Ju mund të kujdeseni shumë thjeshtë për lëkurën tuaj, mjafton të gjeni pak minuta Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj. Kafja dhe kakaoja pluhur janë burime të pasura antioksidantësh dhe zvogëlojnë fryrjet në gjithë fytyrën. Kokrrat e bluara të kafes gjithashtu janë një pastrues i shkëlqyer dhe ndihmojnë për të larguar qelizat pa jetë, ndërkohë që tkurrin poret dhe largojnë yndyrën e tepërt. Kjo recetë kërkon edhe qumësht dhe mjaltë, të cilët, i kthejnë lagështinë fytyrës. Maska aplikohet kryesisht kur lëkura ka humbur freskinë dhe shkëlqimin. Për të…
Author: tirana
Opozita paralajmëron intensifikim të protestave pas tubimit të 13 prillit. Në një intervistë për A2 CNN, nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se demokratet do përdorin çdo mjet për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve fasadë në 30 qershor. Pas tubimit 13 prillit, paralajmërimi i opozitës është për intensifikim të protestave. Për kundër qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, pikërisht ditën e protestës, se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, nënkryetari demokrat, Edmond Spaho thotë se opozita do te përdorë çdo mjet për të mos lejuar zgjedhje fasadë. “Zgjedhje në qershor nuk ka për të pasur. Fakti që po zhvillojmë…
Katedralja e famshme e Parisit Notre Dame është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Shkaqet nuk janë ende të qarta, megjithatë zyrtarët thotë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohet tym masiv mbi ndërtesën gotike 850-vjeçare. Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë lëshoi një apel urgjent për fonde për të shpëtuar katedralen, që kishte nisur të rrënohej. Një operacion masiv është ndërmarrë aktualisht për të shuar flakët, që nisën gjatë orëve të pasdites.
Disa ditë më parë grekët që jetojnë në Boston të SHBA-së festuan me parrulla raciste dhe antishqiptare festën e tyre të pavarësisë. Ndër parrullat më të përdorura ishin ato të shfaqjeve kundër një fqinjësie të mirë; parrulla që kërcënonin drejtpërsëdrejti tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe ato që lëvdonin Konstandinos Kaçifas. “Bashkësitë shqiptare-amerikane dhe greko-amerikane të Bostonit dhe Masaçusetsit duhet të jenë krenarë për historinë dhe përvojat e tyre të përbashkëta në arritjen e ëndrrës amerikane si emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për më shumë se një shekull,”-thuhet ndër të tjera në peticion. Ky peticion u përgatit në emër…
Tension me tifozët holandezë në Torino. Pas përleshjeve të ndodhura para ndeshjes së parë në “Cruijff Arena”, historia po përsëritet në Itali. Pesë ultras holandesë janë ndaluar nga policia, pasi gjatë një kontrolli u janë gjetur armë, tymuese, fishekzjarre dhe sende të tjera të rrezikshme, që do t’i përdornin gjatë ndeshjes. Për të gjithë këta tifozë është dhënë masa e ndalimit menjëherë. Ata ishin në dy autobusë që po udhëtonin drejt Torinos. Tani policia po heton edhe për tifozë të tjerë të përfshirë në grupin e tifozëve të armatosur.Ka reaguar për këtë çështje edhe Ministri i Brendshëm në Itali, Sslvini:…
Klajda Gjosha ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku ndau emocionet e pritjes së ëmbël për herë të dytë. Vetëm pak ditë më parë, ish-deputetja konfirmoi lajmin se është shtatzënë dhe se do të bëhet nënë e një vajze. Ndërkohë, gjatë bisedës së sotme ajo zbuloi se është në muajin e gjashtë, edhe pse në pamje të jashtme është shumë e vështirë të vihet re barku i rrumbullakosur. Klajda tregoi se gjatë gjithë këtyre muajve ka shtuar vetëm 4 kilogramë dhe nuk është aspak e shqetësuar për format trupore, edhe nëse do të shtojë…
