Author: tirana

Manaferrat janë fruta shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm. Ky lloj i frutave janë të pranishëm sidomos gjatë muajve të verës. Konsumimi i manaferrave bëhet edhe në sezonët e tjera, për arsye se edhe të ngrira ato nuk i humbin vlerat ushqyese. Disa nga përfititmet shëndetësore të manaferrave janë: Ato kanë nje sasi të madhe të fibrave. Vetëm një filxhan i vogël me manaferra përmban përafërsisht 60 kalori dhe 8 gram fibra. Kjo sasi përbën një të tretat e totalit të sasisë së fibrave që duhet të konsuohen gjatë ditës. Manaferrat kanë vitamin C. Siç dihet vitamin C është një…

Read More

Soni Malaj ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’. Ajo hapi programin me një perfomancë magjike me hitet më të bukura ndër vite. Këngëtarja e njohur ka rrëfyer disa detaje nga koncerti i saj recital që pritet të mbahet me 1 Maj, por dhe për mungesën e babait në jetën e saj. Ajo ka pohuar se ka kaluar 20 vite plot me sakrificë dhe pasion për artin dhe se nuk mendonte se do të vazhdonte me këto ritme.E pyetur nëse do i mungojë i ati ditën e koncertit, Soni Malaj është përgjigjur…

Read More

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Fier-Levan. Aksidenti ndodhi vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”. Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, një burrë dhe një grua, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurve dhe shkaqet e aksidentit. Në foto shihen dy mjetet tip ‘Benz’ të përfshira në aksident.

Read More

Premier League, La Liga dhe Serie A që janë dhe tre ligat kryesore europiane. Vetë portugezi nuk është i kënaqur dhe fill pas festës së titullit deklaroi se sezoni i ardhshëm do të jetë akoma edhe më i mirë. 28 trofe në palmaresin e sulmuesit mes tyre dhe 5 Champions League. Kur mbërriti tek United në sezonin 2006-2007 Djajtë e Kuq e mbyllën kampionatin 6 pikë përpara Chelsea-t, ndërsa Ronaldo u rendit i treti në listën e golashënuesve të kampionatit. Më e mira ende nuk kishte ardhur pasi vetëm një vit më vonë, portugezi fitoi Superkupën e Anglisë, Champions League…

Read More

Atëherë kur ëndrrat e Jolandës ishin bërë thuajse realitet, me një bashkëshort që e kishte zgjedhur vetë dhe dy fëmijë si fryt i dashurisë, ajo zbulon faktin tronditës në një mënyrë të pa imagjinueshme. E dashura e bashkëshortit i dërgon fotot “live” nga një shtet tjetër, si një mesazh se ajo martësë kishte përfunduar. “Unë vij nga Lezha, u njoha me një djalë nga Maqedonia, u fejuam, u martuam çdo gjë në rregull. Një jetë shumë të lumtur, linda edhe dy djemtë. Bashkëshorti u njoh përmes rrjeteve sociale me një serbe që jeton në Kroaci dhe i komentonte në çdo…

Read More

Janë 265 emra në listën e “personave përgjegjës për krimet e Luftës”, publikuar në librin “Krimet e komunistëve”, të studiuesit Çelo Hoxha, botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Janë komandantë e komisarë çetash, kompanish, batalionesh, Brigadash, që, sipas Hoxhës, janë përgjegjës për krimet e Luftës. Ka qenë pikërisht ky libër që ka ngjallur edhe zemërimin e deputetit të PS-së, Spartak Braho, i cili ka kërkuar shkarkimin e kreut të ISKK-së, Agron Tufa, ndërsa i ka quajtur “të paligjshme” botimet e këtij Instituti, që, sipas tij, është kthyer në një “seksion të Ballit Kombëtar”. Në këtë…

Read More

Një djalë që mbante thikë u pa duke goditur një adoleshent, kur pasagjerët e një autobuzi e shihnin të tmerruar. Skenat shqetësuese ndodhën në Leeds, West Yorkshire. Video tregon dy djemtë duke sulmuar njëri-tjetrin jashtë në mes të ditës, njëri mbante një thikë të mëdha dhe të tjetri një shkop të fortë druri. Njëri nga djemt zbrapset ndërsa tjetri e sulmon me thikën e madhe, raportoi The Sun.Ndërsa zbrapsej djaloshi tjetër tenton ta godasë me shkopin e drurit, por i shpëton për pak.

Read More

Një adoleshent ka shpenzuar 150 paund, duke fituar më shumë se 60,000 paund, në vetëm disa muaj, duke luajtur në tregjet e parasë. Ai ka arritur të fitojë falë këshillave që ka mësuar në internet. Edward Ricketts, 16 vjeç, krijoi aftësi për të tregtuar, pasi pa një ekspert të këmbimit valutor në Instagram duke u mburrur me fitime të larta, makina të shtrenjta dhe rroba të krijuara posaçërisht për të. Për të arritur suksesin, adoleshenti kaloi deri në pesë orë në ditë duke parë video në YouTube se si të fitojë para duke blerë dhe shitur monedha globale në internet.…

Read More

Në vazhdën e përpjekjeve intensive për të zbardhur grabitjen e 9 prillit 2019 në aeroportin e Rinasit, prokurorët dhe grupi i hetimit, kanë dyshime të forta se automjeti që u përdor nga grabitësit, është modifikuar në një pikë servisi në një lagje shumë të njohur të qytetit të Elbasanit. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur nën hetim dhe kanë marrë në pyetje një shtetas nga qyteti i Elbasanit, për të dhënë identitetin e personave që i kishin kërkuar të modifikonte mjetin tip Wolksvagen dhe për të vënë mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ky person është pyetur nga grupi i hetimit, por nuk…

Read More

Përveç avionëve të vjetër kinezë e rusë, në bazën ushtarake të Kuçove, sot ka edhe dele. Pranë formacionit hijerëndë, që dikur u formua për të mbrojtur hapësirën ajrore shqiptare, barin e mbirë në pistë e hanë delet, të cilat kullosin të pashqetësuara dhe pse një gjë e tillë është e ndaluar. Gazetarja e Top Channel pyet një bari nëse ai i fut delet në bazën ushtarake, por ai e mohon. “Jo, jo unë. Është një tjetër. Nuk e di se kush është”, përgjigjet bariu. Pas kamerave barinjtë e zonës që duket se e dinë mirë kush është i zoti i…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e konsideron shokues sulmet me bomba në Sri Lanka, që lanë pas më shumë se 100 viktima. Me anë të një reagimi, Meta thekson se terroristët përdorin fenë për qëllimet e tyre politike. “Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, thekson Meta në reagimin e tij për sulmet e përgjakshme.

Read More

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, pranë kryqëzimit të “Plasës”.Sipas të dhënave paraprake, thuhet se autobusi i linjës Korçë-Greqi, është përplasur me një automjet “Range Rover’. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve financiare. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. Dy drejtuesit e mjeteve janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Read More