Një situatë komike që lidhet me foto ka ndodhur me çiftin e famshmë Lorik Cana dhe bashkëshortes së tij Monikës. Teksa janë në plazh ajo i ka kërkuar të realizojnë një foto. Por Loriku i lodhur nga kjo kërkesë ka bërë që bashkëshortja e tij të përfundojë në det. Do një foto tjetër?”,-është fraza që mbyll të gjitha përpjekjet për të shkrepur një foto të bukur.
Author: tirana
Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 Prill në aeroportin e Rinasit. Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë.
Negativiteti është prezent kudo në jetën tonë. Ne nuk mund ta eliminojmë plotësisht, por mund të largohemi vetë prej tij. Një nga aspektet më kryesore të negativitetit rreth nesh janë njerëzit “toksikë”, të cilët janë të pranishëm në gjithë rrethet tona shoqërore. Duhet t’i njohim mirë persona të tillë, në mënyrë që të largohemi sa më parë prej tyre. Këta janë llojet e njerëzve “toksikë” që është më mirë t’i mbash larg vetes, nëse dëshiron të bësh një jetë të lumtur: Personat kritikues i bëjnë shumë dëm vetëvlerësimit dhe lumturisë sonë. Është e rëndësishme të kuptojmë se njerëz të tillë…
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka harruar pasardhësin e tij në krye te qeverisë as në ditën e festës së Pashkëve katolike. Në një status të shkurtër, Berisha ka postuar një foto që simbolizon gjendjen ekonomike dhe situatën politike ku ndodhet vendi. Në një fletushkë, ku lexohet Gëzuar Pashkët, poshtë saj shkruhet “Ju përshëndes nga Gjermania”, – duke lënë të kuptojë se largimin e shqiptarëve drejt këtij vendi për emigracion. Poshtë ndodhen edhe disa vezë të bardha, ku shkruhet “Rama ik!”. Në krah, ndodhet kërpudha-simbol që u dogj nga protestuesit e opozitës para kryeministrisë në 16 shkurt. Ndërsa më poshtë,…
Diktatori sovjetik Jozef Stalin terrorizoi popullin e tij, por për herë të parë një sondazh thotë se shumica e rusëve e vlerëson atë. Qendra ‘Levada’ , anketoi rusët e moshës 18 vjeç e lart në 137 qytete gjatë muajit mars. Rezultati: 51% e respektojnë, si dhe e admirojnë Stalinin. Në vitet 1930, terrori komunist i Stalinit përfshiu BRSS, dërgoi miliona persona në kampet e punës. Por fitorja sovjetike mbi Gjermaninë naziste është një burim i krenarisë kombëtare. Sondazhi ‘Levada’ ka dalë në konkluzionin se Stalini është më i vlerësuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit, një periudhë që e ka…
Moderatorja e Tv Klan ka qënë për një udhëtim pune në Hollandë, dhe ka vizituar vendin e famshëm të mbushur me tulipanë. Madje ajo ka vendosur të xhirojë një video të shkurtër duke falenderuar të gjithë femrat që e ndiqnin. Ky veprim nuk është pritur shumë mirë nga fansat dhe kanë komentuar në foto duke i thënë Alketës që s’mund ti këpuste tulipanët. Por Alketa i ka shpjeguar faktin që pse i ka këputur si dhe faktin se eshte e informuar me rregulloren e këtij vëndi.
Psikopatia është një nënkategori e çrregullimit të personalitetit, një term psikologjik i përdorur shpesh për t’iu referuar atyre personave që shfaqin tipare të personalitetit si narcizmi, sadizmi, egoizmi etj… Sipas studimit në revistën “Personality and Individual Differences”, mbajtja e marrëdhënieve miqësore me një ish partner/e nuk është shenjë maturie. Por eshte e rrezikshme pasi mund të bëhet fjalë për diçka jo të shëndetshme nga pikëpamja e shëndetit mendor. Kërkimi i realizuar nga universiteti Oakland doli në rezultatet se personat që ishin me idenë e të mbajturit të marrëdhënieve me ishin paraqesnin cilësi të personalitetit që gjenden tek personat psikopatë.
Personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë, është identifikuar si shtetasi Elson Murataj. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Por Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2012 ai ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje. Ai u arrestua një vit më vonë dhe u dënua vetëm për ar-më mbajtje pa leje pasi rasti u konsiderua aksidental. Ndërkohë edhe në 2014 është arrestuar, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
DemiDemi merr kohën e tij për të zgjedhur partnerët, sepse ai pëlqen të bëjë gjëra të mira. Ai gjithmonë imagjinon se si gjërat do të jenë në të ardhmen. Kur bie në dashuri, lufton për atë që dëshiron dhe nuk është kurrë i gatshëm t’ju lërë të shkoni. GaforrjaShenjë romantike dhe e dashur. Ajo zakonisht bie shpejt në dashuri, por sapo ta ketë fituar zemrën tuaj, do të bëjë gjithçka për t’ju bërë të lumtur. Duket qesharake, dhe ndoshta është, por thjesht kërkon që partneri i saj të jetë mirë. Kur ajo thotë “Unë të dua” është e sinqertë, kështu…
Reperi Fero dhe partnerja e tij Arbenita Ismaili janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të momentit.Që të dy numërojnë mijëra ndjekës në profilet e tyre në “Instagram”. Së fundmi Arbenita ka postuar një “InstaStory” një foto ku shfaqet në prehrin e Feros dhe ka shkruar: “Kur njerëzit të urrejnë, është sepse ti ke diçka që ata duan” Nuk e dihet se kujt ia drejton Arbenita këtë mesazh! Ky mbishkrim të lë të kuptosh se njerëzit do të donin të kishin në krah të dashurën e reperit ose reperin, por këtë fat e ka vetëm Fero dhe Arbenita,…
“Unë nuk besoj se ndokush në Amerikë nxit krimin e organizuar apo shitblerjen e votës dhe aq më pak opozita false të marrin pjesë në zgjedhje”. Kështu shprehet nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e pyetur për nxitjen që Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, po ju jep të gjithëve atyre kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. “Personalisht mendoj se përfaqësuesit e Ambasadave në Shqipëri duhet të jenë më koherente me qëndrimet që mbajnë qeveritë dhe parlamentet përkatëse, qëndrime të cilat ne i marrim zyrtarisht nga raportet e tyre. Në rastin konkret ka qenë Departamenti Amerikan i Shtetit…
Një person ka mbetur i plagosur sot në zonën e Mëzezit në Tiranë. I plagosur ka mbetur një 26-vjeçar, i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu është transportuar me shpejtësi drejt spitalit për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.