Author: tirana

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sot në fuqi masën “arrest shtëpie” për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Ky i fundit pas njohjes me vendimin iu përgjigj interesit të medias, ndërsa edhe njëherë mohoi në formë kategorike që ai të jetë i përfshirë në tjetërsime pronash. Sipas tij, Prokuroria nuk mund të gjejë asnjë provë të vetme për akuzat, duke e konsideruar veten si të “pastër”. “Unë kundërshtoj çdo akuzë ndaj meje. Akuzat e ngritura nga Prokuroria nuk qëndrojnë fare. Sado që do të hetojë mbi akuzat, prokuroria nuk do të gjejë asnjë provë.…

Read More

Historia emocionuese mes dy shpendëve bëhet virale. Ata vdiqën disa ditë larg njëri – tjetrit pasi kishin kaluar së bashku një jetë. Nuk është historia e dy njerëzve ajo që po tregojmë, por historia mes dy mjellmave. Mashkulli u gjet i vdekur të premten, ndoshta i goditur me shkopinj deri në vdekje. Femra nuk e ka duruar dot këtë dhe e ka lënë veten të vdesë nga uria në liqenin Recoaro Terme (Vicencia), aty ku ata jetonin. Çifti do të dërgohen në Institutit Zooprofilattico, në Venecia për analizat e planifikuara në raste të ngjashme, madje edhe pas hetimeve dhe raportit…

Read More

Në një deklaratë për mediat, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, pasi presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi shkarkimin e tij nga detyra. Koni shprehet se Meta duke mos nënshkruar shkarkimin e tij ka mbrojtur autonominë universitare. “Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke mos firmosur shkarkimin tim, mbrojti autonominë universitare. Mua më mbështesin shumica e kolegëve. Kam kontribuar dhe do të kontribuoj për arsimin shqiptar. I kam shërbyer dhe do i shërbej institucionit të Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Koni. Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni u pezullua nga detyra nga ministrja e Arsimit Besa Shahini. Presidenti Meta…

Read More

E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin e Alketa Vejsiut, moderatorja tregoi se sherrin me Robert Aliajn e ka lënë pas në të kaluarën dhe nuk i mban më inat Robertit. Fiori Dardha dhe Robert Aliaj u përplasën para disa muajsh , teksa debati i tyre gjatë spektaklit ‘Dance With me’ degjeneroi në ofendime bëri që Fiori të largohet nga spektakli gjatë transmetimit live dhe ndërpreu ekspieriencën e saj në këtë emision. “Ka kaluar shumë kohë nga ai debat dhe në television diçka e vogël të ndodhë bëhet shumë e madhe. E kemi harruar atë episod sepse njerëzit nuk mund…

Read More

Muharrem Hasanaj, babai i nëntetares së vrarë në krye të detyrës si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni, ku ndodhej me mision mezi i nxjerr. Në një rrëfim për News 24 , ai thotë se nuk do që fatin e së bijës ta kenë të tjerë. “Fatin e vajzës sime mos ta ketë kush. Specialiteti i saj ishte të pastronte vendin nga minat, por i ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte”,- rrëfen ai. “Takimin e fundit me të e kam pasur në 22 dhjetor kur e përcolla në Rinas për në Letoni. Pas asaj dite flisnim vetëm…

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reagiuar pas publikimit të detajeve nga Megaoperacioni i policisë shqiptare në bashkëpunim dhe me atë greke, ku u arrestuan 61 persona. Në një postim të bërë në Twitter, Lleshaj ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë, ndërsa ka shtuar se lufta kundër krimit të organizuar vazhdon. “Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende”, shkruan Lleshaj.

Read More

Për herë të pare në ujërat e Italisë është parë peshku-akrep, ai u vu re në rezervat natyrore të oazit të faunës në Vendicari, në Sicili.Peshku-akrep, ose “lion-fish”, është një peshk tropikal, me tipare të panjohura dhe gjendet natyrisht në Detin e Kuq, në Oqeanin Indian dhe në Paqësor. Në vitet ’90, ai u shfaq në Florida dhe në pak vite u përhap në të gjitha ujërat e Karaibeve me një impakt ekologjik të rëndësishëm. Peshku-akrep është një gjitar i shkëlqyer dhe për këtë motiv ndikon negativisht në biodiversitetin ujor të brigjeve. “Lionfish” është i dëmshëm edhe për njeriun: përmes…

Read More

Dalin pamjet e megaoperacionit te koduar “Brezi i Gjelber”, gjate te cilit janë arrestuar, ndaluar 61 shtetas shqiptar dhe të huaj. Policia ka bere publike pamjet qe shoqeruan finalizimin e aksionit, qe nga momenti i kapjes se te kerkuarve, e deri ne sekuestrimin e sasive te droges. Gjatë kontrolleve në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar: • mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa; • 1 kg 23 gr. lëndë narkotike heroinë e kokainë; • sasi lëndë narkotike çokollatë; • 10 peshore elektronike; • sasi fishekësh luftarak; • 78 telefona celularë; • 25 automjete të ndryshme; • sasi të konsiderueshme vlerash…

Read More

Me siguri keni dëgjuar për bosin famëkeq Pablo Escobar, për të cilin janë bërë edhe filma ne Holliwood. Te gjith e dim qe edhe jeta e tij ka qënë e mbushur me ngjarje të cilat kanë qënë gjithmonë në qendër të medias e pa dyshim edhe mënyra e tij e jetesës. Këtë herë do të ndalemi tek hoteli luksoz Casa Malca që gjendet në Gjirin e Meksikës, pranë qytetit të Tulumit. Njëzet e katër dhoma, pishina, restorant dhe plazhe, të gjitha të rrethuara me pemë palme.Kostoja? Rreth 500 dollarë nata. Struktura kishte mbetur e papërdorur deri në vitin 2003, kur…

Read More

Banorët e Astirit po përplasen fizikisht me policinë ndërsa ish-deputeti i PD Klevis Balliu është shoqëruar nga uniformat blu në furgonin e efektivëve. Balliu, i tensionuar ka nxjerrë gjysmën e trupit nga xhami i pasmë i furgonit, me dy gishtat lart duke bërtitur: Liri Demokraci, liri demokraci. Pamjet tregojnë situatën tejet të rënduar që vazhdon me konfrontime fizike mes banorëve e policisë.

Read More

Në një deklaratë për mediat, Ndoka mohoi akuzat se është i përfshirë në dosjen për tjetërsimin e pronave apo falsifikimin e dokumentave. Arben Ndoka: Ata persona që janë të përfshirë në këtë dosje janë persona që duhet të kishin përfituar nga ligji 7051. Të gjithë personat që kanë emrin në dosje nuk kanë lidhje me mua, as kanë qenë miq të mi dhe as nuk kam asnjë marrëveshje për përfitimin e ndonjë prone. Nuk kam asnjë metër pronë. Nuk jam i përfshirë me asnjë grup apo njerëz që kanë të bëjnë me tjetërsimin apo falsifikimin e pronave. Jam i akuzuar…

Read More