Përfshirja e personave në kërkim në ngjarje të rënda kriminale ka bërë që Policia e Shtetit të krijojë një strukturë të veçantë posaçërisht për këtë problem. E njëjtë me atë të Bashkimit Europian “ENFAST”, struktura e specializuar shqiptare do të quhet “FAST” si 24 vendet anëtare “Fugitive Active Search Team” dhe do të ketë në përbërje të saj 50 efektivë të specializuar. Krahas kësaj, projekti parashikon që në përbërje të angazhohen dhe forcat ushtarake, ndërsa do të bashkëpunojë dhe me partnerët europianë. Projekti “ENFAST” i Bashkimit Europian u krijua në vitin 2012 ndërsa në vitin 2013 pas miratimit në Këshillin…
Author: tirana
Ditën e sotme, dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë. Faqja zyrtare e pallatit mbretëror dha njoftimin e lindjes së bebushit, duke treguar se Meghan dhe djali gëzojnë shëndet të plotë. Në një intervistë për “Windsor”, Princ Harry ka folur për ardhjen në jetë të djalit dhe ka ndarë me të gjithë emocionet e para pasi u bë baba. “Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj që unë dhe Meghan u bëmë me djalë më herët këtë mëngjes. Mamaja dhe bebi janë shumë mirë. Është eksperienca më e shkëlqyer që mund të kisha…
Juventusi është gati të shesë Dibalën në merkaton verore, pasi argjentinasi nuk po jep atë që drejtuesit presin nga ai. Klubi bardhezi do të heqë dorë nga xhevahiri i tyre, pasi Junajtid e kërkon lojtarin duke bërë një ofertë shumë serioze prej 100 milionë eurosh. Sipas “Calciomercato”, “Zonja” është kërkon 120 milionë euro, ndërsa anglezët japin 20 më pak. Në tratativa për kalimin e Dibalës në Angli, mund të futet dhe Pogba, që është një dëshirë e madhe e drejtuesve të Juves në merkaton e verës.
Ambasada amerikane në Tiranë reagon pas humbjes së jetës së ushtarakes shqiptare me mision në Letoni dhe plagosjes së dy kolegëve. Ambasada i shpreh ngushëllimet familjes së saj. “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, thuhet në reagimin e ambasadës. Pas shpërthimit të minës, kanë mbetur të plagosur edhe dy kolegë të saj, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Tolgahan dhe Almeda Abazi u bënë prindër për herë të parë ditën e djeshme. Lajmi u dha nga mediat turke, të cilët sot kanë arritur të marrin një prononcim nga aktori turk. Pas lindjes, Tolgahan ka rrëfyer se emocionet janë shumë të mëdha dhe më tej ka zbuluar disa detaje nga lindja. “Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Hyra në sallë, por nuk e kisha menduar që do të ishte kaq e vështirë. Lindja e Almedës nuk qe aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje, pasi zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë…
55 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi të një cisterne që mbante benzinë në Nigeri. Shpërthimi ndodhi vetëm disa metra larg aeroportit ndërkombëtar të Niamey-t. Ndërkohë ministria e Brendshme e Nigerisë bëri me dije se 55 persona kanë gjetur vdekjen nga djegia dhe 36 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas dëshmitarëve, cisterna u përmbys dhe doli nga linja e trenit. Në këtë moment shumë persona u munduan të merrnin gaz dhe papritur ndodhi shpërthimi. Një grua dëshmitare tha: “Para mesnatës, dola nga shtëpia dhe pashë automjetin që kishte rënë. Njerëzit erdhën nga kudo për të marrë benzinë.…
Delinda Disha ka udhëtuar me familjen e saj drejt Holandës dhe fotot e videot krah tyre i ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’. Aktorja publikon shumë shpesh detaje nga udhëtimet me ta ose momente të tjera të veçanta, por videot që ka postuar sot me të birin, janë veçanërisht speciale. Delinda shfaqet teksa luan me Dasantinin dhe e qeshura e tij do ju zbukurojë ditën. Me siguri çdo nënë e kupton kënaqësinë që aktorja ka përjetuar në ato pak sekonda që i ka ndarë me të gjithë. Udhëtimet e Delindës me familjen e saj, janë të shpeshta dhe më i…
Alexander-Arnold beson se “Anfield” do t’i ndihmojë ata për të tentuar përmbysjen e rezultatit kundër Barcelonës, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”. Liverpool ende mund ta përmbysë Barcelonën dhe të prekë finalen e Champions League, pavarësisht humbjes së thellë në ndeshjen e parë në “Camp Nou”. Kështu mendon mbrojtësi i “Redsave”, Trent Alexander-Arnold. Megjithatë, ky mision është edhe më i vështirë për skuadrën e Jurgen Klopp sepse Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, edhe zyrtarisht s’do të luajnë kundër Barçës. Firmino ka kohë që ka disa probleme që u rritën me inkuadrimin e tij në “Camp Nou”, kurse Salah u lëndua…
Mirëserdhët të gjithë në Shtëpinë e re të Evropës! Nuk mund ta fsheh lumturinë time për çeljen e Javës së Evropës 2019 sot këtu, në mjediset tona të reja. Që kur mbërrita në Shqipëri shtatorin e kaluar, kam dashur t’i jap Shtëpisë së Evropës një mjedis më të hapur, mikpritës dhe modern. Një mjedis që të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë me jetën e qytetit dhe që nderon rëndësinë e Bashkimit Evropian për shqiptarët. Ekipet e mia, Komunikimi dhe Operacionet, si dhe ekipi i shkëlqyer i Shtëpisë së Evropës, kanë punuar shumë gjatë dy muajve të fundit, me afate pothuajse…
“15 ditë prilli” është e para herë e aktores që ka studiuar për Mjekësi, që vendos të botojë. Mirëpo, rrëfimet e kësaj here janë më të shtruara, më të pasura e veç të gjithave, për herë të parë, zbardhin në një mënyrë, ca të vërteta që diku janë parë, diku janë dëgjuar, në absurdin e një kohe si ajo që Anisa jetoi në Shqipëri, kur ishte studente Mjekësie dhe ca vite më pas. Ndryshe nga të gjitha koleget e saj aktore e mbase edhe nga ato mjeke, hebreo-shqiptaria Markarian, ka ndjerë gjithnjë nevojën t’i flasë të vërtetat e kohës së…
Zbardhet gjithë dinamika e grabitjes së Rinasit, ku u vodhën 7 thasë me rreth 6 milionë euro. Përmes pamjeve ekskluzive të sjella pas ngjarjes së 9 Prillit, tregohet se e gjithë grabitja e Rinasit ka ndodhur në vetëm 5 minuta. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Report TV solli pamjet ekskluzive ku tregohen veprimet e grabitësve të drejtuar nga Admir Murataj, të cilat nisin përgjatë perimetrit të aeroportit që është i rezervuar për hyrjen e mjeteve të zjarrfikësve. Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, një nga grabitësit që ka të veshur uniformë të zezë thyen zinxhirët që mbajnë…
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Milot – Fushë-Krujë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut”. Raportohet për katër persona të plagosur rëndë. Policia dhe ambulancat kanë arritur në vendin e ngjarjes. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ata morën plagë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave. Autostrada Tiranë -Shkodër është një ndër akset më të rrezikshme, ndërsa vetëm ditët e fundit janë shënuar disa aksidente të rënda me pasojë humbje jetësh. Një ditë më parë në superstradën Lezhë-Shkodër u përplasën nga një…