Ata që kanë lindur para viteve ’90 e kanë me siguri të gjallë kujtimin e bukës me vezë të skuqur të mbështjellë me letër makaronash dhe më e keqja me gazetë. Punëtorët e mbanin nën sqetull, ndërsa nxënësve ua fusnin nëpër çantat e shkollave nënat e gjyshet. Më pas “buka me vete” u zëvendësua nga byrekët trekëndësh, pastaj me sanduiçë, e ca më tej, për të punësuarit nëpër administrata e aktivitete të rëndësishme private me paketat e përgatitura nga restorantet.
Author: tirana
Nga Ben Andoni Pak vite më parë, lajmi kryesor që e pllakosi për ditë me radhë median tonë ishte sesi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mori pjesë një biznesmen serbo- boshnjak! Sot e kësaj dite, politikanët shqiptarë të asaj dite dhe të sotëm nuk “e gjejnë” përgjigjen e prezencës së njeriut që tronditi kinse rëndë jetën shqiptare. Ai u anatemua, iu gjetën lidhje pa fund okulte me administratën pro-Sllobo dhe siç ndodh rëndom u rehabilitua nga vetë media jonë. Tek e fundit çfarë rëndësie ka Mbledhja e Sigurisë Kombëtare?! Damir Fazlliçit iu përmendën lidhjet me ish-zyrtarët e lartë…
Nga Irakli Metreveli Gjeorgjia, krenare për traditën e saj mijëravjeçare të verës, ka vendosur ta shtrijë atë përtej sipërfaqes së Tokës: ky vend i Kaukazit dëshiron të bëhet i pari që do të kultivojë vreshta në tokën e thatë të Marsit. Nëse në pikëpamje të parë, ideja duket të jetë një fantazi shkencore, ajo synon të studiojë mundësinë e kulturave në këtë planet, ku amerikanët kanë premtuar të dërgojnë njerëz në dekadat e ardhshme, por gjithashtu të përshtatin bujqësinë në Tokë si pasojë e ngrohjes globale. “Gjeorgjianët ishin prodhuesit e parë të verës në histori dhe tani shpresojmë të bëhemi…
Kryesfida e sotme në Kategorinë e Parë, mes Besës dhe Bylis ka degjeneruar në dhunë dhe një ngjarje të turpshme. Pas kartonit të kuq të Danajt për ekipin vendas, tifozeria vendase ka reaguar shumë keq dhe nga tribuna është goditur pas shpine vijërojtësi Denis Rexha. Gjyqtari Klajdi Kola u bëri shenjë asistentëve të tij se do të ndërpriste ndeshjen dhe për këtë arsye ka nxituar të dalë nga fusha. Por aty është gjendur përballë një rrebeshi gurësh e shishesh që fluturonin nga tribunat. Edhe ndërhyrja e policisë nuk qetësonte tifozerinë që nuk lejonte gjyqtarët të afroheshin te tuneli. U desh…
Brenda muajit Prill, të gjithë individët të cilët realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, duhet që të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale pranë drejtorisë së Tatimeve. Alketa Çabej, punonjëse e kësaj strukture, thotë se nëse nuk plotësohet kjo deklaratë, atëherë ata mund të kenë probleme në të ardhmen lidhur me mënyrën se si e kanë gjeneruar pasurinë e tyre. ë ardhurat që duhet të deklarohen nuk janë vetëm ato që vijnë nga paga, por edhe nga burime të tjera, si qiratë, interesat bankare, shitjet e pasurive apo bonuset që punonjësi merr në punë. Në momentin që…
Vetëm pak orë na ndajnë nga protesta kombëtare, për të cilën opozita ka paralajmëruar se pjesëmarrja do të jetë më e madhe se në protestat e tjera. Por duket se moti nuk është në favor të opozitës, pasi rrugët prej disa orësh janë pushtuar nga shiu. PD ka porositur dhe është në pritje të mijëra çadrave. Gjithashtu mësohet çadrat janë të stampuara me logon ‘Rama ik’.
