Author: tirana

Spinaqi mbetet një zgjidhje e pazëvendësueshme për shtimin e niveleve të hekurit në organizëm. Foto: Flickr Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen. Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona. Të gjithë prej nesh, kemi ditë të mira dhe ditë të këqija dhe ushqyerja është patjetër një faktor i rëndësishëm në ndjenjat tona. A mundemi ne të planifikojmë ushqyerjen tonë që të kemi një ditë të mirë? Patjetër që po. Marrëdhënia mes ushqimit dhe humorit është e ndërlidhur nëpërmjet transmetuesve nervorë siç është serotonina dhe kimikateve organikë siç janë dopamina…

Read More

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” shpjegoi se përse Muaji i Ramazanit është i veçantë për çdo individ. Gurra tha se Ramazani është përmendorja e lirisë së besimtarëve. “Ramazani është përmendorja e lirisë së besimtarëve. Muaji i Ramazanit është përkushtim dhe mirënjohje ndaj Zotit. Një nga 8 dyert e parajsës ka emrin e asgjëruesve. Ramazani është i veçantë për çdo individ. Zoti lutet që çdo njeri të mund të jetë gjallë, të mund ta arrijë shëndoshë e mirë këtë muaj të shenjtë”, tha Gurra. Ylli Gurra nënvizoi se sugjerohet që të gjitha moshat…

Read More

“Është e gjitha tek gjenet”, thonë studiuesit. Bebet përgjithësisht i trashëgojnë tiparet e prindërve të tyre përmes gjeneve të tyre. Por nënat kanë një lidhje të pakrahasueshme me foshnjat e tyre, duke pasur parasysh faktin se foshnjat kalojnë shumë kohë më tepër me nënat e tyre duke filluar që nga shtatzënia e deri në fëmijërinë e hershme. Ju me siguri që krenoheni sa herë kur dikush gjykon ngjashmëritë e fëmijës suaj me ju, qofshin këto tiparet e fytyrës apo ato fizike, mënyra se si flet apo zakonet e veprimeve të tij. Ne ju tregojmë më poshtë disa nga zakonet që…

Read More

Barbara Mori aktorja e bukur dhe seksi e një prej telenovelave më të famshme meksikane të transmetuara në ekranet shqiptare, “Rubi”, është shfaqur në një set të fundit fotografik më e bukur se kurrë më parë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 vite që nga roli që e bëri të famshme, “Rubi” nuk ka humbur asgjë nga hijeshia e saj, përveç ngjyrës së flokëve pasi tani është kthyer në bjonde, shkruan meganews.al. “Rubi” madje ishte përballur edhe me sëmundjen e kancerit, por e ka mposhtur atë, duke u rkyther me e fort se me parë.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Rrogozhinës, ku një 34-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Viktima është identifikuar si Blerim Sula. Kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët kanë parë trupin e të riut të shtrirë në tokë, ndërsa menjëherë kanë lajmëruar ambulancën. Më pas ai është transportuar drejt spitalit të Durrësit, por ka ndërruar jetë.

Read More

Mbushja fantastike e kombinuar me presh, djathë të bardhë e qumësht i jep një shije fantastike recetës së nënave e gjysheve shqiptare, atë të dredhanikut. Dredhanik, lakrorë, byrëkë a petanikë pavarësisht emërtesave të tyre sipas zonave e ndryshimeve të vogla në mënyrën e përgatitjes mbeten sërish ndër më të preferuarët dhe ndër gatimet më të mira të kuzhinës shqiptare. Tradita e amvisave shqiptare në përgatitjen e byrekëve dhe llojeve të ndryshme të tyre është sa e vjetër aq edhe e shijshme. Nëse do të veçonim byrekun e mbushur me presh, djathë e kos, recetë të cilën AgroËeb.org e përcjell më…

Read More

Është arrestuar ditën e djeshme një 33-vjeçar nga Shkodra, Barush Bregu, i shpallur në kërkim për disa akuza të rëndë. Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të organizuar nga RENEA, FNSH dhe forcat Shqiponja, pas kontrollit që u bë në një banesë të marrë me qira prej tij, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ndërkohë ne seancen e sotme per verifikim te mases se sigurise gjykata e shkalles se pare dha “arrest me burg” per Bajram Bregun, shtetasin e arrestuar ne Tirane nga RENEA dhe FNSH tek Komuna e Parisit ne Tirane. Bajram Bregu eshte i denuar…

Read More

32-vjeçarja që humbi jetën ditën e sotme është kujtuar edhe nga miqtë e saj në rrjetet sociale. Nëntetarja Zarife Hasanaj, humbi jetën pas shpërthimit të një mine në Letoni. “Në këtë botë nuk ka njerëz perfekt, por ti ishe”, të tillë e përshkruajnë miqtë Zarifen, e cila mesa duket ka lënë një boshllëk të madh në shoqërinë e saj.

Read More

Lëkura e kivit përmban një vaj të pasur me acide yndyrore Omega-3 që i bëjnë mirë zemrës dhe metabolizmit. Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit, të cilat janë të dobishme dhe të pazëvëndësueshme për shëndetin tonë. Ai rekomandohet të konsumohet çdo ditë në të mirë të shëndetit nga koka tek këmbët. Kivi përmban doza të larta të vitaminës C e cila shërben si antioksidant për forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve. Kivi ka dy herë më shumë vitaminë C se portokallet. Nëse konsumoni dy kivi në ditë,…

Read More

Horror në Indi, ku një çift i sapomartuar është djegur. Gruaja, 19-vjeçare, nuk ia ka dalë t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka vdekur. Dyshimet e para të policisë janë përqendruar tek babai i vajzës, që rezulton në arrati, së bashku me dy vëllezërit e tij. Çifti ishte martuar në fshehtësi, 6 muaj më parë, duke mos marrë pëlqimin e familjarëve, të cilët ishin kundra kësaj martese, për shkak të nivelit të ndryshëm shoqëror që djali dhe vajza kishin mes tyre.

Read More

Pas lajmit se efektivja Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni si pasojë e shpërthimit të një mine, në banesën e saj ka patur prezencë të forcave ushtarake. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, familjet e 3 efektivëve u njoftuan personalisht nga përfaqësues të FA, të cilët i vizituan pak minuta pasi u raportua ngjarja në Letoni. Ajo, bashkë me të tjerë ushtarakë shqiptarë, ndodheshin në Letoni në kuadër të grup-batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s. Kontigjenti aktual, ishte nisur në Letoni më 1 janar të këtij viti, me një mision gjashtë mujor dhe ishin vendosur në bazën…

Read More

Raportet e tensionuara diplomatike dhe ekonomike mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë nxitur palën amerikane të rritë prezencën e vet ushtarake në Lindjen e Mesme. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, njoftoi se në komandën qendrore veriafrikane është pozicionuar një anije aeroplanmbajtëse dhe një skuadrilje bombarduesish të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment. “Duam t’i dërgojmë regjimit iranian një mesazh të qartë dhe të palëkundshëm se çdo sulm mbi interesat e SHBA-së ose të aleatëve tanë do të përballet me forcë të papërmbajtshme. SHBA-ja nuk kërkon luftë me regjimin iranian, por jemi gati t’i…

Read More