Author: tirana

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka komentuar ecurinë e Shqipërisë në rrugën për integrimin në Bashkimin Europian. Në një intervistë për mediat e huaja, Hahn ka marrë Shqipërinë dhe Maqedoninë si një shembull pozitiv se si “angazhimi i BE në Ballkanin Perëndimor po ndihmon rajonin të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Read More

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar sot se ka vendosur të kërkojë shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Sipas Shahinit, Koni është shkaktar i mos zbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës. Ajo tha se do t’i kërkojë Presidentit të ta shkarkojë Rektorin e Universitetit të Tiranës. “Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet. Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota. Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai…

Read More

Deputeti socialist Spartak Braho detyrohet t’i rikthehet një polemike me Agron Tufën, drejtorit aktual të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Arsyeja është fare e thjeshtë: Një agresivitet i paparë i Tufës kundër deputetit Braho, pasi ai kundërshtoi një rezolutë të propozuar nga Instituti i drejtuar prej Tufës, ku njolloset dhe dënohet lufta antifashiste nacionalçlirimtare dhe cilësohen si kriminelë dëshmorët dhe heronjë e kësaj lufte. Dhe lista ku jane 265 dëshmorë, heronj dhe udhëheqës të asaj lufte nga instituti i Tufës cilësohen si kriminelë. Por çfarë mendon Deputeti Spartak Braho lidhur me këto pretendime? – Zoti Braho,…

Read More

Të gjithëve na ka ndodhur të bëhemi pjesë e një grupi që nuk e kemi dashur në Whatsapp. Mund të ngecni aty nga një i njohur rastësor dhe tashmë ju duhet të duroni mesazhet çdo pesë minuta nga njerëz që nuk i njihni dhe nuk keni për çfarë të flisni. Lajmi më i mirë nga Facebook këtë vit është se më në fund kompania nuk do të lejojë më që dikush t’ju shtojë në grupe pa lejen tuaj. Kompania tregoi se po punon për të shtuar një cilësim të ri në Whatsapp që i lejon përdoruesit të vendosin se kush…

Read More

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet që funksiononte si biznes i mirëorganizuar për shfrytëzimin e prostitucionit, ndërkohë që klientela gjendej edhe me Call Center, baza e së cilës ishte në Spanjë. Media italiane shkruan se Call Center me bazë në Spanjë që drejtohej nga një shtetas shqiptar bënte seleksionimin e vajzave dhe transeksualëve në bazë të vendodhjes së klientëve që telefonin. Operacioni është finalizuar nga Policia e Peskarës, nderkohe qe rrjeti kishte kohë që mbahej nën mbikëqyrje. Sipas policise, pesë persona janë arrestuar dhe në kërkim janë dy femra, një shqiptare dhe një shtetase rumune, që dyshohet se ishin edhe…

Read More

Dashi Ju po jetoni një fazë energjie të madhe dhe do të keni një qëndrim më pozitiv ndaj problemeve të jetës së përditshme. Gjërat do të përmirësohen edhe me partnerin/en. Me Saturnin në kundërshtim me shenjën tuaj, beqarët nuk do të kenë takime të frytshme. Faza e rëndësishme që po kaloni po ndikon në aspektin profesional. Demi Edhe pse Hëna në kundërshtim me ju, yjet janë aq të mira saqë sot pak do të jenë gjërat negative që mund t’ju ndodhin me të dashurin/ën. Beqarët nuk do mundin në asnjë mënyrë të shmangin emocionet e mëdha edhe pse ata do…

Read More

Aktiviste për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Grave, blogere e gazetare, Zhaklin Lekatari ka treguar se sipas një studimi të fundit të zhvilluar nga INSTAT, meshkujt dhe femrat shqiptare, kryejnë marrëdhënien e parë seksuale në moshën 24 vjeç për meshkujt dhe 26 vjeç për femrat. “Një studim i fundit nga INSTAT, për të cilën është folur shumë muajt e fundit, ka treguar që mosha e marrëdhënies seksuale te shqiptarët përkon me moshën e martesës, 24 vjeç te burrat dhe 26 vjeç te gratë, pra marrëdhënia e parë seksuale për ta përkon me martesën dhe kjo është shqetësuese”,…

Read More

Vitin e kaluar, Paulin Stërkaj kaloi disa probleme të rënda shëndetësore. Për të atëherë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili i uroi ta kalonte sëmundjen si kampioni që të gjithë janë mësuar ta shohin. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Stërkaj foli rreth këtij momenti të vështirë të jetës së tij. Ai tha se prej disa muajsh po kujdeset për veten që të arrijë në formën që ka qenë. “Me thënë të drejtën e kalova një problem shëndetësor vjet nga 22 Qershori, por kam shumë muaj që po merrem me veten dhe mendoj që e kam arritur një masë që…

Read More

Pavarësisht se vetëm disa muaj më parë ka lindur vajzën e saj Ajka, këngëtarja e talentuar Xhensila Myrtezaj nuk është shkëputur nga muzika, por ka vazhduar të punojë me ngulm për të sjellë këngë të bukura për publikun. Rikujtojmë se kënga e saj e fundit në bashkëpunim me kompozitorin Pirro Çako titullohet “Sekreti im” dhe brenda pak ditësh është kthyer në hit. Mbrëmjen e kaluar Xhensila ka qenë e ftuar në “The Voice Kids”, prej ku ka dhënë një super lajm për të gjithë fansat e saj dhe jo vetëm. Këngëtarja ka pohuar se aktualisht po punon për albumin e…

Read More

Ledian Memushaj nuk ka ndërmend që të ndalet te skuadra e Pescarës. Disa ditë më parë mesfushori vlonjat shënoi një gol spektakolar nga distanca, por edhe sonte në mbrëmje përsëriti një veprim të ngjashëm. Një nga shokët e tij të skuadrës tentoi nga goditje dënimit, topi ju kthye dhe më pas, ai lëshoi një “bombë” nga distanca, që përfundoi në trekëndësh. Me këtë formë fantastike, vlonjati pritet ta ndihmojë shumë kombëtaren në ndeshjet e muajit qershor.

Read More

Presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Era, mori pjesë në mbrëmjen festive të “Ballos Vjeneze” në Tiranë. Në një postim në facebook, kreu u shtetit ka falënderuar Ambasadën e Austrisë për organizimin e eventin, të cilin e cilësoi të gëzueshëm dhe elegant. “Së bashku me Erën patëm sot kënaqësinë të merrnim pjesë në mbrëmjen festive të “Ballos Vjeneze në Tiranë”, që sjell në kryeqytetin tonë eksperiencën mahnitëse të valsit, muzikës së mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës austriake dhe shqiptare. Falënderim të veçantë për ambasadën e Austrisë dhe ambasadorin Johann Sattler për këtë event të…

Read More

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë bërë të lumtur familjen Saraçi në Karbunarë të Lushnjes. Elvisi e ka marrë familjen në makinën e tij dhe po udhëtojnë, por ata nuk e dinë se ku do të shkojnë. Elvisi: Shqiptarët janë njerëz të mirë, po kanë nevojë për modele të mira. Ata e duan modelin e mirë por nuk shikojnë shumë modele të mira, ju mos u mërzisni se ju do ta ndjeni dorën e ngrohtë të shqiptarëve. Në banesën e dhuruar në Golem të Lushnjes i pret Fatma, e cila u jep lajmin e mirë se shtëpia tashmë është për ta! Kjo banesë…

Read More