Author: tirana

Kërcënohej nga një 17-vjeçar për publikimin e një videoje, 16-vjeçarja nga Berati i jep fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Adoleshentja është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e saj të fundit. Adela Çaçi, dy ditë më parë helmoi veten me fostoksinë, pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me sms në telefonin e saj nga një 17-vjeçar. Mes dhimbjesh e lotësh, familjarë, miq, të afërm e nxënës shkolle, shoqëruan kortezhin funebër për në varrezat e fshatit Duhanas, ku edhe jetonte vajza me familjen e saj. Adela Çaci, ishte nxënëse në Shkollën e Mesme Profesionale…

Read More

Nëse këtë muaj do ta shikoni më rrallë Çiljetën në koncerte, apo nëpër ambjente të ndryshme të Tiranës, dihet se arsyeja është agjërimi. Nëpërmjet një statusi në Instagram këngëtarja ka rrëfyer sesi është bindur për të agjëruar përgjatë muajit të Ramazanit. E mbuluar edhe me ferexhe, Çili ka përshëndetur edhe njëherë të gjithë ndjekësit e saj, por natyrisht që ajo është mbuluar vetëm për këtë video. Postimi i plotë i Çiljetës: Para pak ditesh u takova me nje njeri te madh te besimit islam dhe biseda per Allahun erdhi natyrshem. Ai me tha “Allahu na ka dhen 12 muaj per…

Read More

Parashikimet për tregun e konsumit për hard disqet nuk duken premtuese për vitin 2019. Nidec, prodhuesi japonez i motorëve, parashikon që liferimi i hard disqeve do të mund të bjerë pothuajse 50 për qind këtë vit, raporton TechSpot. NIDEC prodhon motorë rrotullues (spindle motor) që përdoren në hard disqe, ndërsa kompania pretendon se produktet e saj mund të gjenden në 85 për qind të produkteve në treg. Kjo do të duhej t’ia japë një nivel të kredibilitetit parashikimeve të kompanisë shkruan koha.net Sipas të dhënave të paraqitura nga Nidec, shitjet e hard disqeve kanë rënë me 43 për qind midis…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka informuar se duke filluar nga dita e Mërkurë datë 8 Maj 2019 ora 08:00 në mëngjes deri në datë 17.07.2019 do të kryhen punime në autostradën Tiranë-Durrës ku për pasojë lëvizja e automjeteve do të bëhet vetëm në një korsi.Punimet në rrugë do të vijojnë si më poshtë – Rehabilitim i sistemit te ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do…

Read More

Ilda Topalli, ish sekretare e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll e cila u shkarkua nga detyra në sajë të vendimit nga ministria e Jashtme, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, përmes platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam. Ajo i kërkon Ramës para se të firmoste shkarkimin e saj që ta testonte më parë se cila ishte ajo dhe sa e denjë ishte për këtë post. Letra e plotë: Kryeministri im, Faleminderit që firmose si fletërrufe urdhrin e lirimit tim nga detyra si diplomate dhe që më dhe shtysë tanimë të mos kem frikë të nxjerr zërin…

Read More

Gazetari i njohur Marin Mema ka qenë i ftuar i mbrëmjes te së hënës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Mema i gjendur përballë gazetarëve të vegjël, krahas anës profesionale ka folur për herë të parë edhe për çështjet e zemrës. Ai treguar se prej 10 vitesh tashmë është në një lidhje dashurie, pa zbuluar identitetin e vajzës që i ka vjedhur. “Babi më ka thënë që martohu nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur, nëse nuk të qëllon gruaja e mirë do të mbetesh një filozof”, rrëfeu Marini. E…

Read More

Papa Françesku po zhvillon një vizitë në Maqedoni, ndërsa pas takimeve me Presidentin, kryeministrin dhe përfaqësuesit e fesë ka vizituar shtëpinë muze të shenjtores Nënë Tereza. Ai është përkulur para përmendores së Nënë Terezës, ku edhe ka vendosur lule, ndërsa u shpreh se është shumë i lumtur që ndodhet në vendlindjen e shenjtores. “Jam i lumtur që po vizitoj vendin ku ka lindur shenjtorja jonë, që është një simbol i sakrificës. E kam fjalë për Nënën Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet…

Read More

Javën e kaluar, kongresisti Stephen F. Lynch i dorëzoi Medaljen e Artë Kongresionale të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS) veteranit të Ushtrisë Amerikane, Semeon ‘Sam’ Simollari.Pjesëtari i dikurshëm i të ashtuquajturës Njësia Shqiptare, Kompania B, Regjimenti i 2677, u nderua për shërbim dhe guxim të shquar në Luftën e Dytë Botërore.Si bën të ditur gazeta “Illyria”, në New York, Sam Simollari është i vetmi që ka mbetur gjallë nga njësia që u përgatit dhe dërgua nga Ushtria e SHBA-së që të ndihmonte në mposhtjen e nazistëve në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët.Një ceremoni modeste u mbajt në Qendrën “South Shore”…

Read More

Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të Klement Balilit, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”. Avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për klientin e tij, ndërkohë që trupa u tërhoq për të marrë vendimin. Kjo pasi pala mbrojtëse bëri mbrojtjen duke refuzuar akuzat e Prokurorisë, ndërkohë që pas seancës së zgjatur për dy orë trupa gjykuese do të shqyrtojë provat dhe do të dalë me vendim. Pak javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin Balilit me 18 vite burg, i cili në rast të shpalljes fajtor, për shkak të gjykimit të shkurtuar rrezikon që të…

Read More

Dalin pamjet e megaoperacionit te koduar “Brezi i Gjelber”, gjate te cilit janë arrestuar, ndaluar 61 shtetas shqiptar dhe të huaj. Policia ka bere publike pamjet qe shoqeruan finalizimin e aksionit, qe nga momenti i kapjes se te kerkuarve, e deri ne sekuestrimin e sasive te droges. Në operacion u përshinë Forcat e Njësive Operacionale, forcat policore FNSH si dhe ato të Drejtorive Vendore të Policive Vlorë, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë. Gjatë operacionit u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Read More

Dhjami dhe barku i fryre është ai që bezdis më shumë gra e burra, sepse është shumë jo estetik. Ka megjithatë disa mënyra për të shpëtuar prej tij. Filloni me heqjen e kripës; OBSH rekomandon të merren vetëm 5 gramë në ditë ; dihet që ajo e mban ujin në organizëm kur përdoret me tepri. Mos hani çamçakëz; ky zakon shkakton fryrje të barkut dhe kaloni më shumë ajër sesa kur përtypeni zakonisht. Kontrolloni situatën hormonale: fryrja e barkut është një pasojë e ndryshimeve hormonale; të ushqyerit e shëndetshëm dhe ushtrimet janë fizike janë mënyra më e mirë për të…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani feston sot ditëlindjen dhe në të njëjtën ditë me të feston dhe i shumëpërfoluri si i dashuri i saj, Eduart Grishaj. Arbana, pasi u nda nga bashkëshorti u përfol për një romancë me regjisorin e njohur. Sot, në ditën e tyre të rëndësishme ajo ka ndarë një foto të tij në rrjetet sociale ku i shkruan: ‘Gëzuar ditëlindjen binjaku im’ të shoqëruar me zemra. Arbana ka bërë këtë urim pa ndjerë problem se me këtë po ‘i hedh benzinë zjarrit të thashethemeve’ për romancën e tyre ‘të fshehtë’.

Read More