Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 prillit në periferi të Romës. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur shqiptari i plagosur lihet në spital nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët arratisen më pas nga vendi i ngjarjes. Shqiptari është qëlluar nga një i ri italian, pasi i pikasi duke vjedhur në shtëpinë e babait të tij në qendër të Monterotondos. Policia arriti të identifikojë dhe të gjurmojë tre personat që ishin përfshirë në tentativën e grabitjes, duke analizuar të dhënat telefonike, patrullimin në pjesën jugore të Rimës dhe imazhet e kamerave mbikëqyrëse pasi lanë të plagosurin në spital. Pas hetimeve,…
Author: tirana
Një 47-vjeçar bashkë me fëmijët kanë shpëtuar për mrekulli. Makinës në pronësi të Armando Gjinit, i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit ishte vendosur një sasi eksplozivi në sedilje, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Armando Gjini rrëfen se ka mundur ta diktojë pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, por me shumë vonesë, vetëm pasi dërgoi fëmijët në shkollë dhe po rikthehej për në banesë. 47-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, por qëndroi vetëm 4 ditë në burg, raporton Report tv. E…
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se që prej vitit 1992, i kanë ardhur nga Serbia të dërguar me harta për ndarjen e Kosovës. Sipas Berishës, Sllobodan Millosheviçi mendonte se ndarja do të bëhej vetëm nëpërmjet Shqipërisë. “Në vitin 1992, serbët me shpejtësi përpiluan projektin e ndarjen e Kosovës. Një njeri që ishte i gjithëfuqishëm në Serbi, Sllobodan Millosheviçi i cili kishte pikëpamjen se kjo çështje nuk zgjidhej me Kosovën, por me Sali Berishën dhe Shqipërinë. Ndaj vinin tek unë me harta. Millosheviçi thoshte se nuk zgjidhej me Kosovën. Pse me Shqipërinë? Ata pasi ta copëtonin Kosovën siç donin, pasi të krijonin…
Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama se pas partisë së Astrit Patozit, qëndron ai. Berisha e konsideron përqeshjen më të madhe të Ramës ndaj Patozit. “Mendoj se është përqeshja më e madhe që Edi Rama i ka bërë Astrit Patozit”, tha Berisha në 360 Gradë në “Ora”. Pak ditë më parë, kryeministri Rama e konsideroi partinë e Patozit si partinë më të re të Berishës. “Ka dalë edhe partia më e re e Saliut. Futu ti i tha Patozit, të jemi 50% me 50% në rast se bie Luli nga pema”, tha Rama më 27 prill.
Nuk mund të rrimë kurrë të qetë! Hajdutët krijojnë teknika të reja çdo ditë për të zhvilluar vjedhjet e tyre. Dhe ndërsa ne mendojmë se sot ata përdorin vetëm teknologjinë për vjedhjet e tyre, këtu keni sisteme të reja delikate me të cilat kriminelët janë në gjendje të vjedhin edhe makinën. A keni dëgjuar ndonjëherë për hilen me shishe plastike? Autoritetet paralajmërojnë të jeni shumë të kujdesshëm në qoftë se gjeni një shishe plastike krejtësisht të zbrazët pranë makinës tuaj. Si veprojnë hajdutët? – Zakonisht hajdutët e vendosin atë në rrotën e përparme të automjetit dhe identifikimi nuk është i…
Me të filluar “Në kurthin e Piter Pan”, mbrëmjen e sotme, Alketa dha një lajm të trishtë për të gjithë teleshikuesit që mezi e presin ta shohin çdo të hënë emisionin.Alketa bëri të ditur se në 27 maj do të mbahet finalja e këtij edicioni duke u shprehur se i vjen keq që do duhet të ndahet nga ky emision për të filluar me një projekt tjetër në shtator.Moderatorja bëri të ditur se “Piter Pan” do vijë edhe me edicionin e tretë vitin tjetër.
