Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vlorë, kryen një operacion të bujshëm ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku u arrestuan 8 persona, të cilët dyshohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Mes tyre, ishte edhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë. Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli, dhe së fundmi tek Delvina.
Author: tirana
Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi me shumicë votash dekretin e Presidentit Ilir Meta për ndryshimet në ligjin për vettingun e punonjësve të policisë. Deputetët theksuan se këto ndryshime nuk cenojnë thelbin e ligjit, i cili është tashmë i pranuar dhe nga një pjesë e opozitës e cila nuk është më në parlament. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të LSI, Petrit Vasili, Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj i kujton Vasilit se “reputacioni i veprimeve tona në publik, matet edhe duke u nisur nga kush është ai që këlthet, e në rastin konkret e kemi të lehtë të kuptojmë,…
Në vitin 2013, fotografi britanik Xhimi Nelson publikoi një fotoalbum me 400 faqe të titulluar “Para se të zhduken”. Subjektet e tij janë fotografuar në rajonet më të largëta e më të ashpra të botës, duke treguar në mënyrë monumentale jetën dhe kulturën e disa nga fiseve më të lashta. “Motivimi është shumë i thjeshtë”, tha fotografi Xhimi Nelson për ‘Popular Photography’. “Është për të ruajtur kulturat e largëta e të brishta, gjithnjë e në zhdukje”.
Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Letoni. Zarife Hasanaj, pjesë e Forcave të Armatosura, ka ndërruar jetë pas shpërthimit të një mine. Lajmin e dha Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku. Ngjarja ka prekur të gjithë shqiptarët, si dhe politikanët, të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre të ngushëllimit. Ndërkohë një mik i saj, i prekur nga kjo humbje e madhe, ka shkruar një mesazh prekës në rrjetet sociale. Ai ka kujtuar momentet më të bukura, që nga njohja me efektiven, e deri në momentin kur mori vesh lajmin e kobshëm. Kujtojmë gjithashtu…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas heqjes së tabelave të shumta në akset rrugore në Finiq të shkruara në gjuhën greke. Duke folur në “Javën e Europës”, Rama sqaroi se tabelat u hoqën për shkak se ishin vendosur jashtë parametrave teknike, ndërsa theksoi se rivendosja e tyre do të fillojë nga dita e nesërme. “U ngrit një furtunë për disa tabela të vendosur në një zonë dhe pranë një zone me shumicë minoritare. U tha cfarë nuk u tha këtej, gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, por është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin…
Një vendim befasues ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Turqi. Pas ankesave të partisë së Presidentit Erdogan u vendos që zgjedhjet të anulohet për qytetin e Stambollit. Ky vendim ka tronditur edhe opozitën e cila doli me sukses në zgjedhjet vendore duke fituar Stambollin, Ankaranë, Izmirin dhe Antalian. Ndërkaq ky vendim befasues ka ndikuar edhe te dollari i cili është rritur menjëherë kundrejt lirës duke u këmbyer 1 dollar me 6.15 lira. Pritet një reagim i ashpër nga opozita e cila mbron rezultatin dhe i ka quajtur të pakuptimta ankesat e partisë së Erdoganit.
Këngëtarja Manjola Nallbani ka treguar prapaskenat e koncerteve ne emisionin “E Diell” në “Top Channel”. Manjola tregoi një moment gtë sikletshëm që ajo kishte kaluar, pasi I kishte ngecur ora te fustani gjatë kohës që po interpretonte në skenë. “Më ishte kapur njëherë ora te fundi i fustanit dhe unë që kisha më merak nderin se interpretimin, nuk ngrija dorën të interpretoja, por mbaja fustanin. Nuk duhet të na dilte këmba më shumë seç duhej”, tha Manjola Nallbani.
Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për ‘Javën e Europës’ u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar detyrat për hapjen e negociatave. “Europa sipas Winston Churchill nuk duhet të kishte limite sot, duhet të ishte një kontinentet që kudo duhet të ndjenim se jemi në shtëpinë tonë. Por projekti madhështor i themeluesve mori më shumë kohë për të plotësuar. Për BE-në dhe ata që e patën kurajon që ta parafytyrojnë si projektin më madhështor politik që njerëzimi ka konceptuar. BE është paqe dhe barazi në diversitet, ndër të tjera, ndërsa për ne, Shqipërinë dhe rajonin, BE është paqe, padyshim është mirëqenie,…
Gruaja e moshuar – Ju jeni një person me zemër të mirë, por në një periudhë të jetës jeni “penguar”. Virtyti yt është shumë i mirë dhe ti përpiqesh gjithmonë të ndihmosh të tjerët. Sillesh mirë me të gjithë dhe dëshiron të rrethohesh me njerëz si vetja. Macja – Padyshim jeni person që i adhuroni kafshët më shumë se njerëzit. Jeni të besueshëm, miqësor dhe të dashur. Besnikëria është gjëja më e rëndësishme për ju. Ndonëse keni një rreth të ngushtë, ju i vlerësoni shumë të gjithë ata që keni pranë. Burri në makinë – Kjo zgjedhje tregon se jeni njerëz inteligjentë dhe…
Arian Galdini i kërkon partisë më të re opozitare ‘Bindja Demokratike’ të Astrit Patozit, por edhe koalicionit opozitar që është regjistruar në zgjedhje “Shpresa për Ndryshim” që të mbështesin kandidaturën e tij në Tiranë përballë Erion Veliajt. Postimi i plotë Ftoj të gjitha ato parti politike dhe Koalicione Opozitare të djathta pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, që ende nuk kanë kandidat për Bashkinë e Tiranës, të më mbështesin mua në sfidën time për tu përballur me Lal Çerin si Kandidati Opozitar i Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Ndërkohë ne si LDE po punojmë fort për mbledhjen e firmave. Por janë jashtëzakonisht…
Një proverb e vjetër thotë: “Një mollë në ditë, ju mban larg nga mjeku”, e cila mund të plotësohet me “23 bajame në ditë ju garantojnë bukurinë e përditshme” të paktën për gratë. Po, sepse bajamet, për të gjitha vetitë e tyre të çmuara, janë aleatët e parë natyrorë të rutinës së bukurisë së grave. Një ndihmë për lëkurën, thonjtë dhe flokët Në sajë të përmbajtjes së lartë të vitaminave të zinkut dhe vitaminave B, sidomos riboflavinës (vitamina B2) dhe niacinës (vitamina B3), bajamet ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës, thonjve dhe flokëve të shëndetshëm. Bajamet përdoren edhe në prodhimin e…
Pak futbollistë në Kontinentin e Vjetër këtë sezon kanë tërhequr vëmendjen aq shumë sa talenti më i vlerësuar i momentit. Jadon Sancho është kthyer në thesarin e radhës te Borusia e Dortmundit, një lojtar që vlerësohet të paktën 150 milionë euro dhe mori këtë javë vendin e parë si futbollisti më i mirë deri në 20 vjeç. Me një teknikë unike, shpejtësi si askush tjetër te Dortmundi dhe me një numër asistesh që e kanë vendosur mes më të mirëve në Europë, Sancho u vlerësua nga Observatori i Futbollit si më i miri. 19-vjeçari ka patur një formë impresionuese këtë…