Dokumentari Leaving Neverland hodhi të tjera akuza mbi figurën e yllit të Pop-it Michael Jackson. Ai akuzohet për abuzime seksuale me të mitur. Ndërkohë që pas dokumentarit u shtua një frymë urrejtje ndaj të ndjerit, ka ende persona që e adhurojnë. Dhe mes tyre është dhe këngëtarja e shumëpërfolur Morena Taraku. Morena ka bërë tatuazh në krahun e saj portretin e Michael Jackson dhe më pas këtë fakt e ka shpërndarë me fansat e saj. “Kush tha që Michael Jackson ka vdekur”, shkruan Morena krahas fotos së tatuazhit.
Author: tirana
Preç Zogaj/ Pritshmëritë për vizitën e ndihmës zevendësekretarit të Shtetit amerikan për Euroazinë, Mathew Palmer, ishin të larmishme në Tiranë. Parashikimet po ashtu. Më të saktë rrezultuan ata që thanë se sa u takon zhvillimeve të brëndshme zoti Palmer do të rikonfirmonte qëndrimet e mbajtura më parë nga Departamenti i Shtetit, kësaj radhe ballëpërballë me aktorët politikë dhe mediatikë në Tiranë. Kështu ndodhi në fakt. Palmer tha se djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve janë thelbësisht në kundështim me praktikat demokratike, se qeveria është zgjedhur sipas rregullave dhe me të punojmë mirë e ngushtë. “I perket klasës politike të negociojë brënda vetes”, tha më tej, ndërsa…
Kallot janë shtresa të trasha të lëkurës që shkaktohen nga fërkimet dhe shpesh ato mund të jenë të dhimbshme. Mjekët mund të trajtojnë kallot me mjete specifike apo me pedikyr, në shtëpi ka plot mjete rrethanore që përdoren për të trajtuar kallot. Ja disa prej tyre: Thërrmoni disa aspirina Medikamenti i thjeshtë i aspirinës mund të ndihmojë për të hequr qafe kallot tuaja. Thërrmoni rreth 5 ose 6 tableta aspirinash dhe përziejeni pluhurin me lëng limoni dhe ujë. Bëni një pastë që mund të vendoset në kallot. Mbështilleni atë më pas me një peshqir të ngrohtë dhe mbulojeni me një…
Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme që opozita mbajti ditën e djeshme, e cila zgjati për rreth katër orë. Ajo tha se kush tenton t’i vërë flakën këtij vendi do digjet edhe vetë. “Pa asnjë ide tjetër përveç shkatërrimit dhe asnjë qëllim tjetër përveç shantazhimit të shumicës me ura zjarri në gjuhë dhe në duar, këta udhëheqës të diskredituar, me një çetë punonjësish të bashkive të djathta e me një grusht të rinjsh të qorruar nga propaganda e tyre e sherrit dhe e dhunës, lanë kokrrën e namit në atë që e trumbetuan si…
Janë 81 kategori punonjësish të shtetit shqiptar, të cilët kanë të drejtë të pajisen me pasaporta shërbimi, një privilegj tjetër diplomatik ky, që e gëzojnë një rreth i ngushtë njerëzisht pranë funksionarëve të lartë. Kategoritë e punonjëseve, të cilët kanë të drejtë të pajisen me pasaportë shërbimi, pra me pasaportë jo të zakonshme, parashikohen në të njëjtin vendim që përcakton funksionarët dhe familjarët e tyre, të cilët mund të pashijen me pasaporta diplomatike. Bëhet fjalë për vendim Nr. 335, datë 2.9.1997, i nënshkruar nga ish-kryeministri Fatos Nano, por i ndryshuar 18 herë deri në vitin 2009. Po ku konsiston privilegji…
Një grup gazetarësh janë mbledhur sot në shenjë protestë para Prokurorisë së Përgjithshme, sikurse kishin paralajmëruar më herët. Pas shtyrjes që iu bë gazetarit Renaldo Salianji nga truproja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut, ndërsa po i drejtonte pyetjet, si dhe të disa rasteve të mëparshme kur gazetarët janë kërcënuar apo intimiduar ndërsa kryejnë detyrën, gazetarët kanë dalë në protestë, teksa kërkojnë që të mos dhunohen dhe preken. “Kjo protestë është vetëm nga gazetarët e lirë, nuk kemi as lidhje partiake dhe asnjë qëllim për të sulmuar njerëz që janë të lidhur me politikën apo institucionet. Kërkojmë shkarkimin…
