Author: tirana

Gazeta turke “Sabah” ka shkruar një shkrim, ku i referohet një parashikimi të Nostradamusit, sipas së cilit Turqia dhe Greqia do të shkojnë në luftë të përgjakshme me njëra-tjetrën gjatë vitit 2019. “Parashikimet e frikshme të Nostradamusit”, është titulli i gazetës të madhe turke. Kjo media nënvizon se në vitin 2019 do të ketë tërmete të fuqishme që do të trondisin Mesdheun, duke shënuar vdekje e tmerre. Këtij shkrimi të medias turke iu referua edhe media greke “Zougla”, që thotë se parashikimi është vërtetë i frikshëm.

Read More

Shqipëria dhe Kosova po përgatisin mbledhjen e radhës të përbashkët të dy qeverive. Lajmi është konfirmuar nga Fatmir Limaj, i cili mban edhe detyrën e Koordinatorit Kombëtar të dy qeverive. Shqipëria dhe Kosova po punojnë për finalizimin e heqjes së tarifave të romingut brenda qershorit të këtij viti, pavarësisht marrëveshjes së vendeve të Ballkanit për t’i hequr në të ardhmen. Zëvendëskryeministri i Kosovës Limaj tha se dy qeveritë janë në rrugë të mbarë për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë, përjashtuar atë të heqjes së kufijve ndërmjet dy vendeve për shkak të detyrimeve që ka Shqipëria ndaj BE-së pas…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur mbëhstetjen për punonjësit e policisë të cilët janë plagosur në protestën e sotme të organizuar nga opozita. Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se kjo dhunë ndaj efektivëve të policisë është tregues i një politike të dëshpëruar, pa kokë. ”Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, shkruan Rama

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës dhe tentativës së demokratëve për të hyrë me forcë në godinën e Parlamentit. Lleshaj shkruan se dhuna e verbër po godet institucionet kushtetuese dhe Policinë e Shteti “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thekson Lleshaj.

Read More

Protesta para godinës së Parlamentit ka sjell dhe të lënduarit e parë. Burime bëjnë të ditur se pesë efektivë të policisë janë dërguar në Spitalin Ushtarak. Burimet bëjnë me dije se dy policë janë djegur nga flakadanët në fytyrë, ndërsa polici tre të tjerë kanë lëndime nga kapsollët. Ndërkohë që të lënduar ka edhe nga radhët e protestuesve, të cilët pas hedhjet së gazitlotsjellës kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje.

Read More

Milani do ta presë sonte në orën 20:30 Lazion në San Siro. Kjo betejë për vendin e katërt në tabelë e Serisë A do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 32-të. Milani radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Serisë A, ndërsa Lazio në pozitën e shtatë. Edhe pse dallimi në tabelë duket më i madh, dy skuadrat i kanë vetëm tri pikë dallim. Fitorja me dy ose më shumë gola epërsi do t’ia dhuronte Lazios vendin e katërt. Milani nuk di për fitore që katër ndeshje radhazi, prej të cilave i ka humbur plot katër (kundër Juventusit,…

Read More

Edhe pse u ça kordoni i policisë, situata u qetësua dhe tashmë protestuesit u zhvendosën drejt godinës të Kuvendit. Kryetari i opoitës të bashkuar Lulzim Basha bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme me një qeveri të përkohshme. Protesta ka filluar në orën 18:00 dhe ende nuk dihet deri kur do të vazhdojë.

Read More

Këngëtari i grupit rock, “Troja”, Bujar Berisha ka reaguar me anët ë një statusi në Facebook, pasi këngët e tij po përdorën në protestat e ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë. Vokalisti i grupit “Troja” ka theksuar në statusin e tij, se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kur janë në opozitë përdorin këngët e këtij grupi, ndërkohë që kur marrin pushtetin festojnë me Çiljetën dhe me Medën. Ai thekson se asnjë forcë politike nuk merr leje për përdorimin e këngët, të cilët i cilëson si pronë. “Dy fjale për demagogjinë e partive politike Shqiptarë (Kosove Shqipëri)! Kur janë ne…

Read More

Djali i të ndjerit Sokol Olldashi është fotografuar sot në protesten e opozitës. Burime nga PD bëjnë të ditur se Glauk Olldashi ka ardhur nga Anglia për t’iu bashkuar mijëra protestuesve të cilët kërkojnë qeveri tranzitore dhe largimin e Kryeministrit Edi Rama. Djali i ish-ministrit të PD-së pak kohë më parë në një intervistë për mediat u shpreh se kishte ambicie politike dhe se do përfshihej sapo të përfundonte arsimimin e tij duke ndjekur kësisoj hapat e të atit të ndjerë. Sokol OIldashi vdiq në një aksident rrugor në 20 nëntor 2013, por me sa duket “vendin” e lënë bosh…

Read More

Menjëherë pas fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha, turma ka çarë kordonin dhe ka hipur në shkallët e godinës së Këshillit të Ministrave. Ajo që ra në sy ishte se një prej protestusve, rreth moshës 40-45 vjeç, ka urinuar tek dera e godinës, pavarësisht se të gjitha kamerat ishin live.

Read More