Kur përshkroi vitet e ferrit, Visar Zhiti dëshironte të tregonte vetëm të vërtetën e tij, atë që siç thotë vetë, është shkruar në lëkurën e tij. Asnjëherë nuk ka dashur të denigrojë apo të rëndojë dikë me pa të drejtë. Dhe ai mendoi se e shkroi të vërtetën e tij njëherë e përgjithmonë dhe nuk e dinte se do të duhej ta rithoshte, ta rikujtonte, duke i shkaktuar dhimbje vetes. Ish-kryepolici i kampit të Qafë Barit, Edmond Caja, i tronditur nga dëshmia e poetit e shkrimtarit në librin “Ferri i çarë”, e akuzon si gënjeshtar dhe bashkëpunëtor të regjimit, thua se…
Author: tirana
Gazetarja Mira Kazhani i është përgjigjur kolegut të saj Adi Krasta i cili mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij në News 24 përsëriti për të disa herë akuzat e ish-kryeministrit sali Berisha kundrejt saj, sa i përket aksidentit të bërë disa ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Kazhani ka publikuar një video ku Krasta e ka ftuar në emision dhe e ka shpallur gazetare kurajoze. Ndërsa i kujton: “Adi Krasta ka bërë disa pyetje ndaj meje, Nuk habitem që kur e pashë t’i lëpihej Berishës në emision që dikur e quante të keqe të madhe . Mu dhimbs në…
Ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme ku ka pasur disa ndryshime statutore si edhe janë vendosur të reja rregulla në lidhje me të drejtat e klubeve. Në Asamble, të pranishmëve u është dhënë një bllok axhende për vitin 2019 nga FSHF. Mesa duket, në FSHF detajet janë gjëra të parëndësishme dhe deri diku kanë të drejtë, por nuk mund të jetë detaj i parëndësishëm diçka që prek në mënyrë direkte shqiptarët. Në hartën e stampuar në fillim të bllokut, vihet re se Kosova nuk ka hartë dhe territorin e saj duke qenë në këtë…
Bota e modelingut është dukshëm konkuruese, por modeli i New York-ut, Aristotle Politesis po përballet me një konkurrencë të papritur … nga nipi i tij! Siç mund ta shikoni nga fotot e admirueshme dhe qesharake të foshnjës 18 muajsh, ai ka qenë i zënë duke imituar dajën të tij me ndihmën e mamasë. Ne nuk dimë për ju, por ne mendojmë se ata janë edhe më të mirë se origjinalet! E gjitha filloi kur Behm nuk mundi të bindte djalin e saj, Augie, që të mbante këmishën e mbërthyer. “Imazhi i tij me këmishën e zbërthyer dhe gjoksin jashtë…
Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Bebe Rexha pranoi në mediat sociale se ajo është ‘bipolare’, ndërkohë që falenderoi fansat e saj për mbështetjen. Këngëtarja 29-vjeçare tha se nuk ishte më “e turpëruar”, ndërkohë që njoftoi dhe lançimin e albumit të saj të ri . “Prej shumë kohësh nuk po e kuptoja pse ndihesha e sëmurë”, shkruante ajo në Twitter. “Jam bipolare dhe nuk kam më turp. Kjo është e gjtha”-tha ajo.
