurrë Lulzim Basha.…
Zaimina Vasjari ka publikuar një nga fotot e rralla që ka në qendër partnerin e saj, Klodin dhe të bijën, Khloe. Ata shfaqen të dy së bashku teksa luajnë me njëri-tjetrin dhe Zaimina nuk e ka lënë këtë moment t’i shpëtojë. Ajo ka shkruar fjalët më të ëmbla krahas fotos së bukur, duke treguar gjithçka për marrëdhënien baba dhe bijë. “Vajza e një mbreti. Një baba mban dorën e së bijës për pak kohë, por zemrën e saj përgjithmonë”,-ka shkruar bukuroshja e ekranit në foton në fjalë.
Taulant Dedja, një emër shumë i njohur dhe i rëndësishëm i Partisë Socialiste, ish-deputet i saj, ish-prefekt i Tiranës, ish-zëvëndës ministër, i ka bërë thirrje Fatos Nano, të reagojë për situatën në të cilën ndodhet vend. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, socialisti Dedja i drejtohet Fatos Nanos, duke i thënë se nëse i dhimbset pak Shqipëria dhe partia, për të cilën bëri katër vjet burg të padrejtë, të dalë e të thotë një fjalë për atë që po ndodh sot. Më tej, Dedja shkruan se nuk e kupton heshtjen e Nanos dhe as të dy ish-Presidentëve, Rexhep Meidani dhe…
Vajza e Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, Emme Maribel Muniz duket se ka trashëguar talentin e prindërve të saj në të kënduar. Ndonëse është 11 vjeç dhe paksa e turpshme, Emme ka treguar se mund të jetë fare mirë pjesë e skenave muzikore. Javën e kaluar, Jennifer Lopez postoi një video në You Tube ku shfaqen prapaskenat gjatë përgatitjes së performancës live të këngës së saj më të re “Medicine”. Mirëpo, gjatë kohës që këngëtarja ushtronte vokalin e saj nën tingujt e pianos, Emme iu bashkua duke kënduar këngën “If I Ain’t Got You” të Alicia Keys. Sikurse mund të…
Fahri Balliu i ftuar në studion e emisionit ’45 Minuta’ të drejtuar nga Denis Minga u shpreh se Partia Demokratike është gati që të marrë pjesë në zgjedhje lokale nëse Rama ikën nga posti i kryeministrit. “Ky kryeministër ka dhjetëra hektarë me kanabis, tani që po flasim në Krujë, Fushë Krujë dhe disa zona të tjera. Ky është kryeministri më zarar plotë. Ky mendon se me lloqe, batuta dhe tallje do e hedhë. Vetë PS-ja duhet të ngrihet t’i tregojë vendin këtij. Nëse PS-ja zgjedh një tjetër kryeministër ne shkojmë në zgjedhje lokale, por do të lëvizë data se do…
Autori Joel Williamson bën disa deklarata shokuese rreth mbretit të muzikës rok, Elvis Presley, në botimin e tij të ri të librit me titull: Elvis Presley: “A Southern Life”. Ai thotë se Elvis ishte gjithashtu tepër i dhënë pas virgjërisë dhe takohej me vajza 15-vjeçare kur ai ishte 22 vjeç. Autori Joel Williamson, ka thënë në botimin e tij të librit, se ai kishte gjithmonë me vetë në turet e tij, një grup vajzash të moshës 14-vjeçare, të cilat i përkëdhelte, i puthte dhe i përqafonte. Në librin Elvis Presley: “A Southern Life”, autori Williamson shton gjithashtu se Elvis kishte…
Një zbulim i ri thotë se meshkujt mendojnë më tepër për futbollin se sa për privatësinë e tyre. A e vendosni ju futbollin para seksit? Supozimi që “të gjithë meshkujt mendojnë vetëm për seks” është vijëzuar se miti më i madh njerëzor dhe pas një studim doli aspak i vërtetë. Në mënyrë të çuditshme është bërë me dije se në një studim ku u përfshinë rreth 1,000 djem, rezultati ishte se ata janë më të predispozuar të ëndërrojnë për sportin, se sa për intimitetin e tyre në krevat.
Në një bashkëbisedim me mediat, kreu i PD, Lulzim Bashaka refuzuar sërisht thirrjet për dialog duke u shprehur se nuk ka hapa pas. Ai tha se ka komunikuar me partnerët strategjikë të cilët sipas tij, janë gati të angazhohen për ta zgjidhur krizën. “Jemi gati të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën, por shkaktari i kësaj krize po përpiqet në fshehtësi që ta shtrijë këtë krizë edhe në rajon. U kam thënë miqve se e mirëpres zgjidhen e krizës politike me ndërmjetësimin e tyre. Opozita dhe Partia Demokratike janë gati ta zgjidhin krizën me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar” –…
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka kursyer falenderimet për mbështetësit e opozitës dhe gazetarët që i kanë ndjekur në protestën e djeshme përgjatë 9.7 kilometrave rrugë. “Ishte diçka e paprecedent. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ecëm për 9.7 kilometra”, tha Basha në një takim me gazetarët në selinë blu. “Zemra e protestët vazhdon të jetë kryeqyteti, ndaj dua të shpreh mirënjohje të madhe për rininë, por edhe atyre që erdhën nga skajet e vendit”, vijoi Basha.
Trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, do te vij në atdhe ditën e mërkurë, datë 15 maj, ora 12.45, me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”. Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar. Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të…
Muajt e verës që ofrojnë diellin dhe detin janë pika e fortë e turizmit në Shqipëri. Po mesa duket historia dhe kultura e vendit tonë janë po aq tërheqëse për turistët e huaj, duke i kthyer qytetet shqiptare në destinacine gjatë gjithë vitit. 30 vite me parë ky grup turistësh nga Italia do të përbënte një ngjarje të pazakontë për shqiptarët e izoluar nga diktatura. 30 vite më vonë është periudha e realizimit socialist që ngjall kureshtjen e turistëve të huaj. “Jam nga Como, Itali. Erdhëm në Shqipëri sepse kemi kuriozitet për historinë tuaj, çfarë ka ndryshuar këtu. Bunkeri për…