Në Shqipëri, çdo vit shpallen lista për biznesmenët më të mëdhenj. Publiku i interesuar i njeh si përfitues të parave publike përmes favoreve politike, për shkak se lyejnë me graso rrotën e qeverisë dhe rrotat e opozitës. Nëse çmimet do të jenë për taksapaguesit më të mëdhenj, atëherë publiku do të njihet me një listë tjetër, me njerëz të tjerë, me sipërmarrës që punësojnë dhe nuk skllavërojnë punëtorët.Sipërmarrësit gjenerojnë vende pune, sepse biznesi i tyre bazohet mbi aftësitë dhe ligjet e tregut të lirë; biznesmenët mbyllin vende pune, madje edhe sipërmarrje, sepse marrin frymë vetëm përmes monopolit, mbytjes së konkurrencës…
Kreu i PD, Lulzim Basha në një postim të bërë në Facebook shkruan se opozita do të jetë në krah të njerëzve deri në fund. “Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!”, shkrehet kreu i selisë blu. Më tej Basha ka shtuar se fati i qeverisë është rrëzimi i saj, duke theksuar se krerët e “kësaj bande i pret Burgu, që sot e kanë mbushur me protestues të…
Një shpërthim raportohet se hapi një vatër zjarri në natën e parë të festivalit të muzikës “Coachella”, në Kaliforni. Personat që po festonin mësohet se u përballën me zjarrin, i cili nisi në zonën e dusheve të lëvizshëm. Disa nga statuset e atyre që ndodheshin atje ishin: “Coachella” u kthye në një festival zjarri. Pamjet e filmuara me telefon tregojnë momentin kur dallohen flakët që dalin nga një ndërtesë e cila mendohet se janë dushet. Sipas dëshmitarëve u dëgjua një shpërthim në orën 02:00, por askush nuk mbeti i lënduar. Festivali “Coachella” mbahet çdo vit, ku performojnë disa nga emrat…
Sigurisht që urdhërin për të lëshuar gaz të shumtë, në disa seanca të përsëritura, kundrejt protestuesve që po qëndronin paqësisht dhe me flamur kombëtar, përpara Kuvendit të Shqipërisë, e keni dhënë ju zoti Ministër!Por unë nuk dua ta besoj, ose më saktë nuk do të doja ta besoja. Sepse pikërisht kur gazi u derdh mbi shqiptarët që nuk e mendojnë si ju, por që janë shqiptarë po aq sa ju, ata, ishin më paqësorë se asnjë çast tjetër të asaj proteste.Kjo do të thotë se gazi, u përdor si torturë dhe si ndëshkim masiv, thjesht sepse, ata po protestonin kundër…
Antigona ishte vetëm 6 vjeçe kur babai i saj u nda nga jeta duke lënë pas 5 fëmijë. E ëma i rriti me sakrifica të pa imagjinueshme, ku arsimimi ishte “ushqimi” kryesor pavarësisht varfërisë ekstreme. Sfidat nuk mbarojnë, pasi tani që ajo është rritur dhe është bërë nënë e dy fëmijëve është detyruar të shkojë drejt Gjermanisë për të punuar si infermiere. Më e vetmuara nga të gjithë mbetet ajo, nëna Zoje të cilën e mundon largësia me të bijën. Ardit Gjebrea: Përse ke shkuar në Gjermani? Antigona: Kisha një punë në Shqipëri, kam punuar katër vite në Qendrën Shëndetësore në Has,…
Një ditë pas protestës së opozitës, e cila u mbajt prej orës 18:00 deri rreth orës 22:00 të së shtunës, policia e shtetit ka bërë me dije se janë arrestuar 37 persona, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar 23 të tjerë, mes tyre edhe sekretari i përgjithshëm i PD dhe organizatori i protestës, Gazmend Bardhi. Në Facebook kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shpërndarë fjalimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa është shprehur se policia dhe një tjetër shembull dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit sipas tij, dhanë një tjetër arsyer për t’u braktisur nga çdo qytetarë…