Marrëdhëniet seksuale janë një nevojë fiziologjike që lind bashkë me njeriun. Pas kalimit të fazës së pubertetit, ai fillon të njohë trupin dhe të zbulojë nga pak libidon e tij. Seksi është një komponent shumë i rëndësishëm në jetën në çift, pasi jo vetëm vendos marrëdhënien në një tjetër dimension, por edhe sepse sjell shumë përfitime pozitive për organizmin. Por nëse keni kohë që keni harruar ‘’gjimnastikën poshtë çarçafëve’’ trupi juaj është ai që do të vuajë pasojat e para. Këto janë shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse nuk bëni seks për disa kohë: 1.Sistemi juaj imunitar dobësohet:…
Author: tirana
Pa u qetësuar mirë ujërat nga vonesa e së mërkurës së kaluar që u kushtoi kuqezinjve grumbullimin, Tiemue Bakajoko shndërrohet përsëri në problem për Xhenaro Gatuzon. Në minutën e 23-të, Lukas Bilia dëmtohet. Argjentinasi shtrëngon dhëmbët për të provuar të rifutet në lojë, por edhe për t’i dhënë mundësi shokut të skuadrës që do ta zëvendësojë që të përgatitet. Në një moment të parë, trajneri kuqezi i bën thirrje Bakajokos që të nisë me ushtrimet, por ai vonohet. Ngadalësia në lëvizje e francezit nervozon Rinon, i cili njofton Hoze Maurin se do të jetë ai që do të marrë vendin…
Policia shqiptare në bashkëpunim policinë greke kanë zhvilluar një operacion, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Më 6 maj Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me njësinë për hetimin e narkotikëve dhe autoriteteve policore greke, pas 10 muajsh hetime, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si: kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime, shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodence me agjenci ligj zbatuese brenda e jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Brezi i gjelbër” Nga policitë Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korcë dhe Sarandë, u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale. Në…
Mbrëmjen e djeshme në Muzeun Metropolitan, New York u mbajt eventi i famshëm Met Gala që bëri bashkë të gjithë yjet, duke i sjellë në një tjetër dimension. Tematika e këtij viti ishte “Camp: Notes on Fashion”, në qendër të së vilës qëndron e ekzagjeruara, artificialja dhe e çuditshmja. Si zgjodhën VIP-at ta sillnin këtë?! Hidhini një sy atyre që janë konsideruar si të veshurat më bukur bazuar brenda tematikes.
Një nënë është shokuar pasi zbuloi se foshnja e saj e porsalindur kishte dy dhëmbët e përparme. Nerissa Woodward solli në jetë vajzën Emilia Harper Jaymes Bridge. Por ajo zbuloi se foshnja saj lindi me dy dhëmbët e saj të poshtëm. Foshnja erdhi në jetë me lindje cezariane në Spitalin e Shën Marisë, Mançester dhe peshonte 3 kg. Dhe një orë pas lindjes, 18-vjeçarja dhe partneri i saj Michael Bridge kuptuan se vajza e tyre kishte lindur me dhëmbë.
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi carabinierët i gjetën një armë të Luftës së Parë Botërore. Njeri 33 vjeç, me banim në Certaldo dhe tjetri 22 vjeç me banim në Castelfiorentino u ndaluan teksa po udhëtonin me një “Volkswagen”, në një pikë kontrolli të ngritur nga Policia në Ulignano. 33-vjeçarit iu gjet edhe një dozë kokaine. Kjo bëri që karabinierët t’u marrin makinën për një kontroll të plotë Gjatë kontrollit u gjet një pistoletë gjermane e Luftës së Parë Botërore, një Mauzer model 1910 me kalibër 6.35 dhe numër serie të përpunuar, me tre fishekë të futur në karikator,në…
Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash. Mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i Komunës Kashar, Besnik Fuçia dhe ndërtuesi Stefan Çaushi, administrator dhe ortak i kompanisë “Ina 2004” shpk, i cili akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Një ditë më parë u arrestua edhe ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar. Jurgen Memishaj akuzohet për falsfikimim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në dhënien e një leje për ndërtimin e dy pallateve në këtë zonë.
Dje ishte dita e fundit e qenies së tij si deputet i Partisë Socialiste, pasi së shpejti Pjerin Ndreu, i zgjedhur prej disa mandatesh si përfaqësues i socialistëve në Parlament do t’i përkushtohet një sfide të re, e jo të lehtë. Të fitojë Bashkinë e Lezhës në zgjedhjet lokale. Për këtë zv.kryeministri Erjon Braçe i ka dedikuar një postim të veçantë në rrjetet sociale për këtë projekt të ri të deputetit të Lezhës. Ai thekson se Ndreu po nis një betejë të re, për të mirën e lezhjanëve që po vuajnë sipas tij prej vitesh. Postimi
Një tjetër hapësirë e degraduar në zemër të Tiranës po shndërrohet në kënd lojërash. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, fëmijët e zonës pranë Blloku i Ambasadave, në Njësinë 10, do të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim. Prej disa ditësh, punonjësit e Bashkisë kanë nisur punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin në këtë zonë, i cili do të mundësojë mjedise argëtuese për fëmijët e Njësisë nr. 10, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.
Pas tre javë pezullimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyre. Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Koni tha se vlerëson maksmialisht Presidentin Meta, pasi ka mbajtur në qëndrim prej shtetari. Nga ana tjetër Koni u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ministren e Arsimit, Besa Shahini. Mynyr Koni: Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës. Si e vlerësoni dekretin e Presidentit Ilir Meta? Mynyr Koni: Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të tij shpjegues e…
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M.S., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky i fundit kishte përndjekur dhe dëmtuar me thikë një adoleshent. Policia njoftoi se më datë 06.05.2019 shtetasi M.S nëpërmjet përndjekjes ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) shtetasin S.B, 17 vjeç, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Përndjekia” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në një intervistë për DW flet për fokusin e Javës Evropiane, procesin e reformës në drejtësi, krizën politike si edhe perspektivën e hapjes së negociatave të anëtarësimit BE-Shqipëri. Z. Ambasador, nisët Javën e Evropës 2019 dhe slogani i saj është “Fuqia e Rinisë”. Pse kjo zgjedhje sivjet? Ambasadori i BE Luigi Soreca: Mendoj se nuk kishte zgjedhje tjetër të mundshme, në një vend ku 40% e popullsisë është më e re se 30 vjeç. Të rinjtë janë të pranishëm, të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe ata janë gjithashtu qytetarë të ardhshëm të…