Që motrat grinden, nuk është gjë e re. Por që të plasë sherri që në bark të nënës, kjo ishte diçka e padëgjuar për shumë shikues nga e gjithë bota. Dy vajza binjake në Kinë duket se nuk presin dot sa të vijnë në këtë botë, për të filluar grindjet. Ato janë parë nga prindërit dhe nga mjekja obstetre që në bark, gjatë një vizite, duke shtyrë e duke goditur njëra-tjetrën. Videoja është bërë shumë shpejt virale, dhe babai i tyre 28-vjeçar tha për China Daily që vajzat e tij nuk janë vetëm grindavece. Një herë tjetër i kishin parë…
Mbarë bota ka kthyer sytë mbrëmjen e sotme nga Parisi, pas zjarrit fatal që përpiu katedralen shekullore të ‘Notre Damit’. Së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook. Rama ka shprehur pikëllimin e tij me një emoj (me lot në sy) ku e shoqëron me një foto ku shihet ‘Notre Dame’ teksa digjet. Ndërsa Berisha shkruan se: ” Parisit, Frances, qyteterimit perendimor dhe mbare njerezimit do t’ju mungoje Katedralja, simboli krenar e magjeps i perjetesise se tyre! Çfare humbje e pakufishme!”.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Guma ka sulmuar egërsisht avokatin Spartak Ngjela, i cili ka thënë se protestuesit i njoh nga kafkat. Guma deklaroi në emisionin Open se ky është një skandal që nuk mund të thuash për to se janë të paguar. Ish-deputetja e PD-së tha se maskimi është simbolik dhe gjëja më normale e më perëndimore. Sipas Gumës nuk ka asnjë vështirësi për një turmë për të hyrë në Kuvend, por nuk ka dashur. Sipas saj ekuilibri më i madh ka qenë për të mbajtur paqësisht këtë protestë.
Gazetari Ylli Rakipi ka folur për marrëdhënien e tij me Kryeministrin Rama, ndërsa edhe më parë ka deklaruar se Rama ka tentuar t’i mbyllë atij emisionin. I ftuar në emisionin “A Show”, në “News24”, Rakipi tha se Rama përdor strategjitë e veta për t’u përballur me mediat, ndërsa shtoi se, sipas tij kryeminsitri zotëron pjesën dërrmuese të tyre. “Edi Rama ka blerë mediat dhe gazetarë të rëndësishëm të vendit. Në një intervistë që e pata në studio nisi edhe përplasja ime me të. Nuk bëra gjë tjetër mblodha vetëm premtimet e bëra nga Rama në mandatin që shkoi. I kërkova…
Ata kaluan me të kuqe një semafor në Genoa, më pas sulmuan karabinierët, të cilët pa ndjekjes, ia dolën t’i ndalnin. Gjithçka ndodhi mbrëmë vonë në Corso Italia, ku karabinierët vunë re një makinë që kalonte në kryqëzimin e Via Piave, duke injoruar dritën e kuqe të semaforit. Pas kësaj, patrulla e policisë u vu në ndjekje të tyre. Pasi u ndaluan, në makinë ish dy persona me kombësi shqiptare, të cilët nuk u treguan bashkëpunues me forcat e rendit. Në timon një 33-vjeçar, pavarësisht kërkesës së karabinierëve, nuk pranoi t’i nënshtrohej testimit të alkoolit, shkruan “Ilgiornale”. Ai bashkë me…
Nga Mero Baze Nëse ka diçka që bashkon gjithë reagimet opozitare, pas protestave të saj, përfshi këtë të fundit, është një lloj nervozizmi që policia ja ka dalë t’i shpërndajë pa derdhur gjak. Në fillim, në protestën e 16 shkurtit, kur e kishin dhe për herë të parë, shpresuan shumë tek gjaku. Bënë të gjitha ato që nuk i bënë demonstruesit e 21 janarit, kur dhe është vendosur standarti kur vritet një protestues, sulmuan derën e Kryeministrisë, pra shkelën rregulloren e oborrit, shkatërruan objektet rrotull, pra shkelën rregulloren e Bulevardit, dhe nuk i preku njeri me dorë. Thjesht i shpërndanë…
Një avokat ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të kokainës. Media italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë avokati Francesco Bizzarri, 51-vjeç. Urdhrin për arrestimin e tij e dha prokurori publik, Benedetto Roberti. Avokati ishte në qendër të një hetimi të koordinuar nga prokuroria, që zgjati më shumë se dy vjet. Në kryeqytet avokati Bizzarri merrte në dhomat e hoteleve mysafirë të ndryshëm, me të cilët konsumonte sasi të mëdha të kokainës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza të bollshme të lëndës narkotike, që 51-vjeçari i kishte siguruar nga disa tunizianë.…