Menopauza korrespondon me periudhën e fundit menstruale të një gruaje të verifikuar pas 12 muajve të mungesës totale të ciklit. Pra, nga pikëpamja mjekësore është një moment shumë i veçantë në jetën e një gruaje. Në përgjithësi, kur flasim për simptomat e menopauzës, ne i referohemi megjithatë periudhës para dhe pas menopauzës. Gjatë kësaj faze, gruaja i nënshtrohet një stresi të rëndësishëm fizik, metabolik dhe psikik për shkak të strukturës së re hormonale në të cilën ajo duhet të përshtatet dhe të karakterizohet nga prania e një “vargu tipik të simptomave”. Shtrirja e këtyre simptomave ndryshon nga gruaja tek gruaja:…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë sot një kërkesë të Ministrisë së Arsimit për të shkarkuar nga detyra Rektorin e Universitetit tëTiranës, Mynyr Koni. Pak javë më parë ministrja Besa Shahini e pezulloi Konin nga detyra dhe i kërkoi Presidentit ta shkarkonte, teksa emëroi përkohësisht në këtë pozicion, zv.rektorin Bernard Dosti. REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI D E K R E T PËR RRËZIMIN E PROPOZIMIT TË MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, Z.MYNYR KONI Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8,…
Iker Kasijas ka dalë ditën e sotme nga spitali, pas atakut që pësoi në zemër të mërkurën e kaluar. Portieri spanjoll falenderoi mjekët dhe mijëra njerëzit që i kanë qëndruar në krah në këtë momenet të vështirë. “Duhet të jem mirënjohës, sespe kam qenë shumë me fat. Dua të falenderoj shumë njerëz, ata më kanë bërë të ndihem i vlerësuar në një moment të vështirë. Dua të falenderoj spitalin dhe mjekët, të cilët bën ndërhyrjen. Jam i befasuar nga dashuria dhe mbështetja që provova këto ditë nëpërmjet rrjeteve sociale. Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja, por…
Dashi Parashikohet një ditë interesante, gjatë së cilës mund të arrini një synim që i keni vendosur vetes. Megjithatë për shkak të ndikimit të Saturnit, duhet thënë se nuk do të mungojnë as pengesat. Në dashuri duhet të ndiqni rrugën e drejtë, pasi në të kundërt do të rrezikoni shumë. Demi Po mundoheni që të rinovoni energjinë tuaj, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Dikush ka zgjedhur një rrugëtim të ri lidhur me studimet apo me ndryshimin e punës. Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, për shkak të një problemi shëndetësor. Parashikohet një ditë e cila do ju…
Gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në degën nr. 4 në kryeqytet, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 11 majit para Kryeministrisë në protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. “Mos ngurroni të kontaktoni edhe socialistë, edhe njerëz pa parti . Trokisni në çdo derë, sepse shumë prej tyre janë të zhgënjyer dhe kanë dyfish arsye për të protestuar deri në largimin e atij që keqpërdori besimin e tyre, i mashtroi dhe i vodhi. Edi Rama ka 21 vjet në politikë, por ai është një nga politikanët me më…
I vjedhin paratë dhe dy automjetet që sapo kishte blerë, biznesmeni denoncon ngjarjen. Një supergrabitje ka ndodhur në qytetin e Patosit në orët e para të së dielës. Pre e grabitjes ka rënë një biznes, që tregton materiale ndërtimi, ku rreth orës 03:00, grabitësit kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe dy automjete të shtrenjta që klasifikohen si automjete luksi “Audi” dhe “Land Rover”. Pronari i subjektit “Albstar”, Medi Kurteshi, ka treguar se autorët kanë marrë gjithashtu 2800 euro dhe 60 000 lekë të rinj. Ndërkohë, në subjekt janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. Menjëherë pas ngjarjes, Kurteshi…