Procesi i Vettingut ka nxjerrë nga sistemi i drejtësisë një pjesë të krerëve të gjykatave në rrethe. Për tre drejtues të Gjykatave, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është mbështetur te raportet sekrete të Drejtorisë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), të cilat kanë ndikuar përfundimisht që të merret vendimi për largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka mjaftuar që të joshen me lekë për dhënien e vendimeve, por në disa raste ata kanë ushtruar presion në marrjen e vendimeve dhe madje dhe ndaj kolegëve të tyre.Në raportet “Top sekret” të DSIK të deklasifikuara tashmë, të disponuara nga…
Drejtoresha e Teatrit Kombëtar dhe Operës e Baletit, Zana Çela, si rrallëherë më parë është rrëfyer për marrëdhëniet me bashkëshortin dhe djalin. Në emisionin “E Diell” në Top Channel, Zana deklaroi se shpeshherë ndihet fajtore me djalin e saj Dorin, pasi mendon se nuk ia plotëson të gjitha për shkak të punës. “Asnjëri prej tyre nuk ma bën “zap” në shtëpi, por ndihem gjithmonë fajtore me Dorin sepse më duket sikur s’jam nga ato nëna që ia plotësoj të gjitha. Jam më shumë mama jashtë shtëpisë sesa brenda saj, ndërsa me bashkëshortin nuk ndihem aspak në faj”, u shpreh ajo.…
Pas një pause, pas përçarjes me Blushin që çoi në përjashtimin e saj si kryetare e LIBRA-s, ish-deputetja e PS-së Mimoza Hafizi, tashmë pedagoge në Universitetin e Tiranës, është rishfaqur sërish për publikun me një reagim për pezullimin e rektorit Mynyr Koni. Me anë të një postimi në Facebook, Hafizi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi pretendon se pezullimi i rektorit të Universitetit të Tiranës ka ardhur si shkak i përplasjeve me kryeministrin, i cili e ka paralajmëruar hapur në takimet me studentët. Ish-deputetja kërkon të dijë arsyet e shkarkimit sepse sipas saj ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur asnjë…
Fëmijët që nuk hanë shëndetshëm në shtëpi mund të kenë një performancë më të ulët në shkollë, sugjeron një studim i ri. Studiuesit hulumtuan se si pasiguria ushqimore, që nënkupton sasi të pakët të ushqimit të sigurt, ndikon në aftësinë e të mësuarit të fëmijëve në Indi. Ekipi vëzhgoi pabarazitë në arritjet e të nxënit për fëmijët mbi një hark kohor prej 12 vjetësh. Ata pastaj analizuan nëse dietat e varfra në shtëpi kur fëmijët ishin 5, 8 dhe 12 vjeç ishin të lidhura me rezultatet e testit më të ulët kur ishin 12 vjeç. Gjetjet? Dieta të pamjaftueshme në…
Në dokumentin e identifikimit, që e njohim si letërnjoftimi, ka shumë të dhëna, nga fotografia, ditëlindja, e deri te data e skadimit të dokumentit. A keni menduar ndonjëherë se një numër në letërnjoftimin tuaj tregon një të dhënë interesante për policinë? Me siguri jo, por një numër në këtë dokument, tregon se sa persona kanë karakteristika të ngjashme me ju. Ky numër nxirret sipas fotografisë tuaj, pra tregon se sa njerëz janë të ngjashëm me ju.
Nga data 1 prill ka filluar rritja e pagave për 6.800 ushtarakë të Forcave të Armatosura. Tirananeës.al publikon tabelën e plotë me pagat e reja të ushtarakëve, që e çojnë rrogën më të lartë për nënoficerët në 67 mijë lekë, për oficerët 94 mijë lekë, ndërsa për ushtarët rroga maksimale do të jetë 46 mijë lekë në muaj. Ndërsa rroga e nje gjenerali me tre yje, apo e admiralit në flotën ushtarake do të jetë 178 mijë lekë. Rritja e pagave të ushtarakëve do t’i kushtojë shtetit në një vit rreth 250 milionë lekë.