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se fundi i kësaj betejë do të përfundojë me një përplasje të fortë, pasi sipas tij janë konsumuar të gjithë elementët. Berisha thotë se ka vetëm dy rrugë. “Kjo është një betejë që pa diskutim do të ketë një finale. Nuk shoh zgjidhje jashtë një përplasje të fuqishme. Janë konsumuar mjetet e tjera. Ka pasur një marrëveshje të 2017-s e cila që në vend se t’i jepte vendit paqen, i dha dosjen 339 dhe 182. Marrëveshje të dytë me Edi Ramën nuk besoj se do të ketë njeri të dytë që mund të bëjë. Mosbindja civile…
Nga Artur ZHEJI Në takimet pa kamera dhe kokë më kokë, aty ku marrin jetë vendimet apo zhgënjimet e mëdha, Ramush Haradinaj, jo vetëm që ka mbetur vetëm, por dhe është vendosur në vështirësi nga kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, për taksën e posaçme ndaj Serbisë. Pra duket sikur presidenti Vuçiç që flet e përflet me të madhe çdo herë që jepet rasti kundër Haradinajt, ka patur në takimet e Berlinit, dy mbështetës të posaçëm gjeopolitikë.Ky është një incident shumë i rëndë, rrëfyer me gojën e Haradinajt, ndodhur mes dy zjarreve, mes presionit të kancelares Merkel dhe presidentit francez Macron.“Edhe…
Në Gjykatën Administrative të Apelit ka nisur procesi gjyqësor pas padisë së ish-deputetëve Jozefina Topalli dhe Arben Ristani, të cilët kërkojnë pagat e tyre për një periudhë 5 mujore në vitin 2014 dhe për periudhën nga 1 shkurti deri më 1 qershor të vitit 2017. Ish-deputetja Topalli kërkon rreth 453 mijë lekë të rinj, ndërsa Ristani kërkon 615 mijë lekë të rinj. Procesi gjyqësor ka nisur më 2 maj, ndërsa vendimi nuk është zbardhur ende. Padie dy ish-deputetëve bërë më 27 qershor të vitit të shkuar, Periudha kur deputetët kërkojnë pagat ka të bëjë me bojkotin e Parlamentit, përkatësisht në…
Një studim britanik ka listuar 10 arsye përse marrëdhënia në çift është e shëndetshme, dhe jo vetëm. Njihuni me rezultatet: -Seksi rrit inteligjencën. Prolaktina e cila çlirohet gjatë orgazmës, favorizon oksigjenimin e qelizave të trurit. -Seksi iu bën mirë femrave pasi i relakson, çliron tensionin nervor dhe i bën të ndihen më të sigurta në vete. -Seksi është një aktivitet estetik. Kjo pasi ndihmon për të luftuar plakjen, si dhe përmirëson pamjen e flokëve dhe të lëkurës. -Seksi është ilaçi më i mirë kundër ankthit dhe depresionit, pasi çlirimi i oksitocinës stimulon ndjesinë e relaksimit. -Seksi është kurues, duke qenë se…
Në kushtet kur nga vetting-u deri më tani janë shkarkuar 52 njerëz të drejtësisë dhe janë konfirmuar në detyrë 56 të tjerë, Shkolla e Magjistraturës ka ndryshuar strategji dhe ka shumëfishuar numrin e kandidatëve që do të jenë magjistratët e ardhshëm. Ndryshe nga çdo vit i mëparshëm akademik, ku numri i magjistratëve ka qenë i ulët, 57 të rinj janë shpallur fitues pas dy testeve të para dhe pritet që përpara se të fillojnë magjistraturën të kalojnë në filtrin e fundit që është testimi psikologjik. Por, ndonëse ata konsiderohen fitues, ata nuk do të ulen në auditorë pa iu nënshtruar…
Një 36-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi shpërndante në doza të vogla heroinë e kokainë në kryeqytet. Në pranga ka rënë F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 doza Heroinë dhe 3 doza Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën. Aksioni Nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit dhe pas ndjekjes me…