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me princin Harry. Për herë të parë, zbulohet edhe gjinia e foshnjës mbretërore djalë. Harry falenderoi publikun për mbështetjen dhe u shpreh se “po mendohen ende për emrin”. Djali i tyre do të jetë i shtati në radhën për fron, pas princit Charles, princit Ëilliam, tre fëmijëve të Ëilliam-it me Kate Middleton dhe princit Harry. Harry dhe Meghan u martuan në një ceremoni madhështore në Windsor Castle majin e vitit të kaluar dhe njoftuan se ishin në pritje të një fëmije në tetor, pas një turneu…
Beteja mes Apple dhe Spotify do të jetë në fokus të një hetimi të Bashkimi Evropian sipas një raporti të Financial Times. Gazeta raportoi ditën e sotme se Komisioni Evropian ka planifikuar të lançojë një hetim rreth pretendimeve të Spotify se prodhuesi i iPhone përdor pozitat dominuese për të vënë konkurrentët në disavantazh. Në një padi të bërë në muajin Mars, Spotify tha se Apple përdor iOS dhe App Store për të dëmtuar konkurrentët si Spotify në favor të shërbimit vetjak Apple Music. Në veçanti CEO i Spotify daniel EK tha se Apple i bllokon zhvilluesit në platformën e saj…
Që pula e pagatuar përmban në lëkurën e saj baktere të dëmshme si salmonella dhe listeriam nuk është diçka e panjohur nga ne, por që larja e këtij shpendi përpara gatimit mund të na vr-asë, kjo po që është diçka e padëguar më parë. Ekspertët e shëndetit na këshillojnë për të mos e bërë më këtë gjë kurrë, në rast se nuk duam të përfundojmë në spital.Sipas një studimi të Universitetit Drexel, kur ju lani pulën, bakteret e lartëpërmendura shpërndahen kudo përreth jush. Ky proces quhet aeroizolim. Nëse listeria apo salmonella arrijnë të futen në gjakun tuaj, ju jeni të…
Opozita jashtë parlamentit, çdo ditë ngre zërin dhe për korrupsion dhe varfëri, ndërsa vetë jetojnë në luks. Kjo nuk është përceptim por, fakt. Nëse shikojmë deklaratat e tyre të pasurisë, vërejmë, se si nga viti në vit, luksi i tyre shtohet dhe për më tepër nuk kuptohet se si. Vetëm ndonjë hetim i mirëfilltë, i detajuar si Vettingu, mund të zbardhë pasurinë e tyre të vënë nëpërmjet korrupsionit, abuzimit, parave të pista, apo duke shfrytëzuar postin që kanë mbajtur. Në filtër sot do të kalojë ish-deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili shquhet për sherre si në Kuvend apo edhe…
Vera është stina e emocioneve të reja, aventurave, periudha gjatë të cilës të gjithë zhvishemi nga problemet, stresi, lodhja dhe shkrihemi njësh me detin, diellin, flirtet në një bar, në një mbrëmje etj. Me pak fjalë, vera është stina ku çdo gjë ndryshon, e sigurisht që yjet kanë parashikuar një verë tejet të kënaqshme për shenjën e mëposhtme. Kështu që lidhni mirë rripin e sigurimit dhe lejoni veten të përfshiheni nga ndjenja fantastike, pasi vera do t’ju dhurojë dashurinë që kërkoni prej kohësh. LUANI Yjet dinë gjithçka, megjithatë në rastin e kësaj shenje duhet të falënderoni planetët për ndryshimet e…
Refik Halili ka deklaruar dje se i ka gati 4 lojtarë për të ardhmen. Presidenti i Tiranës nuk ka dashur të përmendë emra, por “Panorama Sport” zbulon se në listën e gjatë të dëshirave janë edhe katër futbollistë, që mund t’u bashkohen së shpejti bardhebluve. Bëhet fjalë për portierin e Flamurtarit, Enea Koliçi. 33-vjeçari mund të sillte eksperiencë në portën e kryeqytetasve, por ndërkohë do të ishte e volitshme edhe sa u përket llogarive me numrin e të huajve. Ndryshimet në portë mund të mos mbeten me kaq. Edvan Bakaj, portieri 32- vjeçar i Luftëtarit, mund të rikthehet te Tirana.…