Aktorja e njohur e ‘Portokallisë’ Albana Pipi, e cila njihet ndryshe dhe me emrin ‘Bukra’ për shkak të rolit në spektaklin e humorit, feston sot ditëlindjen. Dhe përmes një postimi në Instagram, Albana ka ndarë me ndjekësit e saj momente emocionuese nga surpriza që miqtë e saj në ‘Portokalli’ i kishin përgatitur. ‘Faleminderit familja ime madhe. Nuk do ti harroj kurre keto emocione. U rrita bashke me ju gjithe keto vite. Jeni jeta ime. Ju falenderoj pa fund per cdo moment emocioni, dashurie, mesimi dhe terheqje, vemendje qe me keni dhuruar.”- shkruan aktorja në videon e postuar në Instastories.
Pak javë më parë u nda nga jeta publicist i njohur Arben Xoxa, babi i Ajola Xoxës. Prej asaj dite bashkëshortja e kryetarit të bashkisë ka kushtuar disa publikime të ndjera për humbjen e të atit. Ajo ka publikuar një foto nga eventi i mbrëmshëm ‘Balloja Vieneze në Tiranë’. Kjo mbrëmje i ka kujtuar kërkesën e fundit të babait të saj. ‘Pak dite perpara se te nderronte jete, ne momentet e fundit te ndergjegjshme, atehere kur endrra i perzihej me realitetin, shtrire ne nje krevat spitali, babi me zgjati doren dhe me tha: «A do kercesh me mua?» Ne nuk…
Muajt e fundit të Rita Orës kanë qenë tepër të ngarkuara me koncerte, apo aktivitete të ndryshme që e kanë detyruar të shkojë nga një shtet në një tjetër. Pas disa muajsh larg shtëpisë, Rita Ora më në fund është kthyer në Londër, ku e kanë pritur dhe shumë dhurata të kushtueshme. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja shqiptare nëpërmjet videove në ‘Instastory’, ku mund të dallojmë firmat e njohura si ‘Fendi’, ‘miumiu’, ‘adidas’, por edhe H&M markë që e veshin shumë të rinjtë në Shqipëri.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, në një intervistë eksluzive për Fax News me gazetarin Martin Marku, ka mohuar akuzat për tjetërsimin e pronave me argumentin se në emrin e tij dhe të familjarëve, nuk figuron asnjë pasuri e tillë siç përflitet nëpër media. “Gjatë hetimit të një procesi, prokuroria nuk del me sekuestrimin e pronave por me një ngrirje të pronave. Deri në këtë moment, të gjitha lajmet janë aludime. Kjo shifër që aludohet është shumë e madhe, duhet të përfshishë nga Shëngjini deri në Malin e Zi por edhe detin Adriatik që ta zotërosh. Pasi kam bërë dorëzimin…
Admir Murataj është vrarë me një plumb i cili e ka prekur atë në pjesën e kokës në ballë. Është ky rezultati i autopsisë së kryer në institutin e mjekësisë ligjore. ReportTv ka mësuar se autopsia i është dorëzuar grupit hetimor ende pa përcaktuar llojin e armës që i ka marrë jetën kjo për shkak se në trupin e të ndjerit nuk është gjetur predhë. Ajo ka lënë shenjën hyrëse në pjesën e ballit dhe ka dalë pas koke duke i shkaktuar atij dëmtime të mëdha dhe humbjen e jetës. Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në…
Nisi sot aksioni per pastrimin e syrit te kalter, pas nje situate emergjente, te denoncuar ne platformen e bashkeqeverisjes nga qytetare, vizitore dhe turiste. Ne pranine e ministrit te Turizmit dhe Mjedisit, si edhe me ndihmen e ministrise se Mbrojtjes, vullnetare, perfaqesues te zonave te mbrojtura, nxenes.“Jemi në Syrin e Kaltër në disa pika simbol të turizmit shqiptar dhe në prag të sezonit turistik situata eshte realisht për t’u parë me sy kritik. Jemi këtu sot për të bërë jo vetëm një aksion pastrimi, por për të bërë edhe një rehabilitim të gjithë situatës pas ndërhyrjes së IMKT-së para disa…