Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh se SHBA-të mund të ndërmarrin sulm ushtarak në Venezuelë, në rast se kjo gjë do të duhej. Pompeo tha se nëse e do nevoja dhe situata, SHBA-të do të ndërhyjnë, qoftë ushtarakisht. Pompeo tha se SHBA-të kanë qenë dhe do të mbeten një “armike” e presidentit Maduro dhe mbështesin opozitën e vendit. Sekretari Amerikan i Shtetit citoi edhe Donald Trumpin, duke thënë se presidenti mund të marrë edhe vendim ultimatumi. Këto deklarata vijnë në kohën që Venezuela ndodhet në një situatë kaotike. Ushtria e vendit ka dalë nëpër rrugë dhe shpërndan protestuesit.
Author: tirana
Mengjesin e së premtes një ngjarje tragjike është shënuar në Oberglatt të Zyrihut në Zvicër, ku një 17-vjeçar është gjetur i vdekur në shinat e trenit të këtij qyteti. Viktima u identifikua si Rinor Bunjaku i cili ishte me orihjinë nga Gjilani i Kosovës dhe jetonte prej kohësh në Rümlangu i Cyrihut. Burimet afër familjes Bunjaku, tregojnë se ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur, transmeton albinfo.ch. Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën…
Themeluesi i platformës Wikileaks u dënua në Londër për shkak të shkeljes së kushteve të garancisë së sigurisë me 50 javë burg. Ky nuk mendohet se do të jetë i vetmi vendim gjyqësor kundër Assange. Vendimin e mori Southwark Crown Court në Londër. Julian Assange u arrestua në fillim të prillit, pasi pati gjetur strehim me vite të tëra në Ambasadën e Ekuadorit. Po në të njëjtën ditë, një gjykatë britanike e quajti atë fajtor, se me arratinë në ambasadë pati shkelur kushtet e garancisë. Kur mbërriti në sallën e gjyqit në lagjen e Londrës Southwark, australiani 47 vjeçar tregoi…
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë të veçantë. Kreu i shtetit është ngjitur në bordin e aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila ndodhet në detin e Adriatik. Në një postim në Facebook, Presidenti shkruan se në një prej aeroplanmbajtëseve më të mëdha të SHBA ka takuar personelin e saj, një pjesë e të cilëve 20 vite më parë kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës. “Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në #NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci për stabilitetin e…
Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj, shkruante Eqrem Çabej më 1972 në revistën “Shqipëria e re”. Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që…
Një lajm shokues është përcjelle pasditen e kësaj të mërkurë nga mediat spanjolle dhe portugeze. Portieri i Portos Iker Casillas ka pësuar një infarkt miokardi. Pas sulmit në zemër ai është dërguar me urgjencë në spital në Porto. Ende nuk ka të dhëna për gjëndjen e 37-vjeçarit, legjendë e portës së Real Madrid dhe Spanjës.
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe gjatë këtij aksioni janë ndaluar deri tai 3 persona. Kapet nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3, një person me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person i kërkuar, gjatë orëve të natës futej në banesë për tu strehuar, Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.…
Ditën e nesërme opozita joparlamentare ka vendosur përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit. Ky vendim u mor pas takimit që Basha bëri me aleatët në selinë e Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, kreu i PD tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile. Herën e fundit, kjo formë proteste ndodhi më 25 Prill ndërsa Lulzim Basha tha se bëhet fjalë për mosbindje civile. Edhe pse bllokimi i rrugëve ngjalli pakënaqësi te qytetarët, duket se PD me aleatët e saj janë të vendosur ta përsërisin skenarin…
Një lajm që ka tronditur botën e futbollit, vjenn nga Portugali. Iker Kaisja portieri i Portos dhe ish-portieri i Reali është shtruar me urgjencvë në spital. Sipaz mediave portugeze, spanjolli kishte probleme me zemrën dhe ka shkuar me urgjencë në qendrën shëndetësore “CUF Porto Hospital”. Mediet portugeze kanë bërë me dije se gjendaj e portierit është normalizuar dhe është nën kujdesin e rreptë të mjekëve.
Eugerta është një vajzë nga Bulqiza, e cila jeton në Tiranë. Ajo është 20 vjeç, ka mbaruar shkollën profesionale 2-vjecare për parukjere, si dhe ka ndjekur një kurs për make up artist profesional. Aktualisht punon si parukiere. Ajo e dashuron të bukurën prandaj ka zgjedhur edhe këtë profesion. Jo vetëm kaq, por Gerta është edhe një vajzë pa komplekse. Ajo pranon pa problem që ka bërë ndërhyrje estetike për të ndryshuar pamjen e saj dhe për tu ndjerë më mirë me veten. Si fillim gjithçka ka nisur nga nevoja, për të vazhduar më tej edhe me dëshirën për tu përmirësuar.…
Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në burgun e Trikalasë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grup të burgosurish shqiptarë u përplasën me thika me njëri-tjetrin dhe për pasojë i riu humbi jetën. Lajmi raportohet nga mediat greke, të cilat shkruajnë se 29-vjeçari humbi jetën në spitalin e Trikalasë për shkak të plagëve të marra.
Partia Demokratike, në bashkëpunim me aleatët e saj, po punon për hartimin e një platforme të detyrave që do të ketë qeveria tranzitore. Duke e cilësuar si kusht të panegociueshëm për të hyrë në zgjedhjet vendore krijimin e një qeverie tranzitore, demokratët janë duke punuar dhe do të prezantojnë detyrat që do të ketë kjo qeveri. Sipas burimeve nga grupi i punës që është duke punuar për këtë platformë, detyra kryesore që do të ketë kjo qeveri e mandatuar me konsensusin e të gjithë aktorëve politikë do të jetë përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme. Demokratët pritet të kërkojnë që kjo…