Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Erion Veliajt, se do të gjobisë qytetarin që urinoi tek Kryeministria. Në një reagim plot ironi ka reaguar pas deklaratës së Veliajt, ku shprehej se opozita po gjobitet për të pestën herë me pasi ka kryer kundravajtje penale “Ogranizim i urinimit publik”. “Edhe velina e bashkise tallet me edvinin. Ja menyra qe ka zgjedhur per ti kujtuar atje ku eshte, se mbreme protestuesit e pshurren…”, shkruan Paloka.
Author: tirana
Nga stafi i bashkisë janë marrë masat të hequr shenjat që protestuesit i lanë në dritaret e zyrës së tij. Protestuesit e qëlluan me bojë atë pjesë të godinës së qeverisë, për të treguar se kundërshtojnë qeverisjen nga një kryeministër që sipas tyre duhet te largohet. ‘Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito’, shkruan Rama ne foton te cilen e ka postuar vete nw rrjetet sociale. Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme protestuesit në shenjë revolte gjuajtën drejt godinës së Kryeministrisë me bojë, kapsolla, domate dhe lakra, ndërsa fermerët derdhën qumësht.
Në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë është në lojë trashëgimia e kancelares Merkel në politikën e jashtme, stabiliteti i Europës, por edhe e ardhmja e aleancës perëndimore, mendon Bodo Weber. Në negociatat e drejtuara nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimitare për normalizimin e plotë të marrëdhënies së dyanshme vihet re që nga fillimi i vitit një ofensivë e madhe diplomatike e SHBA për të arritur një marrëveshje bazuar në idenë e këmbimit të territoreve. Ideja publikisht u propagandua nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, në verën e vitit…
Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka publiuar videon e protestuesit të plagosur që mbahet i lidhur me pranga në krevatin e spitalit. Protestuesi 26 vjeçar Armando Gecaj, është prangosur dhe po mbahet nën kontroll nga policia për dhunën e djeshme, ndërkohë që ai po merr shërbimin mjekësor në spital. Spahia e cilëson këtë si dhunë dhe terror barbar nga policia, për të cilën pretendon se është vegël qorre e një regjimi kriminal. ‘Dhune e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer ne vegel qorre te nje rregjimi kriminal te shkermoqur de facto tashme. Ky eshte Armando Gecaj, 26 vjec, i…
Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës përpara kryeministrisë dhe parlamentit. Në një postim në facebook, ku ka publikuar foto nga tubimi i djeshëm, Basha shkruan se ky është fundi i “qeverisë-bandë”, ndësa shton se ajo është rreziku numër një, sipas tij për demokracinë e sigurinë në vend. Kreu i demokratëve ka theksuar edhe një herë se nuk ka kompromis për Shqipërinë me standarte Europiane. “Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet…
Aktorja Amber Heard ka dhënë një intervistë për ‘AP Neës’, ku ka folur dhe për dhunën që ish-bashkëshorti Johnny Depp ka ushtruar ndaj saj. Ajo ka treguar se ai sa herë drogohej dhe pinte alkool shndërrohej në një ‘përbindësh’ të tmerrshëm. Ndër të tjera Amber Heard rrëfeu dhe momentin kur i tha Depp se do të ndahej nga ai. Johnny kishte filluar ta kërcënonte se do ta vriste, e kishte grushtuar në fytyrë dhe e kishte përplasur në shtrat. ‘Për pak momente, nuk bërtisja e nuk merrja dot frymë. Kisha frikë se mos më vriste’, tregoi aktorja. Kujtojmë që marrëdhënia…
Me thirrjen “Lajmësi është i shenjtë!” gazetarët do të mbajnë sot një protestë para goditës në Prokurorisë së Përgjithshme. Protesta e tyre vjen pas disa episodeve të ndodhura së fundi, ku janë cenuar gazetarët dhe liria e medias. Protesta e tyre do të zhvillohet në orën 16:00. Njoftimi i gazetarëve: Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme, Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij. Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky…
Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Fier. Trupi i pajetë i seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur pranë morgut të spitalit, sipas “News24”.
Padyshim që janë në qendër të vemendjes dhe të debateve të gjithë deputetët e rinj të opozitës, të cilët në kundërshtim me urdhrin e partive respektive, po pranojnë mandatin e deputetit, ndërkohë që parardhësit e tyre e dorëzuan atë në mënyrë që të mos legjitimojnë punën e një maxhorance të korruptuar, sipas opozitës. Ndërkohë, çdo të enjte, ne shohim fytyra të reja në Parlament. Janë deputetët që pranojnë të marrin mandatin dhe që po shtohen përditë. Dy prej tyre janë edhe këto që shohim në foto. Mesa duket, hera e parë i ka krijuar pak konfuzion se si duhet të…
Jonida Vokshi festoi 33- vjetorin pak ditë më parë në Londër, në shoqërinë e një mikeshe, ndërkohë që mori shumë urime nga të afërmit dhe ndjekësit në “Instagram”. “Ma keni mbushur shpirtin plot me urimet tuaja. Jam me fat!” ishte mbishkrimi, me të cilin Jonida shoqëroi foton ku shfaqej e lumtur në rrugët e Londrës. I vetmi që nuk e uroi për këtë ditëlindje ishte Sardi Shehu, i konfirmuar si i dashuri i saj prej disa muajsh. Dj. Sardi mungon ndërkohë te lista e miqve të Jonidës në “Instagram” dhe e kundërta, që do të thotë se ata tashmë kanë…
Pavarësisht angazhimeve të shumta në profesion dhe në jetën private, moderatorja e njohur Fiori Dardha gjen kohë edhe për të ruajtur një raport të ngushtë me ndjekësit në Instagram duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që ata shtrojnë. Së fundmi një prej tyre e ka pyetur moderatoren: “Ku jeni njohur me partnerin?” Ndërkohë Fiori i është përgjigjur: “Jemi njohur në Universitetin e Arteve, unë isha studente, ai pedagog. Nuk më ka dhënë mësim.” Një tjetër pyetje, sërish lidhur me partnerin e saj është kjo: “Çfarë profesioni ka bashkëshorti?” Dardha nuk ka hezituar që t’i kthejë një përgjigje, duke pohuar: “Bashkëshorti im…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar për plagosjen e punonjësve të Policisë nga protestuesit e opozitës. Përmes një postimi në Tëitter, Veliaj thekson se 1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë antimodeli i zhvillimit të kryeqytetit. Teksa solidarizohet me efektivët e policisë të lënduar, kryebashkiaku Veliaj thekson se çdo herë e më shumë protestuesit po i braktisin. “1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë anti-modeli i zhvillimit të kryeqytetit! 1 në 30 – po aq sa është reduktuar dhe mbështetja e qyqarëve! Çdo herë e më pak,…