Media botërore kanë mbërritur në Tiranë për të transmetuar LIVE protestën e opozitës. Protesta e cila ka nisur në orën 18.00 është cilësuar nga opozita si protesta e 3- të në radhë me pjesëmarrje të madhe. Më poshtë keni transmetimet live të EuroNews dhe Zërit të Amerikës
Author: tirana
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje forcave të rendit që të hedhin kapelet dhe të bashkohen me popullin në protestë. Basha ka thënë se edhe policia duet të dëgjojë thirrjen e popullit dhe sipas tij të bashkohen me thirrjen e tyre: “Liri a vdekje”. “Ju bëj thirrje vëllezërve dhe motrave të policisë së shtetit, hidheni kapelet, bashkohuni me ne. Rama ik! Dëgjoni mirë mesazhin e popullit. Liri a vdekje, demokraci a vdekje. Kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim; ajo do të zgjidhë dilemën të jetë apo të mos jetë Shqipëria evropiane”, tha ai.
Kanë dalë edhe pamjet nga ceremonia e varrimit të Admir Murataj i cili u vra nga policia gjatë grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit. Sipas një fotografie të publikuar nga gazeta gjermane Bild, njeriu më i përfolur për momentin në Shqipëri, Murataj u varros nga të afërmit ku duket dhe vëllai i tij, dhe u vendos pranë nënës së tij. Murataj gjthashtu ishte arratisur në vitin 2013 nga një burg i Greqisë dhe ishte në kërkim. E megjithat falë identiteteve të rreme ka mundur të jetojë i qetë në Shqpëri gjatë këtyre viteve.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi protestën e sotme, si “rënia e muzgut të zi” për bandën kriminal siç e cilëson ai që është në pushtet. Basha thotë se ky është muzgu i bashkimit të madh. “Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit, padrejtësive dhe krimeve të përditshme ndaj shqiptarëve. Që nga koha e pushtuesve më mizor, nuk kanë parë shqiptarët një bandit kaq kriminel dhe barbar ndaj popullit, një njeri që do të hyjë në histori si njeri që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve.…
Nuk mungoi as në këtë protestë të radhës kundër qeverisë, ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj, njëherësh babai i këngëtarit Stresi.
Drejtori i gazetës, Koha Jonë, Nikollë Lesi ka denoncuar një tentativë të forcave të policisë për ta arrestuar atë ditën e sotme. Sipas Lesit, disa efektiv të policisë e kanë ndaluar teksa ai po shkonte në redaksinë e Gazetës Koha Jonë. Ai thekson se policët kanë tentuar ta shoqërojnë në komisariat pa arsye. Gazeta Koha Jonë bën të ditur se Nikoll Lesi ka telefonuar direkt Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit zotin Ardi Veliu, forcat e policisë u larguan. Pas incidentit me policinë, Nikoll Lesi tha se “po shkoja nga sheshi “Wilson” për te redaksia e gazetës “Koha Jonë”…
Protestuesi lidhi flamurin e PD në fytyrë dhe bënte thirrje: Rama ik!. Pranë tij janë afruar protestues të shumtë që kërkojnë t’i japin ndihmën e parë. Protestuesi ende nuk dihet se kush është dhe si është gjendja e tij. Dyshohet se ai ka shkuar i dehur në protestë.
Protesta e opozitës ka nisur ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18:00 të kësaj të shtune (13 prill).Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë nga ndërtesa e partisë për t’u bashkuar me protestuesit para Kryeministrisë.Ndërkaq, protestuesit kanë hedhur drejt godinës së qeverisë bojë dhe domate.
Në protestën që po zhvillohet përpara kryeministrisë janë bashkuar edhe disa fermerë të cilët kanë marrë me vete edhe disa shishe me qumësht. Ata kanë protestuar pak ditë më parë duke derdhur produktet e tyre.
Nis protesta e tretë kombëtare e opozitës së bashkuar, me protestues të shumtë që po marshojnë drejt Kryeministrisë.Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit” janë banorët e Astirit të parët që marshuan të parët drejt Kryeministrisë. Kësaj here shumica e protestuesve mbajnë në duar flamuj të Partisë Demokratike. E ndërsa protestat e tjera opozita i ka zhvilluar paradite para Kryeministrisë, sot ka vendosur që të ndryshojë skenar duke u zhvendosur pasdite, ndërsa ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë më pas, sa do të zgjasë, deri kur do të qëndrojnë militantët e partive opozitare, PD-së dhe…
Në Aeroportin e Rinasit, Edi Rama po ndërton grackën e re të propagandës. Ai ka interes të flitet sa më pak për ngjarjen e bujshme, që u bë lajm në të gjithë botën, siç qe grabitja e milionave euro brenda në avion. Ai s’do të flasë për Policinë që ka vdekur, por për ushtarët që marshojnë. Hera e dytë që i ndodh gjëma atje, në pak vite, ndonëse kësaj here ku e ku më e sofistikuar në cilësi, befasi e sasi, bash atje ku konsiderohej zona më e sigurt e Shqipërisë. Përsëri fajin ia lanë edhe kësaj here Mao Ce Dunit…
I arratisur nga një burg grek në vitin 2013 dhe prej gjashtë vitesh në ilegalitet në Shqipëri, Admir Murataj akuzohet se realizoi tre grabitje bankash dhe investoi miliona lekë në pasuri të patundshme, para se të mbetej i vrarë në goditjen e tij të katërt dhe më të madhe të 9 prillit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon 46-vjeçarin me origjinë nga Tropoja si “trurin” e një grupi të strukturuar kriminal, përgjegjës për grabitjen e armatosur të rreth 7 milionë eurove në ngjarjet e 13 shkurtit 2015 pranë stacionit të Trenit në…