Dashi – Fëmijët mund të jenë pjesë e ditës tuaj sot. Ju mund të merrni pjesë në një festë për fëmijë ose një mbledhje më të madhe që i përfshin ato. Në një moment mund t’u thuash një histori. Kjo ndoshta do të jetë sa argëtim për ju dhe për ata, të cilët ka të ngjarë të jenë shumë mirënjohës. Demi – Librat që keni marrë si dhuratë mund t’ju bëjnë të mendoni thellë rreth çështjeve shpirtërore ose filozofike sot. Mendja juaj është më e shpejtë se zakonisht, prandaj mund të kuptoni disa ide mjaft komplekse. Ana juaj praktike mund të sjellë…
Author: tirana
Teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi protestuesit para selisë së Partisë Demokratike ku deklaroi se kjo ishte protesta më e madhe e opozitës, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë me anë të një postimi në Twitter ka ironizuar fjalimin e Bashës. Postimi i plotë: “Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD – LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran…
Pas protestës 4 orëshe, kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga selia e PD-së se largimi i Edi Ramës është firmosur nga populli dhe se opozita ia doli që sot me gjithë motin e keq, të zhvillojë protestën më të madhe. “Me gjithë sfidën e motit, ne ia dolëm të mbanim sot protestën më të madhe dhe të demonstromin vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund, deri në fitore. Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Edi Ramës, e cila mbahet me paratë e krimit dhe oligarkëve, sot u soll si pushtues ndaj protestuesve. Le ta dijë se asnjë veprim…
Ndërkohë që protesta e opozitës po vazhdon prej tre orësh dhe situata është shumë e tensionuar, deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka filluar të bëjë disa ndryshime në rrjetin social ‘Facebook’. Në fillim, ajo ka ndërruar foton e profilit, ndërsa pak minuta më pas ka ndërruar edhe foton e kopertinës. Hajdari po mban një qendrim ndryshe nga vëllai i saj Kiri, i cili është pjesëmarrës në protestë. Gjithçka nisi që në kohën kur Hajdari vendosi të mos pranojë djegien e mandatit.
Gazetari Enkel Demi ka zbardhur strategjinë që do të ndjekë opozita shqiptare pas datës 21 të këtij muaji. Duke folur në Ora News, gazetari i njohur theksoi se PD është e detyruar që të ndërmarrë një hap tjetër pasi me ardhjen e gushtit nuk do të ketë asnjë aktivitet. Demi tha se ka informacione se PD do të instalojë një strukturë pas datës 21, teksa theksoi se Basha do jetë kryeministri i ardhshëm.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila sipas tij për koiçidencë zhvillohet në të njëjtën kohë me protestat e zhvilluara në Beograd dhe Mal të Zi. Balla thotë se protestat në Shqipëri përpiqen të dëmtojnë hapjen e neogociatave të Shqipërisë me BE. “Çfarë koicidence sot? Në të njëjtën orë, në 18.00 protesta u organizuan në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar për plagosjen e punonjësve të Policisë nga protestuesit e opozitës. Përmes një postimi në twitter, Veliaj thekson se 1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë antimodeli i zhvillimit të kryeqytetit. Teksa solidarizohet me efektivët e policisë të lënduar, kryebashkiaku Veliaj thekson se çdo herë e më shumë protestuesit po i braktisin. “1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë anti-modeli i zhvillimit të kryeqytetit! 1 në 30 – po aq sa është reduktuar dhe mbështetja e qyqarëve! Çdo herë e më pak,…
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po jepte një deklaratë për mediat kur policia hodhi sërish gaz lotsjellës përpara ndërtesës së Parlamentit. Basha duket i shqetësuar në momentin e hedhjes së gazit. Policia ka hedhur disa herë gaz në drejtim të protestuesve të opozitës të mbledhur prej gati dy orësh tek Parlamenti.
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi në Tëittëer, ndërkohë që opozita zhvillon protestën përpara parlamentit. Spiropali i përshkruan opozitarët si të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish. Ajo vijon më tej duke shkruar se e vetmja gjë që do të marrë opozita në këmbim, sipas saj është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë. “Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rrjesht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi…
Protestuesit i kanë vënë flakët automjetit të parkuar, i cili është fikur më pas. Prej më shumë se 1 orë e 30 minuta vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Parlamentit.
Ndërkohë që situata para Kuvendit vijon të jetë e tensionuar ku protestuesit hedhin shashka dhe kapsolle ndaj policisë dhe këta të fundit përgjigjen me gaz lotsjellës, Partia Demokratike deklaron se në protestë ka patur disa të lënduar.Sipas PD-së në këtë protestë janë mbi 15 protestues të plagosur ose me probleme të rënda me frymarrjen. Nga organizatorët e protestës bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur edhe gazetarë. Ndërkohë në këto momente protesta vijon të jetë e tensionuar.
Gjatë protestës së opozitës tek Parlamenti, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se Edi Rama ka dështuar për çdo gjë dhe nuk ka arritur as të ndërtojë një familje. “Nuk ka asnjë polici të dhunuar nga protestuesit sot. Edi Rama ka dështuar për çdo gjë në jetë. Rama nuk ka arritur të ndërtojë një familje, e kam fjalën për familjen e tij politike. Nuk them sa herë është martuar Edi Rama. Kur mori PS e shpërbëu dhe e ktheu në një qeveri sharlatanësh, me pjesëtarë që nuk kanë asnjë diplomë. Edi Rama ka dështuar në marrëdhniet me qytetarët e…