Policia e Durrësit ka parandaluar një rast përdhunimi. Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit pak minuta më parë. Një shtetas me pasaportë kanadeze ka tentuar të përdhunoje një vajze të mitur shqiptare. Mendohet se ai e ka tërhequr vajzën dhe ka tentuar ta fuste në një apartament në zonën e plazhit, por vajza ka kërkuar ndihmë. Në këtë moment për fat të mirë janë sensibilizuar qytetaret të cilët lajmëruan policinë. Në pak minuta policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur kapjen e shtetasit kanadez. Ai po pyetet në komisariatin e policisë në sektorin përkatës.
Author: tirana
Edi Rejës i është bërë një pyetje për Strakoshën dhe nëse do ta linte jashtë një lojtar nëse do të ndodhte e njëjta gjë, si me portierin. “Që të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë, kjo patjetër. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor”. “Kam trajnuar shumë lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një…
Një 30-vjeçar, punonjës në gjendjen civile, ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme, pasi dyshohet për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Arrestimi i tij erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit polciorë të koduar “Identiteti”, ndërsa në parang kanë rënë 30-vjeçari me inicialet R.Y., banues në Mertiraj, Vlorë dhe punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Ndërkohë, ndiqet në gjendje të lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durres, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave…
Socialistët pranojnë të diskutojnë edhe ndryshime të sistemit zgjedhor në Shqipëri, pas këmbënguljes së deputetëve të rinj të opozitës, se nuk do të uleshin në komisionin e reformës zgjedhore pa u plotësuar ky kusht. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ku i kërkon ndryshime në vendimin për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kreu i Grupit Socialist, Balla kërkon që afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet deri në 28 nëntor dhe pjesë e veprimtarisë së Komisionit, të shtohen edhe…
Shtatë nga deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur për të regjistruar grupin e tyre parlamentar. Burime brenda grupit organizativ, konrmuan për gazetën “TemA”, se kryetare e këtij grupi do të jetë demokratja Rudina Hajdari. Ndërkohë, detyrën e nënkryetarit pritet ta marrë deputeti Myslim Murrizi. Ndërkohë, pas vendimit të një pjese të opozitës për djegien e mandateve, numri i deputetëve në Kuvend ka shkuar në 102
Presidenti i FSHF-se, Armando Duka ka prezantuar sot trajnerin e ri te kombetares, Edi Reja. Armand Duka “Do të doja t’i uroja mirëseardhjen Rejas në krye të kombëtares. Duhet të kemi performancë më të mirë dhe pse jo pjesëmarrje në Europian.” Edi Reja “Edhe nga përvoja ime personale, kam kërkuar të krijoj marrëdhënie të mirë me shtypin, kudo ku kam qënë. Faleminderit presidentit Duka që besoi te mua. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lojtarësh. Nga natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë, kështu që pres pyetjet…
Ish presidenti i Perusë, Alan Garcia, tentoi të vetëvritet para se policia të arrijë në shtëpinë e tij për ta arrestuar në lidhje me akuzat për ryshfet. BBC raporton se ish presidenti Garcia e qëlloi veten në qafë dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike. Ai është akuzuar për marrjen e ryshfetit nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht. Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga kompania gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqyte, shkruan Rel. Por, zoti Garcia ka thënë se ai është viktimë e persekutimit politik. Alan…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar me urgjencë tek kreu demokrat Lulzim Basha. Burime për tirananews bëjnë me dije se ky takim pritet të qartësojë hapat që do të ndjekë opozita pasi deri më tani rezultati i tyre nuk është ai që pritej. Mësohet se aleatët e tij janë të shqetësuar për vendimin që mund të marrë Basha për mosfutjen në zgjedhje, pasi pavarësisht deklarimeve publike.
Reperja e njohur nga Bronxi Cardi B njëherësh edhe krijuese e shumë hiteve, sot lansoi këngën më të re “Clout”. Në një foto që ajo kishte postuar në rrjetin e saj Instagram kishte ngjashmëri të madhe me reperen Nicki Minaj ku dihet se këto dyja nuk flasin për shkak të një përplasje që kishin mes vete. Në komentet e Cardi B kishte shumë kritika të llojeve të ndryshme ku më të shumtat ishin se në atë foto ajo dukej kopje e Nicki Minaj.
Kemi opozitë, kemi pro testë, kemi vëmendje ndërkombëtare, kemi zullum qeveritar, njerëzit kanë pa dyshim një shpresë apo një iluzion të ri. Të gjitha këto arritje, duke nisur nga 16 shkurti dhe djegia e mandateve, janë të dukshme, të ndjeshme dhe të prekshme, qartë dhe pastër e në 3D. Trysnia opozitare ka nxjerrë në pah dobësinë e nervave të shumicës, metodat trashanike dhe me ngjyrën gri të regjimit policor, me gaz dhe arrestime në masë, gjithmonë në mbrojtje dhe gjithmonë nga skandali në skandal. Nga 20 milionët për km të Damian Gjiknurit, te shpartallimi i Aeroportit të Rinasit dhe te vjedhja…
NGA UVIL ZAJMI Një vajzë e re, e bukur, elegante, sportiste, por edhe balerinë e aktore, një “Miss”, i vërtetë. Cila ishte simpatikja shqiptare, që çmendi sovjetikët kur vallëzonte? Ishte tërheqëse, jo vetëm kur luante, por mbi të gjitha shumë e bukur, me trup elegant e flokët e zeza, që shoqëronin çdo lëvizje të saj. E kam ndjekur nga afër pjesën e parë të karrierës sportive, kur ishte në Tiranë, pastaj me vajtjen në Fier, i humba gjurmët. Ideja se ku ndodhej, çfarë bënte Pavllina Llaci, më ngacmonte gjithmonë, sidomos pas viteve ’90 e në vazhdim. Në mënyrë surprizë, u njoha…
Zbulohet një skandal i vjedhjes së sendeve nga valixhet në aeroportin e Rinasit, ngjarje të ndoshura në vazhdimësi dhe të evidentuara prej Policisë pas kallëzimeve të udhëtarëve, që në korrik 2018. Lidhur me grabitjet e valixheve me para të udhëtarëve policia ka bërë edhe një kërkesë ndaj kompanive ajrore. Ajo kërkon që të monitorohen kamerat dhe të bëhet e mundur futja e valixheve në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit e ngarkim-shkarkimit. Punonjësit të cilët merret me ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve janë të TIA-s. Qytetarët kanë bërë denoncime për vjedhje të sendeve të tyre në bagazhe. Pranë policisë janë…