Author: tirana

Të gjitha gratë ëndërrojnë të martohen një ditë, kini kujdes nga ata që thonë ndryshe. I shëndoshë apo i dobët, i vogël dhe muskulor, i bardhë apo esmer, secili ka “njeriun e tij të ëndrrës”, por ka edhe nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje pamjes fizike dhe mendojnë më shumë për trurin. Është rasti i kësaj vajze, të etur për të takuar një djalë i cili duhet të ketë inteligjencën si tipar kryesor. Çdokush që ka një minimum të respektit vetjak do të ndjehet i aftë të përmbushë kërkesat e kësaj vajze misterioze në kërkim të dashurisë, kështu që…

Read More

Poeti i mirënjohur Bardhyl Londo, duket se po kalon ditë të vështira shëndetësore në një spital të kryeqytetit. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ai ka ‘autorizuar’ miqtë e tij më të afërt që të shpërndajnë lajmin e keq se ai, ‘po ikën nga kjo botë’. ‘Bardhyl Londo e ke kot! Ti na autorizon të shpërndajmë lajmin se po ikën nga kjo botë! Kërkon të shohësh në sytë tanë lot për ty së gjalli! Kërkon të shohësh sa do marrë malli! Kërkon ta shohësh vetë përcjelljen tënde! Mirëpo e ke kot o Mik! Poeti është varg! Njeriu është mish e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Katar, ka zhvilluar një takim me homologun e tij,  Abdullah bin Naser Al Khalifa Al Thani. Homologët dakordësuan që bashkëpunimi mes dy vendeve të zhvillohet edhe më tej në fusha si ajo e bujqësisë, agroindustrisë, energjisë dhe në mënyrë të veçantë, energjisë së rinovueshme. Kryeministri i Kataritu shpreh se është ngritur një grup i posaçëm pune, në krye të të cilit është ai vetë, i cili do të realizojë së shpejti një vizitë në Shqipëri, me qëllim identifikimin e potencialeve dhe orientimin sa më të mirë të investimeve në bashkëpunimin Shqipëri –…

Read More

Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim për “vrasje e kryer në bashkëpunim”, është arrestuar pasditen e sotme në pikën e kalimit kufitarë në Kakavijë. Sipas policisë, në pranga ka rënë 44-vjeçari me inicialet A.H, arrestimi i të cilit erdhi pasi në sistemin TIMS ai rezultonte i shpallur në kërkim. Në tetor të viti 2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, kishte vendosur për 44-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Dyshohet se i arrestuari ka vrarë në vitin 2008 një shqiptarë me inicialet F.K., ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek. Njoftimi…

Read More

Parlamenti Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë vend. Ky votim i hap rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë kërkesë në rikthimin e vizave e ka Bashkimi Europian. Ishin 5 parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës. Kërkesa e…

Read More

Që me vendosjen e Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës, ky dikaster është përfshirë nga ndryshime të shumta në trupën diplomatike. Tashmë lëvizjet do të prekin drejtuesit e lartë të institucionit por edhe ambasadorët. Sekretari i përgjithshëm Gazmend Barbullushi është propozuar prej kryeministrit ambassador i Shqipërisë në Spanjë. Të mërkurën ai do të raportojë në komisionin parlamentar për politikën e jashtme ku do të paraqesë strategjinë e tij në drejtimin e përfaqësisë diplomatike. Pas kësaj komisioni do të dërgojë mendimin në presidencë, i cili duhet të shprehet brenda 30 ditësh me dekret.Burimet kanë bërë…

Read More

Politikat e menaxhimit të mbetjeve po tjetërsojnë vendet më refraktare të Evropës Lindore. Tradicionalisht, planet mjedisore janë stigmatizuar dhe përqeshur në këtë kënd me demokraci josolide dhe me zhvillimin më të ngadaltë ekonomik në Bashkimin Evropian. Por, bash në valën e nacionalizmit dhe të euroskepticizmit, po korret një kulturë “rrënjëgjelbër” udhëheqësish të rinj politikë, sikurse është presidentja e porsazgjedhur e Sllovakisë, Zuzana Caputova. Caputova vjen nga një rrethinë e kryeqytetit, Bratislavës, Pezinok-u, që gjeneron të ardhura kryesisht si vendprodhim i mirënjohur i verës. Në vitin 1997, drejtuesit vendorë të Pezinok-ut planifikuan të ndërtonin një vendgrumbullim plehrash në një gropë të…

Read More

Profili i Admir Murataj, 42-vjeçarit të akuzuar për disa grabitje, më e fundit ajo e 9 prillit në aeroportin e Rinasit që i mori dhe jetën ka kuriozuar jo pak njerëz. Fakti që babai i 4 fëmijëve kishte arritur të kryente disa grabitje dhe t’i shpëtonte policisë për vite me radhë, e më pas të bënte goditjen e fundit në një nga vendet më të sigurta të Shqipërisë, e ka zbehur jo pak anën kriminale të tij edhe pse ditën që u vra, sipas hetimeve me bashkëpunëtorët e tij sulmuan policinë me granata e kallashnikovë. U deshën orë të tëra…

Read More

Shqipëria do të ketë një tjetër italian në pankinë. Edhe pse në skenë dolën emra si De Kanio, Donadoni apo Zakeroni, trajneri i ri i Shqipërisë do të zyrtarizohet 73- vjeçari Edi Reja. Në fakt, nuk është diçka e papritur, pasi italiani ka qenë në Shkodër në ndeshjen Shqipëri-Turqi më 22 mars dhe pasi bisedoi me Dukën, arriti marrëveshjen në parim. Në një kohë që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, heziton të konfirmojë zyrtarisht Rejën, dje mediat italiane e bënë fakt të kryer zyrtarizimin e ish-trajnerit të Lacios në pankinën kuqezi. Ishte gjiganti mediatik, “Sky Sports”, që shkruante se të…

Read More

Igli Tare protesoi ashpër pas takimit të kampionatit me Milanin. Episodet në atë takim prodhuan shumë polemika duke nxehur gjakrat mes Tares dhe arbitrave. Shqiptari lëshoi një lumë kritikash mbi arbitrat dhe Gjykatësi Sportiv nuk e ka falur këtë reagim të drejtorit sportiv të kryeqytetasve. Tare do të qëndrojë larg stadiumit deri në datën 30 prill. Për shqiptarin kjo nuk ishte hera e parë që përfshihet në të tilla polemika, pasi Lacio në javët e fundit ka protesuar ashpër ndaj vendimeve të xhaketave të zeza.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur gazetares, Mira Kazhani pas aksidentit automobilistin që kjo e fundit pari  disa ditë më parë, ku aksidentoi 17-vjeçarin, Nertil Pëllumbi. Në reagimin e tij, Berisha shkruan se aksidenti i Mira Kazhanit ka ndodhur pa dashje, por ai thekson se ka denoncuar tentativën e gazetares dhe të qeverisë që tentuan ta fshihnin si ngjarje. Berisha ka hedhur poshtë dhe pretendimet e gazetares se Nertil Pëllumbi ishte një fëmijë i braktisur nga familja dhe i paregjistruar në gjendjen civile. Ish-kreu i qeverisë ka publikuar mesazhet e qytetareve dixhital që sipas tij hedhin poshtë pretendimet e gazetares. “Denoncohet…

Read More